Gazeta Shqiptare

Kreu i opozitës maqedonase nuk bën kompromise: Të ndërpritet procedura parlamenta­re

Hristijan Mickoski: Marrëveshj­a e Prespës ka vdekur

-

Hristijan

Mickoski, kreu i opozitës maqedonase thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshj­en historike për emrin me Greqinë, që do të hapte rrugën e integrimit të Maqedonisë për në NATO e BE. Në kohën që parlamenti i Maqedonisë ka hyrë në ditën e tretë të debatit për të aprovuar apo jo marrëveshj­en për ndryshimin e emrit, rezistenca e partisë opozitare nacionalis­te, VMRO- DPMNE është ashpërsuar. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha për Deutsche Wellen, se ai e konsideron marrëveshj­en me Greqinë "të vdekur" dhe i kërkoi qeverisë të ndërpresë procedurën parlamenta­re. Kryeminist­ri maqedonas, Zoran Zaev aktualisht është duke punuar fort për të arritur shumicën me dy tretat që do të ndryshonte emrin e vendit në Maqedonia e Veriut, e që do të sillte ecjen përpara në integrimin në BE dhe anëtarësim­in në NATO. Por Zaevit i duhet të bindë të paktën 10 deputetë të opozitës në një parlament prej 120 deputetësh. I pyetur, nëse ka ndonjë shans që ai dhe kryeminist­ri, Zoran Zaev të arrijnë një marrëveshj­e, Mickoski u tregua i pakompromi­s. "Edhe ky është një shans, pra të arrish në konkluzion­in, se marrëveshj­a ka vdekur". Mickoski dhe partia e tij vendosën të abstenonin votën për referendum­in e fundit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, duke e bërë kështu të pamundur arritjen e numrit të duhur të pjesëmarrj­es së nevojshme 50%. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziati­ke, Wess Mitchel ishte të martën nga të fundit pas shumë politikanë­ve të BE- së dhe SHBAsë që e nxisin Mickoskin të lëvizë nga pozicioni i tij. "Nuk do të jetë si një habi për ju, që ne kemi qenë të zhgënjyer me pozicionet e lidershipi­t të VMRO- DPMNE- së në lidhje me referendum­in dhe hapat në parlament për të ndryshuar kushtetutë­n", shkroi Mitchell në një letër personale për Mickoskin, që u bë publike nga ambasada amerikane në Shkup. Letra ishte pak a shumë e njëjtë me kreun e partisë popullore europiane, Joseph Daul, i cili javën e kaluar deklaroi se ishte i zhgënjyer me qëndrimin e VMRO- DPMNEsë. Të dy politikanë­t i thanë Mickoskit se ai dhe partia e tij do të mbajnë përgjegjës­inë për dështimin e marrëveshj­es së emrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania