Gazeta Shqiptare

Dokumenti: Kur Tefta Cami i ankohej Enverit e Hysni Kapos për Haxhi Lleshin

Ekskluzive/ Zbulohet letra e Tefta Camit në nëntor të 1974, dërguar Enverit dhe Hysni Kapos Letra e Tefta Camit: Shoku Enver, jam e bindur tashmë se shoku Haxhi Lleshi, pas krahëve kërkon të krijojë opinione kundër meje

- Dashnor Kaloçi

Diku nga viti 1973-' 74, me rastin e festave ju bilare të 30- vjetorit të formimit të Ushtrisë Nacional- Çlirimtare dhe "çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi- fashistë", festa, të cilat do të përkujtohe­shin me mjaft pompozitet dhe paradë ushtarake madhështor­e, me porosi nga Komiteti Qendror i PPSH- së, në disa rrethe të Shqipërisë u bënë propozime që disa dëshmorëve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare t'iu akordohej titulli i lartë "Hero i Popullit". Gjë e cila ndodhte zakonisht në përvjetorë­t jubilarë të çlirimit të Shqipërisë e ndonjë festë tjetër, kryesisht ajo e 10 Korrikut, ditës së krijimit të "Ushtrisë Popullore". Në këtë kuadër, atë periudhë kohe, pra në vitet 1973-' 74 gjë e cila koincident­e edhe me rastin e përurimit të Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë, u dha porosi që nga rrethe të ndryshme të vendit, do përzgjidhe­shin edhe disa dëshmorë, eshtrat e të cilëve do silleshin në varrezat e reja në Tiranë, ku sapo kishte përfunduar edhe monumenti "Nënë Shqipëri". Nisur nga këto, në atë kohë u vunë në lëvizje Komitetet e Partisë së rretheve në bashkëpuni­m me organizata­t e veteranëve për të bërë përzgjedhj­en e atyre dëshmorëve që do shpalleshi­n "Heronj të Popullit" dhe atyre që do u transferoh­eshin eshtrat për në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Gjë e cila nuk ishte fort e lehtë dhe filloi të krijonte problemet e çarjet e para ndërmjet klaneve të ndryshme jo vetëm në organizata­t e veteranëve të Luftës, por edhe në drejtuesit e Komiteteve të Partisë së rretheve që merrnin edhe vendimit përfundimt­are për përzgjedhj­en e dëshmorëve. Një gjë e tillë rezulton të ketë ndodhur në rrethin e Peshkopisë në vitet 1973-' 74, ku "molla e sherrit" u bë dëshmori Ahmet Cami, babai i Tefta Camit, një vajzë e re dibrane mjaft e emancipuar, e cila falë vullnetit, kërkesave ndaj vetes dhe punës së saj të palodhur, kishte ngjitur shkallët e karrierës: nga mësuese, redaktore në gazetën lokale "Oshëtima e maleve" kryetare e organizatë­s së gruas, sekretare e Komitetit të Partisë së Rrethit për propagandë­n dhe njëkohësis­ht kandidate e Komitetit të Qendror të PPSH- së. Natyrshëm që në të gjitha këto poste dhe funksione jo pak të larta, atë e kishte ndihmuar mjaft edhe të qenit një "vajzë dëshmori", gjë e cila siç dihet tashmë në atë kohë ishte një favor jashtëzako­nisht i madh për të gjithë ata që synonin të bënin karrierë partiake apo shtetërore. Pikërisht në këtë kohë që "shoqja Tefta Cami" ishte në funksionin e sekretares për propagandë­n, në gazetën "Oshëtima e Maleve", të cilën ajo e kishte nën vartësi direkte, u botua një shkrim për babain e saj, dëshmorin Ahmet Cami, ish- komandant i çetës së Gollobordë­s që thuhej se kishte mbetur i plagosur në rrethana të paqarta diku nga tetori i vitit 1943 dhe kishte humbur jetën në spitalin e Tiranës ku e kishin sjellë për mjekim, më 23 tetor 1943. Ahmet Cami, pinjoll i një familje me emër të madh nga fshati Viçisht i Gollobordë­s, në periudhën e Monarkisë së Zogut kishte shërbyer si ushtarak në disa rrethe të vendit dhe në periudhën e pushtimit nazifashis­t të vendit, kishte krijuar dhe komandonte çetën partizane të Gollobordë­s, ku thuhet se nuk kishte asnjë komunist, duke filluar nga vetë Ahmeti që ishte me bindje nacionalis­te. Krahas kësaj çete, po në atë kohë në rrethin e Dibrës ishte, gjithashtu, edhe çeta partizane, apo siç u njoh më pas; "Batalioni partizan i Dibrës" i komanduar nga Haxhi Lleshi, një nga figurat me popullarit­et të madh asokohe jo vetëm në trevën e Dibrës, por edhe në të gjithë veriun e Shqipërisë. Ndryshimi në mes çetës apo batalionit partizan të komanduar nga Haxhi Lleshi dhe çetës së Gollobordë­s që ko- Përplasja e "shokut Haxhi" me Enverin ndodhi pikërisht kur ai ( Haxhiu) po kalonte disa probleme të rënda familjare ( të cilat janë bërë të njohura publikisht pas viteve ' 90- të edhe me dokumente arkivore), gjë e cila e detyroi atë aty nga viti 1977, që të divorcohej nga bashkëshor­tja, ( Haxhire Jegeni), gjithashtu, me origjinë dibrane dhe bijë e një prej familjeve më në zë të asaj treve, fisi Jegeni.

mandohej nga Ahmet Cami, ishte se kjo e dyta kishte shumë më pak efektiv në numër dhe, siç thamë më lart, asnjë komunist. Ndërsa në përbërje të batalionit partizan të Haxhi Lleshit, kishte mjaft komunistë dhe emra të njohur që nga ajo kohë dhe më pas si: Sul Baholli, Rrahman Hanku, Rexhep Doda, Ahmet Jegeni, Ymer Lleshi, Xhavit Hatipi, Hilmi Çausholli, etj., disa prej të cilëve pas mbarimit të luftës dhe më tej ishin në poste ministrash apo anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH- së. Disa nga këta emra të sipërcitua­r, kryesisht veteran të Luftës Antifashis­te, nuk e pritën mirë artikullin e gazetës "Oshëtima e maleve" për dëshmorin Ahmet Cami, madje reaguan ashpër menjëherë duke i dërguar një letër Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Rrethit Peshkopi, Hekuran Isait, i cili sapo kishte shkuar në atë detyrë duke zëvendësua­r Sul Bahollin, që kishte ardhur me ngritje në Tiranë si ministër pa portofol. Në letrën e tyre ata veteranë me origjinë nga Dibra i bënin me dije "shokut Hekuran Isai" se shkrimi për dëshmorin Ahmet Cami kishte shumë pasaktësi. Thënë më qartë, ata e shikonin atë shkrim në kuadrin e një propaganda që po i bëhej figurës së dëshmorit Ahmet Cami nga vetë e bija, Tefta, me anë të njerëzve që ajo kishte në vartësi, për "të përgatitur terrenin" që ai të shpallej "Hero i Popullit". Gjë e cila nuk pranohej kurrsesi prej tyre, pasi në një farë mënyre jo vetëm ulte figurën dhe "meritat e luftës të shokut Haxhi Lleshi", por sipas tyre; "çfarë heroizmi kishte bërë Ahmet Cami, që të shpallej ' Hero i Popullit"?! Pra, një luftë klanesh "për merita lufte" që asokohe përkthehes­hin në një "luftë për pushtet dhe karrierë". Në këtë kontekst, letra veteranëve dibranë që asokohe jetonin e punonin të gjithë në Tiranë dhe që gjatë Luftës kishin qenë bashkëluft­ëtarë të ngushtë të Haxhi Lleshit, duket se ka acaruar shumë Tefta Camin, saqë ajo i është drejtuar me një letër ankese, direkt Enver Hoxhës, duke akuzuar hapur vetë Haxhi Lleshin që fshihej pas asaj letre. Sipas dëshmive të disa personazhe­ve të njohur me origjinë nga Dibra, mendohet se Tefta Cami nuk do guxonte ta bënte dot atë letër ku ankohej për Haxhi Lleshin, pa pasur një mbështetje apo përkrahje nga një prej udhëheqësv­e kryesorë të Partisë që vinin direkt pas Enver Hoxhës, siç ishte Hysni Kapo, të cilit, gjithashtu, ajo i kishte dërguar një ko-

 ??  ??
 ??  ?? Tefta Cami
Tefta Cami
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania