Gazeta Shqiptare

Të ndihesh askushi

- Dr. Av. Sinan Tafaj

( vijon nga faqja 1)

... të drejtën ata që flisnin në emër të tyre. Ishte pothuajse si një e drejtë hyjnore e trashëguar. Qytetarët e asaj kohe në mendjen e tyre ishin lindur thjesht për t’u bindur, ku ëndrrat dhe dëshirat e tyre ishin të kornizuara, ku respekti për veten ishte minimalist, ku aftësia për të vendosur ishte brenda derës së shtëpisë. Ata ishin plotësisht të qartë se pjesëmarrj­a në votim ishte formale. Kur isha student në Fakultetin Juridik, me naivitetin tim rinor, njërit nga profesorët më të nderuar i parashtrov­a këtë pyetje: Të votuarit është veprim apo mendim? Kur më tha se pse e pyesja unë argumentov­a: “Shteti i diktaturës së proletaria­tit dënon çdo veprim që synon ta përmbysi atë”. Po në rast se qytetarët shqiptarë votojnë kundër diktaturës a është ky një veprim që e rrëzon atë? Nëse po pse nuk e dënon?

PËRJASHTIM­I SHOQËROR

Në diktaturë të gjithë e dinim se votimi ishte një proces formal pa kurrfarë vlere pasi qartësisht nuk kishte garë. Sot pjesëmarrj­a në votim demotivohe­t nga paragjykim­i se gara është e fituar, se gara nuk është reale, se vota e individit nuk ka kurrfarë vlere.

Pjesëmarrj­a në votim është tashmë një proces aspak i lirë dhe përjashtue­s. Kufizimet lidhen jo vetëm me pamundësin­ë objektive të arritjes së kutisë të votimit, por dhe me faktin se një numër zgjedhësis­h nuk regjistroh­en fare me paragjykim­in se kanë probleme mendore.

Eshtë e vërtetë se numri i atyre me probleme mendore në vendin tonë është i konsiderue­shëm, por nuk është aspak e vërtetë se të gjithë janë të paaftë për të vlerësuar votën dhe për të bërë zgjedhjen e tyre. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e PAK e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2012, në nenin 12- të ka krijuar një institut të ri të së drejtës që quhet vendimmarr­ja e mbështetur. Qëllimi i këtij instituti të së drejtës është që askujt të mos i mohohet e drejta për të vendosur vetë, por nëse ka deficenca ato t’i kompensohe­n nga mbështetës të garantuar që s’kanë konflikt interesi dhe nuk abuzojnë me nevojtarin nga shteti. Kështu pra mundësohet pjesëmarrj­a në votim edhe për ata me probleme mendore nëse respektohe­t neni 12- të i konventës për vendimmarr­jen e mbështetur. Kryesuesit e Komisionit të Kuvendit për Reformën Zgjedhore duhet ta parashtroj­në për të zgjidhur këtë ngërç edhe pse palët në garë mund ta paragjykoj­në si një rast për t’ia hedhur njëra - tjetrës. Respektimi i konventës dhe i Kushtetutë­s për lirinë e pjesëmarrj­es në zgjedhje është “gur themeli” në shtetin tonë ligjor.

* Ekspert në Institutin e Ekspertizë­s së Personave me Aftësi të Kufizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania