Gazeta Shqiptare

Asani: Ende s'kemi bërë asgjë, jemi të gjithë ‘ ushtarë’ të kuq

Anësori shijon nisjen e mirë dhe shpreson që ky të jetë viti i duhur për kryeqyteta­sit Shkupjani për merkaton: Më intereson veç Partizani

-

Djemtë e tmerrshëm" të Skënder Gegës! Ky ësh të përkufizim­i që mediat i kanë bërë së fundmi treshes sulmuese të Partizanit, ku Asani, Mala dhe Bardhi janë autorë të një loje shkatërrue­se për kundërshta­rin, teksa i kanë siguruar skuadrës së tyre vendin e parë në renditje. Kuptohet që vetëm nuk ia kanë dalë, pasi mosha e tyre e re ka nevojë pa fund për eksperienc­ën e Telushit, Trashit dhe kapitenit Hoxha. Nëse do të bënim një krahasim më të këndshëm, ata janë një tris asash në dorën e Gegës, por kanë nevojë pafund dhe për asin e katërt, ekipin, për t'u shndërruar në një dorë të pathyeshme përballë kundërshta­rit. Për Jasir Asanin, autor i një nisjeje mbresëlënë­se të kampionati­t, kjo nuk është aspak një rastësi, pasi po punohet shumë që të merret maksimumi nga një grup që mbase më herët pakkush e kishte imagjinuar kaq të fortë. Thënë me gjuhën e folur deri më tani, Asani e ndjen se ky është viti për të bërë "all in", por si ai, ashtu dhe shokët e ekipit dhe stafi teknik, nuk do ta hedhin kurrë kandidatur­ën pa ardhur dora e duhur e letrave! Jasir, si po shkojnë përgatitje­t në prag të ndeshjes me Luftëtarin? Gjithçka po shkon për mrekulli. Jemi te uritur për sukses dhe njëkohësis­ht me këmbë në tokë. Luftëtari është një skuadër që na ka hapur shumë telashe sezonin e shkuar, ndaj nuk do të ketë asnjë nënvlerësi­m pavarësish­t se këtë vit nuk kanë të njëjtin ritëm. Partizani komandon kampionati­n i vetëm në krye. A e kishit besuar në fillim të se- zonit diçka të tillë, pasi opinioni ishte vërtet skeptik me atë që ju do të bënit? Sepse ende nuk na kishte parë në fushën e lojës. Gjithsesi të mos harrojmë se nuk kemi bërë ende asgjë. Partizani ka kryesuar dhe në të shkuarën, por në fund nuk ka arritur të dalë i pari. Shpresojmë të jetë ky viti i duhur. Pikërisht titulli, duket si një mollë e ndaluar për Partizanin. Detyra jonë është që t'ia bëjmë hyzmetin deri në fund. Me Zotin përpara do t'ia dalim. E kemi vetë fatin tonë në dorë. Jemi një grup djemsh që kemi krijuar një frymë të mirë ekipi, kemi një trajner që na qëndron afër dhe na udhëheq. Kemi drejtuesit që plotësojnë çdo nevojë tonën si dhe kemi tifozët që askush në Shqipëri nuk i ka. Duket se jemi të kompletuar për t'ia dalë mbanë. Megjithatë është ende herët për të dhënë përcaktime. Meqë përmendët trajnerin. Si është marrëdhëni­a juaj me Skënder Gegën? Si dhe e të gjithë çunave të tjerë. Trajneri nuk bën diferencim­e mes nesh. Na respekton duke na dhënë secilit atë që meritojmë në bazë të impenjimit që japim në stërvitje. Ai ka një filozofi krejt tjetër. është njëkohësis­ht shok dhe autoritar. Nëse ne deri më tani jemi në krye, padiskutim që merita më e madhe shkon për trajnerin tonë. Asani, Mala dhe Bardhi... treshja e tmerrshme e Partizanit! Asani, Mala dhe Bardhi janë vetëm tre lojtarë që pa pjesën tjetër të ekipit nuk do të kishte kuptim. Të treve na pëlqen të sulmojmë e të shënojmë, por sakrifikoj­më si gjithë skuadra në presing dhe në mbrojtje. Në ndjekim udhëtimet e trajnerit dhe kemi një ekip që na e bën punën më të lehtë. Pa ata ne nuk do të ishim këta që jemi sot. Duket si modesti... Jo, aspak. është realiteti. Te Partizani nuk ka gjeneralë. Jemi të gjithë ushtarë që duam të gëzojmë tifozët tanë me fitore në lojë dhe pse jo me titullin kampion. Nuk është sekret. Performanc­a jote ka rënë në sy përtej kufijve dhe flitet për oferta konkrete që në janar. Ka diçka të vërtetë në këtë histori? I kam dëgjuar dhe unë, por sinqerisht nuk më interesojn­ë aspak zërat e merkatos. Kuptohet që dëshira e çdo lojtari është ta provojë veten në liga gjithnjë e më të forta, por kjo dëshirë për mua mbetet për të ardhmen. Tani nuk më intereson asgjë tjetër veç Partizanit, tifozëve dhe titullit kampion! Është java e tetë dhe rivalët tuaj më të afërt mbeten Skënderbeu dhe Laçi. Jo vetëm ata, por edhe Kukësi e Flamurtari kanë ekipe të mira që duhen respektuar. Gjithsesi për ne rivali kryesor është vetja jonë, euforia. Siç e thashë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ne nuk kemi bërë ende asgjë. Aktualisht jeni golashënue­si më i mirë i Partizanit. Sa gola mendoni se mund të shënoni në këtë sezon? Golat më japin kënaqi shumë të madhe, por të njëjtën kënaqësi kam edhe ku asistoj për shokët e ekipit. Te Partizani shënojmë të gjithë dhe kjo na bën vërtet një skuadër të befasishme. Gjithsesi më shumë se golat e mi, më kënaqin tre pikët e skuadrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania