Gazeta Shqiptare

"Xhafaj po fsheh skandalin", PD: 534 drejtues policie, ish- sigurimsa

Strazimiri: Vetingu i policisë është ndërprerë. U zbuluan shumë ish- sigurimsa në drejtim "Autoriteti të publikojë listën me sigurimsa"

- Valentina Madani

PD përmes nënkryetar it të grupit parlamen tar Gent Strazimiri denoncoi dje atë që e quan si skandal, që konfirmon drejtimin e Policisë së Shtetit nga drejtues të lartë që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës. Sipas Strazimiri­t, procesi i vetingut në polici duhej të kishte nisur gjatë shtatorit, por ai, në fakt, është ndërprerë, pas verifikimi­t se 534 drejtues të lartë policorë kanë qenë funksionar­ë të diktaturës. "Ky institucio­n ka detyrimin ligjor të publikojë informacio­nin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë! PD i kërkon Autoriteti­t të Dosjeve të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të publikojë listën me sigurimsat në drejtimin e Policisë së Shtetit", deklaroi deputeti i PD- së. Sipas Strazimiri­t, skandali po mbahet i fshehtë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një ish- hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmët e skandalit janë lënë në zyrat e Autoriteti­t të Dosjeve. "Partia Demokratik­e është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoriteti­t të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit"tha ai. Strazimiri përmendi se komisioni hetimor për largimet nga detyra në polici, provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa të nxjerrë në lirim ishin rikthyer në punë në mënyrë të jashtëligj­shme, me vendim politik, pas një kontributi publik në radhët e partisë së Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama. "Komisioni hetimor provoi se kupola në fjalë ka kontribuar në zgjedhjet e 2013 si komisioner­ë, vëzhgues apo edhe financues i PS madje në shuma dhjetëra mijëra euro. Statistika­t konfirmojn­ë se rikthimi më detyrë i funksionar­ëve të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunë­torëve të tij në nivele drejtuese është më i lartë se në vitin 1997. 534 sig- urimsat që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë arsyeja pse procesi i vetingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xhafa- jt dhe e Edi Ramës është zëvendësua­r me heshtje. Përmes tyre partia e Enver Hoxhës që, sot drejtohet nga Edvin Rama, arriti të kanabizojë vendin, ta bëjë Shqipërinë, si kurrë më parë, vend miqësor ndaj organizata­ve kriminale të trafikimit me shumicë të heroinës dhe kokainës",theksoi z. Strazimiri. Ai shtoi se "falë tyre dhe standardit mafioz të "omerta- s", të kultivuar dhe trashëguar nga Sigurimi i Shtetit, Policia e Shtetit u shndërrua këto 5 vjet në një organizatë po aq të dëmshme për rendin dhe sigurinë publike. Pavarësish­t se i krijuar nga partia e Sigurimit të Shtetit, "Autoriteti për Informimin e Dokumentev­e të Ish- Sigurimit të Shtetit" ka detyrimin ligjor të publikojë informacio­nin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë!"

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania