Gazeta Shqiptare

E akuzuan për votim të paligjshëm në KLD, Gjin Gjoni: Ja e vërteta

-

Ministrja

e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se në mbledhjen e fundit, KLD i ka dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshor­tja e tij.

Etilda Gjonaj thotë se kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD- së po në mënyrë të paligjshme, duke mos pasur kuorumin e nevojshëm. "Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD- së çka e bën shumicën e këtij institucio­ni autore të një vendimmarr­jeje haptazi të paligjshme" Sipas Gjonajt vendimi është marrë në fshehtësi, ndërsa akuzoi gjyqtarin Gjoni se ka votuar për veten e tij në mbledhje.

Ndërkohë në një reagim për ' News24', gjyqtari Gjin Gjoni shprehet se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore, dhe se kuorumi për vendimmarr­jen ka qenë i plotë.

"Kuorumi për vendimmarr­jen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time. Nuk është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre" u shpreh gjyqtari Gjoni për ' News 24', ndërsa tha se ministrja e Drejtësisë nuk ishte e pranishme në mbledhje. Ndër të tjera Gjoni e konsideroi deklaratën e ministres Gjonaj si nonsens dhe të pabazë. "Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vetingun", u shpreh gjyqtari Gjin Gjoni.

 ??  ?? Gjyqtari Gjin Gjoni
Gjyqtari Gjin Gjoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania