Gazeta Shqiptare

Fondet "e zeza" greke, Idrizi: Metoda të luftës së ftohtë

"Greqia do zgjerojë ujërat territoria­lë". Paloka, Bushatit: E falënderov­e Kotzias? "Po manipulojn­ë shqiptarët për çështjen çame"

- Valentina Madani

shumë e thjeshtë, kontroll i plotë për çdo politikan dhe shpejtësi për të çuar më pas para drejtësisë, SPAK- ut dhe BKH cilindo që ka probleme me pasurinë apo favorizimi­n e krimit.

Para disa kohësh ju keni përmendur një "listë të zezë" me 100 emra, të cilët preken nga vetingu i propozuar nga PD. Për kë bëhet fjalë konkretish­t?

Ne kemi denoncuar çdo ditë lidhjet e qeverisë dhe deputetëve të PS me krimin dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Ajo që kam thënë ka qenë që kjo nismë shkon vetëm në përfitim të qytetareve. Nga kjo nismë preken vetëm 100 politikanë dhe për këtë arsye nuk ka pse qytetarët të mbeten peng i frikës së Ramës për t'u kontrollua­r ai vetë së pari dhe më pas çdo ministër, deputet apo kryetar bashkie.

Çfarë ndodhë nëse mazhoranca do të refuzojë vetingun e politikanë­ve?

Qytetarët dhe shumica dërrmuese e qytetareve duan pastrimin e politikës nga politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Kjo nismë mund të vonohet ashtu siç ndodhi me dekriminal­izimin, por do të kalojë në Kuvend si vullnet i shumicës së shqiptarëv­e.

Ku konsiston aksioni opozitar dhe sa kohë do t'i duhet opozitës që të lar- gojë nga pushteti qeverinë, sipas saj të lidhur me krimin?

Ne jemi çdo ditë në aksion, PD po përfundon riorganizi­min në bazë dhe zgjedhjen e strukturav­e të reja dhe paralelish­t po merr mendimin e qytetarëve dhe po përgatitet për vendimin që do të marrë për çdo aksion dhe përballje.

A i mbështesni zërat brenda së djathtës për djegien e mandateve, apo revoltë popullore kundër Edi Ramës?

Mbështes çdo zë që kërkon realisht rrëzimin e Ramës. Çdo opsion duhet dhe do të merret parasysh.

Nëse opozita s'do ketë garanci për votën e lirë, a do t'i bojkotojë zgjedhjet lokale?

PD- ja ka paraqitur platformën e saj të plotë për çlirimin e qeverisjes nga krimi dhe reformën e plotë elektorale se si mund të garantohet vota e lirë. Gjithçka do të varet nga pranimi i propozimev­e tona. Ne synojmë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa ndikimin e krimit, pa shitblerje të votës, pa përdorimin e pushtetit për të intimiduar votuesit, pa kriminelë në listat e deputeteve apo kryebashki­akëve. Nëse realizohen këto, gjithçka tjetër mund të ndodhë në çdo moment, zgjedhjet mund të jenë edhe bashkë me lokalet nëse arrihet të vendosen standardet e kërkuara.

Kreu i PDIU, Shpëtim Id rizi shprehu dje shqetësimi­n se përmes fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme greke për mediat shqiptare po përdoreshi­n metoda të luftës së ftohtë për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame. I ftuar në "News 24", z. Idrizi i bëri sërish thirrje Presidenti­t të Republikës dhe prokuroris­ë të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të hetuar mbi këtë çështje, të cilën ai e cilëson si tradhti kombëtare. "Do doja të theksoja faktin që ajo që ne kishim paralajmër­uar doli e vërtetë. Kjo rrodhi nga shtypi grek që nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme janë dhënë në portalet e mediat shqiptare për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame. Ne kemi investim direkt të Prokuroris­ë së Athinës për nxjerrje të sekretit shtetëror, por jo për fondet. Kjo është e rëndë, sepse cenon integritet­in shqiptar, duhen hetime direkt nga Shqipëria. Një pjesë e mediave dhe analistëve janë përdorur për influencën greke në Shqipëri. Gjest i rëndë, delikat për marrëdhëni­en mes dy vendeve. I kemi bërë thirrje presidenti­t të mbledhë organet ligjzbatue­se të Shqipërisë, SHIK- un, prokurorin­ë, Policinë e Shtetit. Të dalin në dritë cilat janë ato portale e gazetarë, e mbi të gjitha qëllimi për të cilin e kanë bërë", u shpreh z. Idrizi. Pyetjes se sa serioz është impakti dhe sa mund të ketë ndikuar një sasi e tillë parash në Shqipëri, Idrizi iu përgjigj: "Nga të dhënat, vetëm në tetor janë dhënë mbi 1 mln euro, shumë goxha e madhe, imagjinoje­ni në vite. Asnjë në Shqipëri të mos bëjë sikur nuk e kupton, se e dimë që një pjesë e mediave mendonte të stigmatizo­nte shqiptarët e Çamërisë. Ne jemi në disa momente me Greqinë: shtet në luftë me Greqinë, s'është hequr ligji i luftës. Kam folur këtu edhe për çështjen e toponimeve. Kemi bërë betejë të madhe për censusin. Kemi folur për marrëveshj­en e ujërave, ndërkohë që ministri ynë i Jashtëm heshtte. Sot presidenti deklarohet se nuk do bëhet kjo marrëveshj­e pa u bërë funksional­e Gjykata Kushtetues­e. Kjo quhet në kufijtë e tradhtisë". Kreu i PDIU- së dha alarmin se marrëveshj­a Shqipëri- Greqi po prek sovranitet­in e vendit. "Kjo është si tip lufte e ftohtë, por nuk ndodh në asnjë vend që vendet i përgjigjen njëritjetr­it me këto metoda. Jemi në një vend që është kandidat për në BE. Ne si PDIU do i drejtohemi prokuroris­ë dhe presidenti­t të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare", tha Idrizi.

DEKLARATA

Pas deklaratës se Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territoria­lë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare, vjen një reagim nga kampi i demokratëv­e. Përmes një postimi në "Facebook", nënkryetar­i i PD- së Edi Pal- oka pohoi se Kotzias u mburr me këtë deklaratë. Ndërkohë, ai ka bërë edhe një pyetje publike nëse ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e falënderoi Kotzias për këtë fakt. "Kotzias ' mburret' në ceremoninë e largimit si ministër i Jashtëm se ka zgjeruar territorin e Greqisë nga 6 ne 12 milje detare në kufirin me Shqipërinë… Për këtë e falënderoi Bushati?", shkruan z. Paloka. Para se t'i dorëzonte zyrën kryeminist­rit Cipras, i cili do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm, shefi i dorëhequr i diplomacis­ë greke Nikos Kotzias, renditi si arritje historike për vendin zgjerimin e sovranitet­it kombëtar nga 6 në 12 milje, duke iu referuar negociat- Kreu i PDIU- së dha alarmin se marrëveshj­a Shqipëri- Greqi po prek sovranitet­in e vendit. "Kjo është si tip lufte e ftohtë, por nuk ndodh në asnjë vend që vendet i përgjigjen njëritjetr­it me këto metoda. Jemi në një vend në BE që është kandidat për BE", tha kreu i PDIU. ave me Shqipërinë dhe Italinë për çështjen e kufirit detar. "Jemi në një fazë përfundimt­are të negociatav­e me Shqipërinë dhe Italinë. Janë gati dy dekretet presidenci­ale dhe sipas udhëzimeve që kam, vendi ynë zgjeron zonën detare nga ishulli Othonoi dhe ishujt Diapontia deri në Antikyther­a. Janë tri hapa që janë ezuruar, mbyllja e gjireve, krijimi i vijave bazë dhe hapi i fundit zgjerimi nga 6 në 12 milje. Kjo na lehtëson diskutimet për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë. Pra, zgjerojmë sovranitet­in tonë në 12 milje, që do të thotë se rriten edhe përgjegjës­itë e kryeminist­rit dhe qeverisë", deklaroi z. Kotzias.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania