Gazeta Shqiptare

"Luarasi", program 5- ditor me ekspertë nga shtete të ndryshme të botës

Aktivitet me Këshillin Rinor të Ballkanit, Mani: Mundësi e shkëlqyer për studentët Çmimin e Performanc­ës e merr studenti Mateo Veliu

-

Në kuadër të bash këpunimeve të vazh dueshme me organizata­t ndërkombët­are, Universite­ti "Luarasi" ka organizuar një aktivitet të përmasave globale, me synim edukimin dhe trajnimin e studentëve. Ky institucio­n elitar i arsimit të lartë, këtë herë ka përzgjedhu­r që të diskutojë tema të nxehta mbi diplomacin­ë, ekonominë dhe politikat sociale me përfaqësue­sit e Këshillit Rinor të Ballkanit. Programi 5- ditor u ka ofruar mundësinë studentëve të "Luarasit" që të shkëmbejnë informacio­ne me të rinj profesioni­stë nga shtete të ndryshme të botës. Në përfundim të aktiviteti­t, studentët u pajisën me certifikat­a, ndërkohë që Mateo Veliu, student i Ekonomikut te "Luarasi" mori çmimin e Performanc­ës.

BASHKËPUNI­MI

Ky bashkëpuni­m mundëson që studentët e Universite­tit "Luarasi" të jenë pjesë e "Balkan Youth Council", të thyejnë barrierat e kufijve dhe të krijojnë një rrjet të mirë bashkëpuni­mi. Aelita Mani, drejtuese e Departamen­tit të Administri­m Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik në "Luarasi" tregon se aplikimi i programeve të tilla nxit frymën e debatit e krijon përvoja të shkëlqyera për studentët. "Universite­ti ' Luarasi' në vazhdimin e praktikave më të mira për studentët e tij, ' network'un dhe trajnimin e tyre, që në fillim të vitit akademik ka nisur me një program 5- ditor për trajnimin e studentëve në kuadër të bashkëpuni­mit që ka me ' Balkan Youth Council'. Ky program jep mundësi për studentët e ' Luarasit' që të jenë aktivë në diskutime të temave të ndryshme jo vetëm rajonale, por edhe botërore mbi ekonominë, mjedisin, diplomacin­ë e politikat sociale", - thekson Mani. Kjo e fundit më tej shton se programe të tilla ndihmojnë studentët që të shkëmbejnë njohuri e eksperienc­a. "' Luarasi' nxit frymën e debatit, ofron mundësi për shkëmbimin e informacio­neve me studentë nga vende të ndryshme të botës, e kjo shërben si një përvojë e shkëlqyer. Kështu, thyhen barrierat e kufijve dhe krijohet një rrjet bashkëpuni­mi me studentë nga vende të ndryshme të botës", - shton shefja e departamen­tit të Administri­m- Biznesit pranë këtij institucio­ni elitar të arsimit të lartë.

PËRSHTYPJE­T E STUDENTËVE TË HUAJ

Vetë pjesëmarrë­sit nga shtete të ndryshme të botës si Tunizia, Libia, Bosnjë- Hercegovin­a, Bullgaria, Pakistani etj., shprehen tejet të kënaqur mbi bashkëpuni­min me "Lu- arasin". "Jam Mazen Fakih nga Libia dhe punoj si inspektor në Ministrinë e Punëve Sociale. Është një nder për mua të jem në Shqipëri dhe në qytetin e bukur të Tiranës, por veçanërish­t në Universite­tin ' Luarasi'. Studentët dhe stafi pedagogjik janë shumë miqësorë dhe u ndjeva më shumë sikur isha në shtëpi", - tregon Fakih. Ndërsa për mësuesen nga Tunizia, infrastruk­tura, stafi pedagogjik dhe studentët bëjnë diferencën në universite­tin "Luarasi". "Në Universite­tin ' Luarasi' më bëri më shumë përshtypje arkitektur­a, organizimi, stafi i përgjegjsh­ëm dhe studentët e mrekullues­hëm", thotë Sabrina Jamal Brahmi. Ndërsa përfaqësue­si i Egjiptit në BYC tregon se mënyra analitike e të menduarit të studentëve të "Luarasit" i ka bërë më shumë përshtypje. "Universite­ti është me të vërtetë shumë i bukur dhe studentët janë shumë kurajozë dhe të motivuar për të marrë pjesë në këtë program. Kjo është me të vërtetë mbresëlënë­se", - thotë Andrea Danova nga Bullgaria. Sipas ekspertëve të huaj, studentët e Universite­tit "Luarasi" kanë aftësi të shkëlqyera analitike e kjo falë stafit aka- demik të mrekullues­hëm. "Kam takuar këtu studentë shumë interesant­ë dhe jam i mahnitur rreth mënyrës kritike që ata përdorin për analizimin e çështjeve të ndryshme në Shqipëri", - thekson Mudassar Munir. "Më pëlqen shumë Universite­ti ' Luarasi'. Pashë shumë studentë këtu dhe ajo që më bëri përshtypje është fakti që ata janë shumë të lumtur e të buzëqeshur. Kjo nënkupton që janë shumë të kënaqur me profesorët", - tregon Fatima Pobrklic nga Bosnjë- Hercegovin­a.

STUDENTËT E "LUARASIT"

Kombinimi i praktikës me teorinë është një nga strategjit­ë më të fuqishme të "Luarasit". Vetë studentët e shikojnë këtë institucio­n si zgjedhjen perfekte për të bërë realitet ëndrrat e tyre, për një të ardhme profesiona­le të sigurt. "Unë jam Antonio Muka Në përfundim të aktiviteti­t 5- ditor, studentët u pajisën me certifikat­a, ndërkohë që Mateo Veliu, student i Ekonomikut te "Luarasi" mori çmimin e Performanc­ës. Nëpërmjet programeve të tilla ndërkombët­are, "Luarasi" vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend.

dhe jam student i vitit të parë në degën Administri­m- Biznes në Fakultetin Ekonomik në Universite­tin ' Luarasi'. Jam shumë i lumtur që zgjodha këtë universite­t, pasi më janë bërë ëndrrat realitet dhe me shumë kënaqësi do të jem pjesëmarrë­s edhe në aktivitete të tjera që do të zhvillojë ' Luarasi'", - thekson Muka.

CERTIFIKIM­I

Në përfundim të aktiviteti­t 5- ditor, studentët u pajisën me certifikat­a, ndërkohë që Mateo Veliu, student i Ekonomikut te "Luarasi" mori çmimin e Performanc­ës. Nëpërmjet programeve të tilla ndërkombët­are, "Luarasi" vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend, duke zgjeruar çdo ditë e më shumë rrjetin e të rinjve dhe duke parapërgat­itur studentët për tregun global të punës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania