Gazeta Shqiptare

Arrestohet Redi Popesku, i zoti i lokalit ku u plagos Ervis Martinaj

Dyshimi, u përfshi në ngjarje duke fshehur armët e krimit

-

zjarrit, ai u fsheh pas banakut dhe në dalje është përpjekur të japë ndihmën e parë për të plagosurit.

"Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat pushuan, afër banakut ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte i plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur deri poshtë shkallëve, ku e kam drejtu- ar drejt taksive. Dua të shpjegoj se kur dola nga banaku, të gjithë personat kishin ikur, përveçse personit që ishte i vrarë dhe një person tjetër afër derës, që ishte duke u përpëlitur. Më pas unë kam vazhduar të rri në trotuar me shishe në dorë për t'i kthjelluar. Më pas kam lënë shishen në trotuar dhe jam kthjelluar. Në këtë moment kam parë dy motorë policie dhe u kam ngritur dorën, duke i njoftuar për atë që kishte ndodhur. Më pas kam hyrë brenda së bashku me forcat e policisë. Pasi kanë mbaruar të shtënat në lokal, unë kam qenë i shtrirë poshtë banakut. Te vendi ku isha unë i shtrirë, ka ardhur Ervis Martini pranë meje dhe ai ishte i shtrirë dhe po më thoshte: ' Më ço në spital'. Unë e pashë që po i dilte gjak nga qafa. Jemi ngritur të dy, Ervisi mbahej nga krahu im. E kam shoqëruar deri te fundi i shkallëve dhe i kam thënë që merr një taksi. Ervisi iku në drejtim të lokalit ' KFC' dhe më pas nuk e pashë. Ndërkohë që po shoqëroja Visin për ta nxjerrë nga lokali, te dera kryesore e dyqanit ishte dhe një djalë i shtrirë i plagosur, i cili kishte ardhur me Ervisin. Këtë djalin, kur jam kthyer përsëri në lokal, nuk e kam parë dhe nuk e di se nga iku. Edhe personi që ngeli i vrarë në lokal kishte ardhur me Ervisin, pra ishte shok apo shoqërues i tij nuk di ta them". "Lapsi. al" shkruan se pikërisht në këtë skenë, kur nga lokali ishin larguar të dy grupet dhe kur ende ishin të shtrirë të plagosurit, dyshohet se Popesku është përfshirë në ngjarje duke fshehur armët e krimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania