Gazeta Shqiptare

Presidenti Vuçiç për Kosovën: Do ta them të vërtetën, por s'do t'u pëlqejë serbëve

Hashim Thaçi: Së shpejti, zhvillime në dialogun me Serbinë

-

ALEKSANDAR VUÇIÇ

"Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen, por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhës­ve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira, por fëmijët tanë të kenë një të ardhme", - është shprehur Vuçiç.

shprehur Vuçiç. Sipas presidenti­t serb, ai do vazhdojë të merret me zgjidhjen e këtij problemi. "Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të

ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bën të heqim dorë nga interesat jetësore",ka theksuar presidenti serb. Ai ka shtuar se do të bëjnë një kompromis për Kosovën, por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet. Po ashtu, Vuçiç ka deklaruar se Serbia është drejt rrugës europiane mirëpo ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga Kina dhe Federata Ruse. Nga ana tjetër presidenti kosovar duket optimist për fazën e re, në të cilën sipas tij pritet të hyjë dialogu me Serbinë, siç u shpreh në një takim me përfaqësue­sit e Forcës së Sigurisë së Kosovës. "Shpresoj dhe besoj që në ditët e ardhshme do kemi dinamikë të re të procesit të dialogut Kosovë- Serbi. Ky dialog ka kup- tim vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe hapet perspektiv­a për Kosovën. "Optimizmi vjen teksa presidenti francez Emanuel Makron ka ftuar Thaçin dhe Vuçiçin në një raund dialogu të ndërmjetës­uar prej tij në Paris. Bisedimet do të zhvillohen teksa Franca do të përkujtojë më 11 Nëntor ditën e 100- vjetorit të ditës së armëpushim­it që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Kreu i shtetit kosovar ende nuk ka komentuar ftesën, siç bëri presidenti serb. Megjithatë Thaçi këmbëngul se bashkëngji­tjen e Luginës së Preshevës me Kosovën do t'ia propozojë presidenti­t serb. Vuçiç këtë e ka hedhur poshtë, por ajo që tashmë është konfirmuar është fakti që kryetemë e diskutimit të Parisit do të jenë kufijtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania