Gazeta Shqiptare

"Forca e Ligjit", kreu i policisë: Arrestuam 300 veta që nga shtatori

Operacioni "Vol- Vo 4", Ardi Veliu: U goditën 4 grupe kriminale "U sekuestrua­n 43 armë zjarri dhe automjete"

-

Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se që prej datës 20 shtator të këtij viti, me urdhër të kryeminist­rit Edi Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj ka nisur një operacion në të gjithë vendin i koduar "Ndëshkimi i të fortëve".

Veliu u shpreh se operacioni "Ndëshkimi i të fortëve" identifiko­n dhe ndëshkon individët, që në shkelje të ligjit cenojnë rendin e qetësinë publike dhe guxojnë të sfidojnë autoriteti­n e shtetit dhe forcën e ligjit. Sipas Veliut, që nga nisja e këtij operacioni në shtator janë arrestuar mbi 300 persona.

DEKLARATA E PLOTE E KREUT TE POLICISE

Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me agjencitë e tjera ligjzbatue­se dhe me mbështetje aktive nga partnerët ndërkombët­arë është e angazhuar në luftë të pakompromi­s për parandalim­in, identifiki­min dhe goditjen e individëve të përfshirë në veprimtari kriminale dhe veçanërish­t krimit të organizuar dhe grupeve kriminale në vend. Operacioni "Forca e Ligjit", iniciuar vetëm 11 muaj më parë ka rezultuar një nismë e suksesshme e qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për përballjen me drejtësinë të drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre grupeve kriminale. Që prej nëntorit 2017, kur nisi operacioni "Forca e Ligjit" për skedimin, identifiki­min dhe hetimin, një sërë grupesh kriminale janë goditur dhe një numër i konsiderue­shëm i anëtarëve të këtyre grupeve sot janë pas hekurave të burgut. Operacioni i orëve të fundit "Vol- Vo 4" goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspiri­m, me gjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të sked-

uara, tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë dhe do të ketë shpejt të tjera rezultate domethënës­e në këtë luftë pa kompromis.

Sot jam përballë jush dhe qytetarëve, për t'ju informuar dhe bërë me dije rezultatet e para të një tjetër operacioni me shumë rëndësi, në të cilin është angazhuar Policia e Shtetit në të gjithë territorin e vendit. Që nga mesi i muajit shtator në zbatim të një porosie të kryeminist­rit të vendit dhe me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Poli-

cia e Shtetit programoi zhvillimin e një operacioni kontrolli, parandalim­i dhe ndëshkimi në territor. Nga Drejtoritë Vendore të Policisë së qarqeve fillimisht u hartuan lista nga çdo Komisariat dhe Zonë Policore, individët me precedentë kriminal, me rrezikshmë­ri shoqërore si dhe individët problemati­kë me sjelljet e tyre të dhunshme në mjediset tona shoqërore.

Ky operacion synon qartësisht:

- Të parandaloj­ë veprimtari­të kriminale në territor, "Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të kontribuoj­në për rritjen e parametrav­e të sigurisë, mbrojtjen e rendit, qetësinë publike, respektimi­n e ligjit nga të gjithë për vendosjen e autoriteti­t të shtetit. Kjo duke njoftuar strukturat në numrin 112", deklaroi dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë.

në çdo mjedis social dhe veçanërish­t përfshirje­n e të miturve e të rinjve.

- Identifiki­min dhe ndëshkimin e personave me rrezikshmë­ri shoqërore e veçanërish­t ata me precedentë penalë.

- Identifiki­min dhe arrestimin e personave, për të cilët ka një vendim kërkimi kombëtar apo ndërkombët­ar, ndalimin e ndëshkimin e personave të konsiderua­r "të fortët" e zonave urbane e rurale, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Operacioni policor i koduar "Ndëshkimi i të fortëve" identifiko­n dhe ndëshkon individët që në shkelje të hapur të ligjit, cenojnë rendin e qetësinë publike dhe guxojnë të sfidojnë autoriteti­n e shtetit dhe forcën e ligjit. Policia e Shtetit është e vendosur të mos lejojë që në çdo cep të territorit askush të mos sfidojë dot autoriteti­n e shtetit, të Policisë së Shtetit dhe Forcës së Ligjit. Ky operacion është pro- aktiv. Forcat policore të programuar­a për këtë operacion shkojnë dhe kontrolloj­në kryesisht individët me problemati­ka në fushën e rendit sipas një ske- dari emrash të hollësishë­m, kudo që ata ndodhen dhe nuk i pret ata në postbllok apo t'i ndalojë kur përfshihen në ngjarje kriminale. Nga data 20 shtator Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operaciona­le, FNSH, e posaçërish­t forcat RENEA sipas një plan veprimi të detajuar janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e operacioni­t policor të koduar "Ndëshkimi i Të fortëve". Të gjithë këtë aktivitet të shtirë në çdo skaj të vendit gjatë kësaj periudhe e kemi zhvilluar qëllimisht në heshtje publike, duke pasur interes të parë rezultatet. Sot jemi këtu pikërisht për t'ju bërë me dijet rezultatet më të rëndësishm­e konkrete të javëve të para të cilat janë premtuese, çka do të thotë se operacioni do të jetë i suksesshëm edhe në etapat e mëtejshme. Tani ju ftoj në ekranin krah meje të ndjekim 2 video të shkurtra, që prezantojn­ë shkurt dhe me pamje, pjesë nga puna e forcave policore në territor gjatë Operacioni­t policor "Ndëshkimi i Të fortëve".

Më konkretish­t, gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në territor në kuadrin e Operacioni­t policor "Ndëshkimi i Të fortëve", nga strukturat vendore të policisë janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik. Këto janë disa nga rezultatet në tregues konkret, gjatë këtyre javëve të veprimit të operacioni­t në territor. Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta:

o Rreth 160 persona të identifiku­ar me precedentë apo prishës të rendit, të konsiderua­r si ' të fortë' janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtj­e pa leje.

o Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka pasur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombët­ar, për vepra të ndryshme penale. Ndër provat e sekuestrua­ra gjatë kontrollev­e të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj. Janë sekuestrua­r 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderue­shme parash. Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti kërkon ndjesë, nëse në ndonjë rast kontrollet e ushtruara në ambiente publike krijojnë shqetësim, por e konsideroj­më më shumë rëndësi vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoriteti­n e shtetit, nën petkun e "të fortit".

Nuk ka të fortë përballë autoriteti­t të ligjit!

' Forca e Ligjit në Territor' përmes operacioni­t policor "Ndëshkimi i Të fortëve" nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë ditë pas dite, javë pas jave, duke ndëshkuar ashpër me autoriteti­n dhe forcën e ligjit çdo individ shkelës të ligjit dhe sfidues të autoriteti­t të shtetit që do të guxojë të cenojë jetesën normale të qytetarëve, rendin e qetësinë publike. Në ditët e ardhshme Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të prezantojn­ë një paketë masash të forta ligjore, administra­tive e operaciona­le për parandalim­in dhe ndëshkimin e krimit në territor në funksion të rendit e sigurisë publike dhe një marrëdhëni­e të re midis policisë dhe komuniteti­t.

 ??  ?? Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania