Gazeta Shqiptare

Përgjimet e Arben Ndokës, përplasje me familjarët për tokat në bregdet

Hetimi për abuzimet, ish- deputeti i PS debaton me motrën dhe vëllain Prokuroria: Kërkoi që të kthehej në "pronë shtet"

-

Nga transkript­imi i përgjimeve në dosjen e prokuroris­ë, rezulton se ka nisur një konflikt i rëndë nga anëtarë të familjes Ndoka, kjo për një pronë bregdetare me një sipërfaqe prej 4500- 5000 m2. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve rezulton se pronar de facto ka qenë Arben Ndoka, i cili kishte idenë se edhe juridikish­t do të ishte kaluar në emër të tij nga anëtarët e familjes.

Shtetasi Arben Ndoka rezulton se ka konstatuar se prona e tij nuk figuronte në emrin e tij, por në emrin e shtetasit Altin Mikaj, ku ka të dhëna se është dhëndër i të ndjerit Sandër Ndoka. Pas ardhjes në dijeni të këtij momenti, Arben Ndoka është acaruar dhe ka pasur debate të forta me motrën e tij, Mimoza Ndoka dhe vëllain e tij, Gjevi Ndoka. Në përgjimet në vijim rezulton se Arben Ndoka duke pasur idenë se anëtarët e tij të familjes kishin dalë nga rregullat ' kanunore' familjare, është acaruar dhe ka akuzuar vëllain më të madh, të ndjerin Aleksandër Ndoka. Duke qenë se pronën që realisht duhet të ishte në emër të tij i është dhënë pa ndonjë shpjegim dhëndrit të Aleksandri­t. Kujtojmë se shtetasi Aleksandër Ndoka, vëllai i ish- deputetit PS, mbeti i vrarë me armë zjarri më 9 dhjetor të 2017.

"Balkanweb" shkruan se Arben Ndoka ka kërkuar llogari si nga familjarët e tij, ashtu edhe nga punonjësit në zyrat përkatëse shtetërore që prona objekt konflikti duhej kthyer me patjetër në pronë shtet, pastaj e dinte ai se si të vepronte për ta marrë. Kështu ai debaton me Gjevi Ndokën, Mimoza Ndokën, Bardhok Bardhi, inxhinier dhe Bledar Cara kushëri i tyre që punon në hipotekë. Në vijim tregohet shqetësimi që kishte sidomos Mimoza dhe Gjevini pasi kishin frikën e ndonjë përplasjej­e fizike ndërmjet vëllezërve Aleksandër dhe Arben Ndoka.

PJESË NGA PËRGJIMET

Mimoza: Tashti që ta dish se prandaj i ka rënë telefonit… që ti të lidhesh me Bardhin dhe të marrësh numrin e parcelës që ta verifikosh... A po lidhesh me Bardhin ti? ( Bardhok Bardhi rezulton inxhinier gjeodezie matje).

Gjevi: Shih tani Mozë që ta shpjegoj unë nji diçka.. kur futesh te Pashku e del tek ajo rruga për me dal e u la ( plazh). Ky e ka djathtas e Pashku e ka majtas Mozë, nuk ka lidhje fare!

Mimoza: Bravo… mirë shumë bukur shyqyr aq ma mirë.

Gjevi: A kupto?! Nda rruga… ka shenjë në të... rri e qetë e di unë atë punë.

Mimoza: Po, po, perfekt ndërkohë ti vetëm sqaro Bardhin…

Gjevi: Po në pastë merak, po ta them me bindje se dikund aty e din ai se jam

edhe unë me kët… e ia jap unë pjesën teme e s'ma bahët vonë hiç!

Mimoza: Po jo ore se nuk është ashtu, nuk don ashtu ai...!

Gjevi: Nuk e lo po gjo unë të mos mërzitet ai!

Mimoza: Jo, jo nuk ka lidhje kjo pjesë… ' ai' thjesht don që mos të jenë hap ' njerëzit e vet aty'! Kët hall ka ai.

 ??  ?? Arben Ndoka
Arben Ndoka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania