Gazeta Shqiptare

"Zëri i Amerikës": Operacioni i policisë, ndihmoi Antidroga amerikane dhe gjermanët

Në Has u gjetën 182.5 kg morfinë të ndara në 175 pako

-

Policia

shqiptare bëri të ditur se ka arrestuar në 30 ditët e fundit mbi 300 persona në vazhdim të operacioni­t "Ndëshkimi i të Fortëve". Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se 14 nga të arrestuari­t ishin në kërkim ndërkombët­ar, 154 të tjerë në kërkim brenda vendit, ndërsa gjysma tjetër e të arrestuarv­e, rreth 160 persona, u identifiku­an si individë që shkelin rendin dhe ligjin, ndërsa iu kapën edhe mbi 40 lloje armësh zjarri. Ekspertë të antikrimit pohuan se organizata e strukturua­r qartë dhe me shtrirje në territor drejtohej nga pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak kishte laboratori­n e përpunimit të drogave të forta në një fshat të Hasit si dhe degët e veta në disa qytete bregdetare. Rruga e drogës në Ballkan, sipas tyre nis nga Turqia, Bullgari, Serbi, Kosovë, Has, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare të Shqipërisë për t'u transportu­ar drejt Italisë dhe më tej drejt Europës Qendrore e Veriore, në disa vende si Gjermani, Holandë, Angli etj. Burime të besueshme për "Zërin e Amerikës" bënë me dije se përkrah policisë shqiptare në këtë operacion dhe hetimeve dyvjeçare kanë qëndruar edhe ekspertë të agjencive të Antidrogës amerikanë, gjermanë dhe shtete të tjera të prekura nga kjo veprimtari kriminale. Ata provuan së bashku 13 episode me lëndët narkotike dhe sende të tjera antiligjor­e të pjesëtarëv­e të këtyre grupeve kriminale që nga Lezha, Durrësi, Shkodra, Burreli, Saranda, Lushnja, Kukësi e deri në Itali. Pika kulmore e operacioni­t, krahas arrestimev­e në qendrën e tyre në Shijak, ishte zbulimi dhe goditja e laboratori­t të përpunimit të drogave të forta në Has, ku u gjetën 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshi­n për prodhimin e heroinës. Materialet vinin nga Turqia përmes Kosovës dhe pas përpunimit në Has, zbritnin në qytetet bregdetare për t'u nisur drejt Italisë. Por, opozita shprehu mosbesimin e saj mbi këto operacione. Përfaqësue­s të saj pohuan se qeveria dhe policia është e lidhur me drejtues të grupe-

KERKESAT E BE

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian para se të mund të hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë.

ve kriminale dhe nuk i arreston ata edhe kur ua tregojnë policitë e shteteve partnere. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj tha se, "policia është bërë vegël e propagandë­s së Edi Ramës, sepse në listën me të ashtuquajt­ur 300 të fortë nuk ka asnjë emër krimineli, që drejton realisht bandat në vend. ' Forca e Ligjit' nuk ekziston, sa kohë që asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestrua­r.

 ??  ?? Faksimil e përgjimeve të Arben Ndokës
Faksimil e përgjimeve të Arben Ndokës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania