Gazeta Shqiptare

Basha: Përveç Ballës, edhe dy deputetë PS në aferën e milionave

"Toyota Yaris", kreu i PD thirret në prokurori: Lidhjet qeveri- krim, si sekret shtetëror "Të përfshirë edhe Ulsi Manja e Jurgis Çyrbja"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u thirr dje në Prokurorin­ë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me një hetim të nisur ndaj tij për nxjerrje të sekretit shtetëror për çështjen e "Toyota Yaris"- it. Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim paralel me atë të Krimeve të Rënda për çështjen "Toyota Yaris", ndaj Basha për më shumë se 20 minuta dha detaje për ngjarjen. "Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me ' Toyota Yaris'. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirje­n e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit janë të vërteta", u shpreh kreu i PD- së. Z. Basha në derën e prokuroris­ë akuzoi se në këtë çështje përveç Ballës, janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. "E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarë­ve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksio­neve kriminale të miliona eurove me ' Toyota Yaris', në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror", deklaroi z. Basha. Krahas Taulant Ballës, Lulzim Basha deklaroi se në aferën e "Toyota Yaris"- it janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë socialistë. "Në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja", u shpreh kreu i PD- së. Provat që disponon prokuroria, Basha shprehet se janë të mjaftueshm­e për arrestimin e Taulant Ballës dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, të përfshirë në afera kriminale. "Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në arrest. Vangjush Dako duhet të ishte në arrest. Saimir Tahiri, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg. Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës", deklaroi kreu i opozitës. Çështja e "Toyota Yaris"- it u denoncua nga Lulzim Basha në seancën plenare të 21 qershorit, ndërsa pak ditë më vonë gjatë një aksioni të policisë në Portin e Durrësit në dy automjete u sekuestrua­n 3.4 milionë euro. Basha akuzoi Taulant Ballën si garant të parave,

DEKLARATA

Krahas Taulant Ballës, Lulzim Basha deklaroi se në aferën e "Toyota Yaris"- it janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë socialistë. "Në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja", u shpreh kreu i PD- së. ndërsa tha se ato i përkisnin një ndër grupeve më të rrezikshme kriminale të Elbasanit. Për nxjerrje të sekretit hetimor, kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, është paditur në muajin qershor në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda nga kreu i grupit parlamenta­r të socialistë­ve, Taulant Balla. "Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tri ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them dhe ka porositur një ' Toyota Yaris', po ta kanë zbuluar ' Toyota'- n o zgërdhimta­r, bashkë me 1.5 milionë euro të drogës brenda". Kjo deklaratë e Bashës në foltoren e Kuvendit është bërë shkak që Prokuroria e Tiranës të nisë një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania