Gazeta Shqiptare

Veliaj: PD e ka kthyer shpifjen në zanat

-

Kryetari

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr. 3 komentoi vendimin e gjykatës, e cila dënoi dje një prej këshilltar­ëve demokratë për akuzën e shpifjes. Veliaj akuzoi PD- në se e ka kthyer shpifjen në profesion më vete. "Ne sapo fituam një gjyq me PD- në ku gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti që shpifjen e ka kthyer në hobi, shpifjen e ka kthyer në zanat, në profesion dhe ashtu, siç u la porosi nga kryetari i PS- së, të gjitha paratë e fituara nga shpifjet, nga gjyqet për shpifje do të shkojnë për të sjellë më shumë kompjuterë, libra dhe materiale didaktike në shkollat tona. Unë kam vendosur që me një milion lekët e vjetra, aq sa kishim kërkuar për shpifjen, në Gjykatën e Tiranës ndaj PD, nesër do i bëj dhuratë dy kompjuterë për shkollën "Isa Boletini",- tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u kërkoi banorëve të Njësisë Nr. 3 që të japin një mbështetje maksimale për PS- në në zgjedhjet e ardhshme, që në këshillin bashkiak të jenë anëtarë që punojnë për qytetin dhe jo që shpifin. "Pyetja që kam për PD- në është se për çfarë i çoni, kanë 3 vjet që nuk vijnë edhe njëherë që vijnë shpifin edhe dënohen. Për çfarë vijnë në këshillin bashkiak?",- deklaroi Veliaj.

e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacio­ni dhe pluralizmi­n e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online",- deklaroi Désir. Por vetë kryeminist­ri gjatë një bisede me të u përpoq të qartësonte propozimin e tij, ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt platforma antishpifj­e do të hidhet për diskutim në publik me gjithë aktorët e interesit.

BURGJET

Kryeminist­ri ishte i pranishëm dje edhe në ceremoninë e prezantimi­t të drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori. Para drejtorëve të policisë së Burgjeve në rrethe, Rama tha se në të gjitha burgjet do të vendosen kamera, të cilat do të monitorojn­ë të dënuarit me rekorde kriminale. "Aktivitete­t e jashtëligj­shme dhe korruptive nuk duhet të ekzistojnë më. Kush bashkëpuno­n për çdo arsye me elementët kriminalë për vuajtjen e dënimit, duke vënë në pikëpyetje institucio­nin, do të ndëshkohet pa asnjë rezervë. Rregullorj­a do të jetë precize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucio­net e tjera. Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve, por dhe operacioni "Forca e Ligjit", pra do ketë dy salla monitorues­e 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave",- tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania