Gazeta Shqiptare

"Shkëputën lidhjet me qytetarët", 11 kryetarët e PS që do shkarkohen

Puna e dobët, Kryesia e PS propozoi shkarkimin e krerëve socialistë në nivel bashkie Rama ankohet për neglizhenc­ën e drejtuesve vendorë

-

Partia Socialiste do sh karkojë të gjithë kry etarët e degëve të saj në rang bashkie që kanë punuar keq. Propozimi është bërë dje gjatë mbledhjes së përbashkët të Kryesisë së PS- së dhe grupit parlamenta­r, ku i pranishëm ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama. Propozimi është bërë i njohur për mediat pas mbledhjes nga zëdhënësja e kryesisë së kësaj force, Elisa Spiropali, e cila në fakt e bëri këtë fakt të kryer, duke deklaruar shkarkimin e 11 krerëve të degëve të Partisë Socialiste. "Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan 11 kryetarë socialistë. Janë vënë re vonesa të pajustifik­ueshme në riorganizi­min e partisë, në fushatën e anëtarësim­eve dhe në degët lokale", tha Spiropali. Por, duket se kemi të bëjmë me një lapsus të Spiropalit, pasi menjëherë pas kësaj deklarate, nga selia rozë u qartësua se gjatë mbledhjes së kryesisë nuk ishte marrë vendimi i shkarkimit, por vetëm ishte diskutuar propozimi për shkarkim të 11 kryetarëve të PS- së në nivel bashkie. Madje, nga zyra e shtypit u bë e ditur se tashmë ky propozim do të diskutohet me drejtuesit politikë të qarqeve si dhe asambletë e rretheve për të vendosur më pas nëse do të vendoset për shkarkimin e tyre ose jo.

ARSYET

Burime nga Kryesia e PSsë bënë të ditur se arsyet e këtij propozimi drastik lidhen me punën e dobët të bërë prej tyre në drejtimin e partisë, sidomos sa i përket përmbushje­s së detyrimeve, që lindën nga vendimmarr­ja e mbledhjes së fundit të Asamblesë Kombëtare. Bëhet fjalë për proceset organizati­ve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe fushatën e anëtarësim­eve në parti. Mësohet se ka qenë vetë kryeminist­ri Edi Rama, ai që është ankuar për neglizhenc­ën e socialistë­ve, përfshi kryetarët e degëve, drejtuesit e pushtetit vendor dhe ka kërkuar nga drejtuesit politik të çdo qarku që të analizojë veprimtari­në e tyre dhe në mënyrë të veçantë atë të drejtorëve lokalë. "Vihet re një shkëputje nga disa territore. Drejtuesve politikë u

është kërkuar që të rrisin prezencën në territor dhe në qarqet që mbulojnë, sidomos në bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh i marrëdhëni­es së pushtetit lokal me qytetarët", shtoi Spiropali.

EMRAT

Në listën e krerëve të PS-

së në nivel bashkie që kanë punuar keq bie në sy se bëhet fjalë për degë partie që në pushtetin vendor drejtohen kryesisht nga Partia Demokratik­e ose Lëvizja Socialiste për Integrim, ku duket se edhe Partia Socialiste ndihet më e dobët. Listën e kryeson kryetari i PS- së së Shkodrës, Arvit Burime nga Kryesia e PS- së bënë të ditur se arsyet e këtij propozimi drastik lidhen me punën e dobët të bërë prej tyre në drejtimin e partisë, sidomos sa i përket përmbushje­s së detyrimeve që lindën nga vendimmarr­ja e mbledhjes së fundit të Asamblesë Kombëtare. Bëhet fjalë për proceset organizati­ve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe fushatën e anëtarësim­eve në parti.

Osja dhe për të vijuar me kryetarin e PS- së në Tropojë, Abedin Katana; kryetarin e PS- së Përmet, Edvin Tuci; atij të Devollit Erold Begolli, atij të Selenicës, Nertil Ballaj apo edhe ai i Cërrikut, Gëzim Salla. Të gjitha këto, bashki që në pushtetin vendor drejtohen nga përfaqësue­s të PD dhe LSI. Pjesë e

listës së kryetarëve që kanë punuar keq janë edhe kryetarët e PS- së në Dibër, Kurbin, Memaliaj, Shijak dhe Ura Vajgurore. Gjithsesi, tashmë verdikti për fatin e këtyre drejtuesve socialistë është në dorë të drejtuesve politikë të qarkut, të cilët do duhet të bëjnë edhe një analizë më të thelluar

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania