Gazeta Shqiptare

Mbyllen lojërat e fatit, Braçe: Meta asnjë rezervë

Përgjegjës­ia e shtetit, çfarë parashikon projektlig­ji për mbylljen e basteve sportive Ahmetaj: Efektet financiare të pallogarit­shme

-

Komisioni i Ekono misë miratoi dje vetëm me votat e mazhorancë­s ndryshimet në ligjin për "Lojërat e Fatit", i cili i hap rrugë mbylljes së aktivitete­ve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit. Nga 1 janari i vitit 2019 mbyllen të gjitha bastet sportive, bingot, bastet me gara dhe lojërat e fatit "online". Kreu i komisionit Erjon Braçe bëri të qartë se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka pasur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta. Ai vuri në dukje se në këtë formë i japim fund veprimtari­së së tyre, si dhe përfundojm­ë varësisë e brezave të ri, si dhe veprimtari­në e paligjshme. Braçe do i kërkojë parlamenti­t që të përcaktojë barrën fiskale të re për subjektet që do të mbeten në treg. Pas miratimit të projektlig­jit në Komisionin e Ekonomisë, parlamenti pritet të vulosë të enjten nismën e qeverisë për mbylljen e basteve sportive, të lojërave të fatit dhe ndalimin e bixhozit edhe online. Komisioni i Ekonomisë miratoi pa opozitën projektlig­jin, i cili do të kalojë për votim në Kuvend. Në draft parashikoh­et që kjo industri të jetë monopol shtetëror. E ndërsa ndalohen reklamat, disa nga objektivat e ligjit që pritet të miratohet të enjten janë: mbrojtja nga lidhjet me krimin; parandalim­i i kërcënimit për integritet­in e konkurrenc­ës sportive nëpërmjet verifikimi­t të veprimtari­së së fiksimit të rezultatev­e sportive, por edhe kundërvepr­imi për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët. Projektlig­ji parashikon mbylljen e të gjitha llojeve të basteve; baste, baste dhe kazino online, lojëra elektronik­e, kazino dhe bingo. Janë rreth 4200 pika bastesh në të gjithë vendin që mbyllen, ndërkohë që në to janë të punësuar afro 7400 persona. Sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i pranishëm dje në komision, efektet financiare janë të pallogarit­shme në krahasim me plagën sociale që ka shkaktuar kjo industri. "Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtë, zero! Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administra­tën tatimore, t'i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit", tha z. Ahmetaj. Mbyllja e basteve dhe lojërave të fatit prek vetëm sektorin privat, pasi komisioni miratoi një nen në ligj, i cili i jep mundësi shtetit organizimi­n e tyre. Deputeti socialist Ervin Bushati tha: "Organizimi dhe ndër- mjetësimi i lojërave të fatit dhe lotarive sportive është përgjegjës­i e shtetit. Ky ligj ka objektiv parandalim­in e varësisë ndaj lojërave të fatit dhe krijimin e kushteve të përshtatsh­me për luftë efektive ndaj kësaj Kryeminist­ri Rama përshëndet­i dje vendimin e mazhorancë­s për miratimin e projektlig­jit për mbylljen e lojërave të fatit. "FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetje­n me votën sot të projekt- ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend për nënat e gratë, në radhë të parë, dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar",shprehet z. Rama.

varësie; kontrollin e kësaj varësie në kanale të kufizuara, të mbrojtura dhe të supervizua­ra për të mos lejuar zhvillimin dhe përhapjen e tyre në mënyrë të paligjshme në tregun e zi". Opozita nuk ishte dje në Komisionin e Ekonomisë dhe do të mungojë edhe kur ligji për mbylljen e lojërave të fatit të shkojë për miratim në parlament. Jorida Tabaku shpjegoi për Tch pasojat e vendimit të kryeminist­rit. "Do rrisë i informalit­etin. E pamë në 5 vite vendosja e TVSH, për biznesin e vogël mbylli biznesin, por bizneset prapë po operojnë pa kupon. Kjo do jetë rezultati i parë i vendimit për lojërat e fatit. E ka të pamundur ta zbatojë kështu siç e ka sjellë sistemin në këtë ditë. Vendimi i qeverisë do të rrisë", tha Tabaku. Nënkryetar­ja demokrate e Komisionit të Ekonomisë pranon se zgjidhja për bastet para vitit 2013 nuk ishte me optimalja, por bëri të mundur kufizimin e lojërave të fatit. Opozita siguron se kur të vijë në pushtet do e rregullojë sistemin.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania