Gazeta Shqiptare

Vrasja në ish- Bllok, Gjykata e Tiranës liron pronarin e lokalit, Redi Popesku

Prokuroria: Dëshmitari kyç i ngjarjes ka refuzuar të dorëzojë një pistoletë 40- vjeçari lihet në "Arrest shtëpie", reagon avokati: Vendimi i padrejtë, klienti im nuk ka fshehur armë

-

Gjykata e Tiranës ka liruar pronarin e lokalit Redi Popesku, ku më 4 tetor ndodhi vrasja në ish- Bllok. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Mësohet se togat e zeza të kryeqyteti­t vendosën masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj tij. Redi Popesku u vu në pranga tri ditë më parë në lokalin e tij me kërkesë të prokuroris­ë, pasi akuzohet se ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe se ka fshehur një tjetër pistoletë, që është përdorur atë natë duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një armë me leje, për të cilën pronari i lokalit në ish- Bllok ka bërë një denoncim, duke u shprehur se i ka humbur dhe për këtë arsye nuk e ka dorëzuar. Ndërkaq, pas seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Redi Popeskut tha se vendimi për i gjykatës për klientin e tij nuk është i drejtë, pasi nuk ka fshehur asnjë armë siç pretendohe­t. "Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Redi Popeskun nuk është i drejtë dhe nuk mund të caktohet masë sigurie. Prokurorët mund ta kishin zgjidhur me urdhër ndalimi dhe jo me arrest në flagrancë. Ndaj tij nuk mund të vendoset një masë e tillë, pasi ai nuk mund të pengojë të vërtetën. Janë marrë gëzhojat nga vendngjarj­a dhe janë çuar për ekspertizë. Pra, asnjë veprim që ai mund të kryejë nuk e pengon të vërtetën. Ai nuk ka fshehur asnjë armë. Ai ka leje për një pistoletë dhe disa armë të tjera mes tyre edhe një çifte. Ne nuk thamë që ai Më 4 tetor të këtij viti, në një lokal në zonën e ishBllokut, pas një shkëmbimi zjarri mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion ( Esmerald) Hato. Sipas policisë, të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë edhe pronari i lokalit Redi Popesku, komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi. Gjithashtu, në këtë ngjarje u përfshi dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila u etiketua si "molla e sherrit".

nuk e dorëzon armën. Problemi është se Popesku është thirrur për të dorëzuar armën dhe meqenëse prokurorët nuk e kanë gjetur aty në atë moment kanë bërë arrestimi i Popeskut. Deri më sot arma nuk është dorëzuar. Nëse kërkohet, arma do të merret dhe me të do të eksperimen­tohet për të parë nëse në vendngjarj­e janë përdorur të njëjtat gëzhoja", tha avoka-

ti Adrian Leka.

ARRESTIMI

Redi Popesku u arrestua tri ditë më parë me dyshimet se po pengon autoritete­t për të hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur në lokalin e tij, ku pas një shkëmbimi zjarri humbi jetën i riu Fabian Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martini dhe Elion ( Esmerald) Hato. Më herët burime nga prokuror- ia bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se 40- vjeçari Popesku, i cili është edhe një nga dëshmitarë­t kyç i ngjarjes së rëndë, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë, të cilën e disponon me leje. Institucio­ni i akuzës këmbëngul për sekuestrim­in e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizë­s balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Gaxha dhe u plagosën Martinaj dhe Hato. "Biznesmeni Popesku thanë burimet ka pranuar të dorëzojë vetëm një armë gjahu, të cilën gjithashtu e disponon me leje, por kjo nuk i shërben hetimit, pasi në ngjarje dyshohet të jenë përdorur tri pistoleta".

POLICIA

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", shtetasin Redi Popesku, 40 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmen­dur për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

 ??  ?? Redi Popesku
Redi Popesku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania