Gazeta Shqiptare

Ernesto Che Guevara, mes mitit dhe të vërtetave

Historia e panjohur e rebelit të famshëm dhe aventurier që braktisi Kubën, për të luftuar si guerilas Enigma e qëndrimit të Fidel Kastros, i cili nuk pati predispozi­tën për ta ndihmuar Che në aventurën e tij

- Spartak Topollaj

Vështirë të gjendet një tjetër personalit­et kaq kompleks dhe kaq kontradikt­or i shekullit të XX, si ai i Ernesto Che Guevarës, të cilin revista "The Times", e fut ndër 100 figurat më me ndikim të shekullit të kaluar, e që këtë vit po të ishte gjallë, do të mbushte 90 vjeç. Në të vërtetë, ai jetoi vetëm 39 vite dhe këto ditë, për koincidenc­ë, u bënë plot 51 vite nga vrasja e tij.

Ernesto Che Guevara u lind në Rosario, Santa Fe- Argjentinë, më 14 qershor 1928 dhe vdiq i ekzekutuar në La Higuera, Vallegrand­e - Bolivi, më 9 tetor 1967. Familja e tij gëzonte pasuri të konsiderue­shme. Babai, Ernesto Guevara Lynch, me origjinë spanjollo- irlandeze, ishte një inxhinier i njohur, saktësisht arkitekt, por që u kthye në pronar plantacion­esh, ndërsa e ëma, Celia de la Serna y Llosa ishte një intelektua­le poliglote, militante politike e lëvizjeve feministe. Che kishte dy motra dhe dy vëllezër, si dhe u martua dy herë zyrtarisht. Së pari me Hilda Gadea Akosta ( 1955- 1959), revolucion­are e majtë peruane, me lidhje e njohje të forta politike, diplomuar për ekonomi dhe së dyti me Aleida March ( 19591967), luftëtare kastriste kubane. Ai pati pesë fëmijë, një vajzë, e quajtur edhe ajo Hilda, me gruan e parë, saktësisht Hilda Beatriz "Hildita" Guevara Gadea ( L. 1956- V. 1995) dhe katër të tjerë me Aleidën, dy djem dhe dy vajza, të cilët jetojnë edhe aktualisht: Aleida lindur më 1960, Camillo lindur më 1962, Celia lindur më 1963 dhe Ernesto lindur më 1965.

Che Guevara, ndoshta me dëshirën e babait, i nisi studimet e larta më 1948 në një tjetër fakultet, por shpejt ndërroi, mendje edhe iu përkushtua mjekësisë, në Universite­tin e Buenos Airesit, ku pas një ndërprerje­je, diplomohet në korrik të 1953, duke pasur idhull Njutonin në fizikë dhe Pastërin në biologji. Me një shpirt aventurier e rebel, pa ndonjë shkak të qenësishëm, në këtë periudhë të jetës, Che na kujton në një farë mënyre Xhejms Dinin, në filmin hollivudia­n me të njëjtin titull, pra "Rebel pa shkak", që falë "RAI"- t, në fillim të viteve ' 70- të, e kemi parë si pjesë e një cikli me katër filma, quajtur "Rebelët e së djeshmes". Kështu, më 1951, ai nisi të parën aventurë të madhe, teksa guxoi, të ndërmarrë një udhëtim të gjatë 4.500 km nëpër vendet e Amerikës Latine, me një biçikletë të modifikuar si motor së bashku me mikun e tij Alberto Granada ( në një tjetër version, më të besueshëm, thuhet se udhëtuan me një "Norton" 500 Ç). Inkursioni i dytë me mikun Calica Ferrer u bë një vit më vonë më 1952, kësaj here me një motor italian, "Garelli" dhe ishte 8000 km i gjatë. Vendi i parë ku qëndroi më shumë ishte Guatemala, pasi iu dukën interesant­e dhe i pëlqyen reformat e presidenti­t të majtë, Jakobo Arbenz Guzman. Këtu lidhi kon- taktet e para me revolucion­arë kubanë të lëvizjes së 26 korrikut 1953, që kishin sulmuar pa sukses kazermat Monkada në Santjago de Cuba. Po në këtë kohë, njihet dhe miqësohet me Helena Leiva de Holst ( 18971978), revolucion­are e brumosur me ide marksiste në Bashkimin Sovjetik stalinian dhe Kinën e Maos, por kurrë nuk u mësua se deri ku shkoi miqësia e tyre!

Pas disa kohësh, ai u njoh e u miqësua me një tjetër femër, që më pas do të bëhej bashkëshor­tja e parë e tij, Hilda Akosta Gadea, e cila kish mbërritur deri sekretare për Ekonominë e Partisë Komuniste. Më 1952, me mbështetje­n e diktatorit nikaraguan Somoza, atij dominikan Trujillo dhe atij venezuelan Jimenez, Presidenti Truman autorizoi Operacioni­n ' PBFORTUNE', që u pasua në gusht të 1953 nga Operacioni ' PBSUÇESS', i autorizuar nga Presidenti pas tij, Ajzenhauer. Ndërkohë, më 18 maj të 1954, në Guatemala kish mbërritur me anije një kamion i rëndë "Skoda", ngarkuar plot me armë çeke. SHBA nuk mund të rrinte indiferent­e, aq më tepër, që këtu ishin në lojë interesat e prekura nga reformat të gjigandit "Junajtëd Fruit" me aksionerë kryesorë vëllezërit Dalles, njëri sekretar shteti dhe tjetri drejtor i CIA- s! Në këtë mënyrë, amerikanët nxitën dhe frymëzuan rebelimin anti- Guzman, që filloi më 18 qershor, duke organizuar një detashment special prej 480 trupash të mirëstërvi­tura, të udhëhequra nga Karlos Kamillo Armas, gjë që e detyroi Guzmanin të japë dorëheqjen, duke kërkuar strehim politik në Ambasadën Meksikane, për t'ia lënë pushtetin Armasit, deri ditën që ky i fundit u vra nga një pjesëtar i Gardës së tij Personale ( Romeo Vasquez) më 26 korrik 1957. Che kërkon të luftojë, por zhgënjehet prej revolucion­arëve vendas, të rënë në dëshpërim e të tërhequr pas humbjes, ndaj dhe vendos të kthehet në Argjentinë, për të vazhduar studimet e lëna në mes. Hilda ishte arrestuar dhe vetë Che, shpëton duke u strehuar në Konsullatë­n Argjentina­se, ku qëndron deri sa siguron një leje për t'u larguar dhe ndërron papritmas destinacio­n, duke mbërritur në Nju Meksiko më 21 shtator 1954! Për një farë kohe punësohet në një spital dhe njëkohësis­ht bën edhe fotoreport­erin për "Latina News Agency". Rilidhet me revolucion­arët kubanë, njohur që në Guatemalë, si Lopez, që e prezantoi me Raul Kastron ( Qershor 1955), i cili pas pak kohe e njohu edhe me vëllain e madh Fidel Kastro Ruz, që po bënte emër si avokat me bindje të majta. Biografi i të dyve, Simon Reid Henry pohon se ato që i lidhën ngushtë Che me Fidelin ishin idetë revolucion­are, madje ishte ky i fundit, që i kërkoi Che, t'iu bashkohej atyre në luftën guerile kundër regjimit të diktatorit proamerika­n Fulgencio Batista. Ai pranoi menjëherë dhe u vetofrua të bëjë mjekun e luftës, por në të vërtetë, më mirë se mjekun, si tregoi koha më vonë, ai bëri guerilasin e pamëshirsh­ëm nën komandën e gjeneral Alberto Bajos, luftëtar i vjetër republikan spanjoll. Kastro në rininë e tij qe pjesë e Partisë Popullore Kubane të Eduardo Shibas, i vetëvrarë publikisht në mënyrë të pakuptimtë para mikrofonit të radios në shenjë proteste!

I porsa martuar me Hildën në Nju Meksiko ( shtator 1955), Che i bashkohet grupit prej 82 luftëtarës­h, që më 25 nëntor, të hipur në anijen Granma u nisën nga Meksika dhe zbarkuan në Kubë. Forcat qeveritare i pikasën dhe i shpartallu­an, pasi 60 prej guerilasve u vranë apo u ekzekutuan pasi u kapën. Ata 22 që shpëtuan, të ndarë në dy grupe morën pyjet në Vargmalet Sierra Maestra, ku gjetën mbështetje në fshatrat e zonës nga njerëzit e Frank Pais. Për fatin e Kastros dhe njerëzve të tij s'dihej gjë deri në fillimin e 1957, kohë kur edhe dha një intervistë të gjatë për Herbert Matthews i gazetës "The New York Times". Fitoret e para, edhe pse të vogla ishin ato të janarit 1957, ndërsa në mars ata sulmuan Presidencë­n dhe Radion Qendrore, ku mbeti i vrarë drejtuesi i tyre Jose Antonio Echeverria. Në korrik u vra në Santjago de Cuba dhe drejtuesi i njësive të Sierra Maestras, Frank Pais. Che ndërkohë u rrit shpejt në përgjegjës­i dhe vetë Fideli e vuri në krye të Kolonës së Katërt, apo si njihej ndryshe Armata e Dytë. Edhe pse do i kthehemi më gjerë kësaj teme, këtu është rasti të paraqesim një tjetër Che, të pamëshirsh­ëm, të egër dhe brutal, ndaj atyre që për dyshimin më të vogël si tradhtarë, spiunë, apo thjeshtë dezertorë, ai vetë, apo me urdhër të tij u ekzekutuan! Shembulli më sinjifikat­iv ishte ekzekutimi i Eutimio Guerra- s, personalis­ht nga Che! Duke imituar CIA- n, e cila kish ngritur një radiostaci­on antiqeveri­tar në pyjet malore të Guatemalës, që luajti rol të rëndësishë­m në rrëzimin e Presidenti­t Guzman, Che ngriti në Sierra Maestra radion "Rebelde".

Në mars të 1958, kur forcat qeveritare filluan torturimin dhe ekzekutimi­n e të burgosurve, apo të kapurve rob, SHBA ndërprenë furnizimin me armë të regjimit të Batistës. Tani forcat kastriste marrin zemër dhe zhvillojnë disa beteja të mëdha si ajo e Las Mercedes në korrik, ku u shpartallu­an 1500 ushtarë të gjeneralit Kantilo dhe më

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania