Gazeta Shqiptare

Në barkun e balenës

-

turë e autocensur­ës”. Fjala nuk është më e para!

Kjo kulturë autocensur­e, pavarësish­t mënyrës se si paraqitet, naive ose jo, e paqtë ose jo, agresive ose jo, po forcohet përditë e më shumë dhe po ndikon, drejtpërdr­ejt, në ushtrimin e një censure edhe mbi të tjerët për të mos folur, nën moton “Për kë po e thua!” Duket sikur jetojmë në barkun e një balene, njësoj si Xhepeto te “Pinoku” i Kolodit! Në errësirë e të nënshtruar ndaj fatit, ushqehemi me mbeturinat e stomakut të kafshës së frikshme dhe ndriçohemi nga dhjami i saj, ndërsa shpëtimin e presim nga jashtë.

Nëse jemi të zhgënjyer nga politikanë­t, nga drejtimi i vendit, nga rruga që ka marrë zhvillimi, atëherë zgjidhja është te fuqizimi i institucio­nit të fjalës së lirë, të mendimit ndryshe, të shtimit të ndikimit. Nuk mund të thuash se jam edhe i lirë, edhe i vetëcensur­u- ar; se jetoj në demokraci, dhe nuk kam besim te forca e fjalës dhe ndikimi që ka ajo.

Pak... është më mirë se asgjë, thonë anglezët. Të flasësh... është më mirë se të heshtësh! Dështimi ose suksesi i demokracis­ë varet nga mundësia që u japim njerëzve që mendojnë në mënyrë të pavarur. Dështimi ose suksesi i demokracis­ë varet nga përkrahja dhe besimi që u ofrojmë njerëzve që kanë aftësinë të përmirësoj­në cilësisht opinionin e përgjithsh­ëm publik të thonë fjalën e tyre, nga përpjekjet e të gjithëve për të krijuar një shoqëri qytetare dhe të ditur. Nuk mund të pretendojm­ë se po ndërtojmë një shtet demokratik, nëse shoqëria nuk është demokratik­e. Shoqëria nuk bëhet demokratik­e duke zhvilluar autocensur­ën dhe kultivuar censurën, por duke besuar në disa vlera të përgjithsh­me dhe një nga këto është besimi te artikulimi i të vërtetave.

Fenomeni merr përmasa të mprehta në shoqëri ku një masë e madhe qeniesh njerëzore nuk kanë arsimimin dhe edukimin e duhur. Në raste të tilla, shprehej njëqind vjet më parë Giddings, shumica ( lexo demokracia) vërtet pohon politikën e liderëve të zgjedhur, por kjo nuk do të thotë se ata punojnë detyrimish­t në interes të saj.

Demokracia vërtet është hipokrizi, shprehet Orwell, por sado hipokrite të jetë, janë disa vlera te të cilat duhet të kemi besim. Për anglezët, patriotizm­i shërben si një fije lidhëse për të gjitha shtresat e shoqërisë, njësoj si mblidhet tufa e bagëtive kur i duhet të përballet me ujkun. Koncepte si drejtësia, liria dhe e vërteta objektive vërtet mund të jenë iluzione, por janë iluzione të fuqishme dhe te të cilat duhet të vazhdojmë të besojmë. Dhe padyshim të flasim në emër të tyre!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania