Gazeta Shqiptare

"Është marrëzi! Më ka prishur ditën"! Revoltohet Olta Gixhari, pas skandalit me fondet e fshehta greke

-

një kompani të zhanrit ' musical'.

Cila ka qenë performanc­a më e mirë që ju ka mbetur në mendje?

E shijoj çdo moment në skenë. Në fakt, pas çdo interpreti­mi, marr një ndjesi të papërshkru­eshme, për të cilën ia vlen të punosh çdo ditë. "Je suis malade", tek "Dance With Me", me Drinin dhe Violën, është kërcimi që më erdhi në mendje tani. Një nga emocionet më të bukura të mijat në skenë.

Cila është pika ku Jora mbështetet gjithmonë dhe e quan forcën e saj kryesore?

Absolutish­t në Zot dhe tek familja.

Si nisi rrugëtimi në "Vizion Plus"? A ka pasur momente që donit të largoheshi­t dhe pse?

Ishe diçka e paplanifik­uar në "Vizion Plus". Një kontratë e vendosur shpejt, me një propozim si fillim nga mikesha ime, balerina Olta Ahmetaj, pastaj duke komunikuar me produksion­in.

Së fundmi është përfolur për largimin tuaj jashtë vendit për një kontratë pune. Si erdhi propozimi dhe si vendoset të pranonit?

Prej dy muajsh jam në një tur që përfshin disa vende të Amerikës Latine si Brazili, Argjentinë, Uruguai e të tjerë. Po ashtu, disa vende të Europës Perëndimor­e, si Francë, Portugali dhe Spanjë. Nuk ishe një propozim në fakt, por një audicion i fituar në fillim të muajt prill. Vendimi? Një tundim i madh, përveç faktit një eksperienc­ë që jam e sigurt që do ndikojë shumë tek pavarësia ime si femër për të bërë përpara. Është sfidë e madhe të qenit larg familjes, miqve dhe dashurisë, ku për çdo problem, vështirësi apo vendimmarr­je për t'u mbështetur, ke vetëm veten tënde. Megjithatë, fakti që do kem mundësinë të njihem me kulturën dhe jetën e çdo vendi që do shkoj, më bën më entuziaste për këtë mundësi të re.

A keni pasur edhe propozime të tjera qe i keni refuzuar? Pse?

Propozime për t'u shkëputur nga Shqipëria s'kam pasur. Ky ishte i pari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania