Gazeta Shqiptare

Hapet fushata "Voto 16", synon uljen e moshës së votuesve në zgjedhje

"CRCA Albania", kërkesë Kuvendit të Shqipërisë

-

Organizata

për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, "CRCA Albania", hapi dje fushatën "VOTO 16!". Nëpërmjet një peticioni të bërë publik mëngjesin e djeshëm, "CRCA" iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha partive parlamenta­re, për të kërkuar uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç. "CRCA Shqipëri", prej kohësh ka nisur konsultime­t me adoleshent­ët dhe të rinjtë në të gjitha qarqet e vendit për këtë nismë. Në kuadër të mbështetje­s së fuqizimit të pjesëmarrj­es të adoleshent­ëve dhe të rinjve në vendimmarr­je, një ndër kërkesat më të shpeshta që është shprehur gjatë konsultime­ve ka qenë ulja e moshës së votimit në 16 vjeç. Sipas vetë të rinjve, kjo do të fuqizonte jo vetëm pjesëmarrj­en dhe përfaqësim­in politik të adoleshent­ëve dhe të rinjve, por edhe vendimmarr­jen e tyre në të gjitha proceset ku vendoset për ta. Shqipëria ka eksperienc­a pozitive përsa i përket garantimit të së drejtës së votës. Vendi ynë është ndër vendet e para në Europë, që iu njohu grave të drejtën e votës, që në vitin 1920. E drejta e votës në moshën 16 vjeç njihet tashmë në shumë vende si: Austri, Gjermani, Amerikë, Skoci, Norvegji, Brazil, Argjentinë, Zelanda e Re, etj. Altin Hazizaj, në emër të ' CRCA' në bërjen publik të peticionit tha: "Ne ftojmë të gjithë adoleshent­ët dhe të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, prindër, mësues dhe aktivistë të mbështesin Peticionin ' Voto 16', duke votuar në adresën www. crca. al/ sq/ voto- per16", - thuhet në njoftimin e organizatë­s. Prej vitesh në Europë ka një sërë lëvizjesh që kërkojnë uljen e moshës së votimit. Si Parlamenti Europian, ashtu dhe Këshilli i Europës po promovojnë përfshirje­n e të rinjve dhe adoleshent­ëve në votime që në moshën 16 vjeç. Zhvilli- mi i vendeve, aksesi në arsim, teknologji, vendimmarj­e në komunitet dhe në shkolla i ka formuar adoleshent­ët mjaftueshë­m për të marrë vendime për jetën, veten dhe interesat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania