Gazeta Shqiptare

Françeskan­ët zbulojnë pesë letrat e panjohura të Fishtës

Çfarë shkruante nga Roma më 1925 frati, nga puna me “Lahutën”, te botimi i Kanunit dhe kërkesa për duhan e raki

- Fatmira Nikolli

Si të thashë, kam fillue nji kangë, qi shpresoj se ká me mbetë nder mâ të bukura të Lahutës. Dér m’sod kam shkrue ktu n’Italí kater kangë të Lahutës; nji Cantico drammatico mâ se dý mij vjerrshash; nji Konferencë mbí Provincjen t’onë e nji satirë mjaft të gjatë. E pra Doktori më ká pasë urdhnue kater muej pushim menduer, posë trazimesh të mdhá qi më qesin letrat shum herë të papuna. I falem nderës Zotit, qi ké kthye në Shkodër ti!”.

Pesë letra të At Gjergj Fishtës janë publikuar për herë nga françeskan­ët. Pas daljes te numri i parë i “Hyllit të Dritës”, “Gazeta Shqiptare” i sjell të plota në bashkëpuni­m me “Botimet Françeskan­e” me rastin e 147- vjetorit të lindjes së poetit kombëtar ( dje më 23 tetor). Nga bisedat personale me fretnit e tjerë, te bisedat për çështje me ndjeshmëri të veçantë për të e provincial­in, ku flitet për ecurinë me “Lahutën e Malcis”, botimin e Kanunit të Gjeçovit, a shkollimin e fretnëve në Itali. Dimensioni njerëzor e ai i njeriut të besimit, ndërthuren për të dhënë Fishtën e letrave, librave e shkresave, që teksa gjendej në Romë, kujdesej për fretnit e ri, për shkollat në Shkodër, për botimet e mbetura në mes shpesh kritikonte edhe veten për çka kishte lënë pa bërë.

*** Shkodër, 16 – IX. – 20 I dashtuni P. Bernardin, Kuer kjeçë në Troshan, zgodha në bibliotekë t’ujen dy libra: Horacin, nji libër i vjetër e krejt i tymytun, edhè Iliaden të perkthyeme kroatisht. Kta libra i kam lânë m’skâj të raftit kahë dritsorja mbi kopshtë. Per në kjoftë se i gjênë, kishe me m’bâ shûm nderë po pate se si me m’i dergue per s’shpejti.

Provincjal­i s’kà kthye kthye ené. Punët m’front janë mirë. P. Çirili sot niset për Shalë në misjon. U falem me shndet të gjithve. P. Gjergj Fishta.

*** Romë, 11 Kallnduer 1925 Fort i dashtuni P. Ambroz, M’ká n’dorë kartolina edhè letra e jote. Të falem nderës per urime qi m’dergon e qi un po t’i terrnoj, pak me thânë, nji qind herë të shumueme. Kshtû edhè - sot me 11 Kallnduer – po të fatoj ditën e êmnit, të cillen s’t’a kam fatue me kohë jo prej harreset a priteset, por vetem prej ngaëjet; pse, tuj u gjetë në Piano dei Greci e tuj m’u dashtë me bâ kah dyë trië predke në ditë, ishëm teper i zanun me punë – Me gjith kta nuk besoj, se kto urime per ditë t’êmnit po të mrrîjnë teper vonë. Rexhepi i jonë i ktushem: P. Leonard Boroncelli, ká lutë diten e emnit të vet me 26 Dhetuer. […] âsht vetem ktû, qi na, tuj lutë Sh’ Leonardin me 26 Dhetuer, prá mbas nji mojit, kena pasë nji gostë mjaft të mirë, ndersa kto urime të prapambetu­na të Sh’ Ambrozit as mue as tyë s’po na qesin gjâ m’skep.

Po m’thue, se sdin shka me m’shrue. Po ti të m’kishe dhânë ndoj lajm mbí gjêje të Shkollës, të trupit msojtuer, të zansave, do të m’kishe bâ nji nderë të madhe fort; pse, tue pasë kênë vetë msues e drejtuer per dymdhetë vjetë – jânë 25, besa, por... nejse – kam të madh dishír, me diejt se si shkon puna e Shkollës. Në paç ngaë pra ndoiherë me m’shkrue, mos m’shkruej kurrgjâsen­d tjeter, në daç vetem punë shkollash, e kam me tu falë nderës.

Per punë të veglave të fizikës enè s’kam pasë kurrnji lajm prej Germanijet. Parmbramit kje me m’pa Dr. Reimers e ky, tuj i a pasë zanë n’gojë un at punë e tuj u gjetë ktû në Romë nji mik i tij prej Bavjeret, muer listen e veglave, qi ti m’a ké pasë lânë mue, e m’tha, se do t’i a epte atij mikut të vet, i cilli do t’interesohe­j mi gjetë sa mâ lirë në ndonji fabrikë tjeter. Me kênë gjallë P. Agostini, dritë pasët, kishte me thânë: Bre qi lujti makina.

A din shka jam tuj bâ shi njitash, qi jam tuj t’shkrue letren tyë? Jam tuj grîe asì duhanit të keq, qi na ká pasë dergue damas per Ekspozicjo­n. Plasa me tê jo veç pse jam tue grîe si me kênë tue grîe lakna per akshihane, por pse nuk man zjarm e po m’duhet orë e ças me ndezë cingaren – Punë të mirë qi kishi bâ ti e P. Pali tuj m’marrë gjw ´ msen e cingareve, qi kemi pasë në Bari!

Dje kemi shtî në dhé në Pantheon Mbretneshe­n e Italís, Margariten. Varrimi âsht bâ me lumní të madhe. Prej Klerit kan kênë grishë vetëm Franciskâj­t e Kapuçîjt, si kishte pasë metë doke kah mot në vorrim të gjindës s’dinastís Savoja. Freten kan kênë mâ se 100. Kam kênë edhè vetë. Në ket rasë kam pá Diaz e Cadornen edhè Pipo Papen e “Beço Giallo”.

Detyren qi ké te libratari Marietti kam me t’a pague në mos harrosha. Ká dekë Nikolla, deraxhija i kuvendit të ktushem. Lute Zotin per të mjerin, pse ká pasë kênë fort i mirë.

Jam tuj punue n’ Lahutë të Malcís. Dér n’marim të ktij mojit shpresoj se do t’i kryej trië kangë të reja, kshtû qi kan me mbetë vetem dy per të shkrue. Kah Pashkët mundet me kênë krejt e marueme. Eh po, inshalla!

Ktû mbrendë po të paloj nji leter të P. Bernardini­t Sokol, i cilli, si ká kthye prej Friburgut, i âsht dhânë edhè mâ teper pershpirtn­ís. Âsht pernjimend nji Meshtar i mirë.

Per P. Justinin s’due me të shkrue kurrgjâ, pse ishte bâ i keq e s’e due mâ si perpara. Veç me pasë per ta kndue letren “bihude” qi m’ká shkrue! E pse masandej? Veç pse i kam shkrue Provlit [ Provincial­it], se aj kamen s’e ká të ligë. Tashti, un tuj e marrë me mend, se Provli mund do t’a kndote at leter edhè para tij, a mund thojshe ashtû trûç, se kamës s’tij i ká ra pika, si P. Agustinit, dritë pasët, e se me kohë do t’i bjerë “qymja” “ma[ draga”, “dala e gjâs”, “priçit” etr. etr. etr.? Nejse...

Tash, mjaft. U falem me shndet të gjithve në Kuvend e në Shkollë. Të marr ngrykë me shum máll.

P. Gjergji i yt

*** I dashtuni P. Provincjal, Kaluen dye të Merrkurre – dye ditë Poste prej Shqypnijet – e un prej tejet s’mora as leter as kartolinë, mos tjeter, sa me m’diftue se keni mrrîjtë shndoshë e mirë në Shkoder. Por ká pasë thânë i moçmi: si t’i a bâjsh kujë, t’a bâjnë e t’a teprojnë; prandej, mbasì vetë jam i ngâthtë në të mbajtun të korrispond­encës pustollare me tjerë, s’kam tager me u zemrue pse tjerët nuk m’shkruejn.

Simini ká shkrue prej Livorno e difton, se e ká xjerrë pasaporten. Un i telegrafov­a në ket mndyrë: “Venite Roma quanto prima urgendo vostra presenza gimnasio francescan­o Scutari”. I telegrafov­a në ket mndyrë, pse aj m’shkruete, qi do të shkote me giasë, në Leçe, per me pá familjen e Atiljas e të Gjacintos, të vllazenve të vet, e se masandej do të nisej per Shkoder – Tue kênë se ktû n’Italí fillojnë msimet gymnazjore në Ndanuer, aj kujton se ká kohë me u ndalë edhè ndonji ditë mâ teper n’ Italí – Dér sod enè s’ká ardhë në Romë. Do t’ia mushi menden me u nisë sa mâ para per Shqypní.

Ekspozicjo­ni ká me u mbyllë zyrtarisht me 24 të Dhetorit të k. v. Por, mbasì muzeu etnografik në pellaz papnuer të Láteranit enè nuk âsht gati e kshtû Ekspozicjo­ni ká me u çilë vetem dyë dit në javë, me personal të muzejve të Vatikanit. Prandej nuk lânë qi të hiqen teshat, perpara se komisjoni i muzeut të rí etnografik të ketë caktue, se cillat tesha t’Ekspozicjo­nit lypen per muzé. Si po shof puna do të shkojë gjatë. Un û kam thanë Ercolit e Nagarës, se argjantarí­n s’mund e bâ kurrsesi mâ teper se nji vjetë e se domosdo do t’a nisi per Shkoder. Atà m’thânë: shko nji herë në Shqypní per do dit, e mandej eja prap. […] Si t’a shof punen mâ kjartë, kam me të shkrue prap mbí ket çashtje.

Ktej punët sikurë i ké lânë: makarona e fjalë të mdhá, sa me t’u neveritë. E merr mend, sa jam tuj u merzitë vetun. Me mzi pres diten qi me u nisë per Palermo, per me predikue novenen e Zojës: veç si t’a kalojë kohen me ndoj punë per dore.

U falem me shndet të gjithve, êmen per êmen, shka âsht Frat e kushdo qi të pvesë per mue. P. Gjergj Fishta P. S. Kuer të keshë pare me shpenzue per mue, të lutem mi dergo tash e mâ vonë ká nji çerek kg cingaresh m’adresë: Legazione Albanese – Roma. *** Fort i dashtuni P. Pál! Fort kam pasë dishrue me i kalue Kshndellat me tyë në Troshan; por Provincjal­i – per do arsye të vetat – po m’thotë, m’e lânë per nji tjeter herë. Prandej s’po m’jet tjeter, veç me të thânë me leter: i gzosh per shum mot Kshndellat e motmotin e Rí. Dramin e Sh’ Luigjit e kam marue s’shkruemit e m’ká dalë mjaft i mirë e i gjatë: afer 1600 vjerrsha. Ká me u tfaqë me 16 Kallnduer 1927.

Tuj t’marrë ngrykë të falem me shndet tyë, P. Engllit e gjith tjerve.

P. Gjergj Fishta

*** Livorno, Fort i Nderti e i dashtuni Provinçjal!

Letra e jote – me 10 të k. m – më ká ngushllue fort, si pse âsht mâ e para mbas tre muejsh heshtimi, si edhè fort e mâ fort per dý mrekullít e Shna Ndout qi m’i lajmon në ket leter.

Per punë t’lterit të Shna Ndout jam tue i shkrue sod P. […], prandej ktû s’po të shkruej gjâ të posaçme mbi të.

Në të mbyllun t’Akademís së Sienës shkova vetë atje, me vertetue me sw ´ të mí perparimin e P. Leonit në Pikturë mundem me të thânë, se n’at ród pikture qi ndiekë aj âsht sugurisht mâ i pari i klasës së vet. Si Drejtori i Akademís si Profesori i tij e kan levdue per cenë e perparim. Edhè un vetë jam konden me tê. Ktû po të qes dý fotografí punimesh së tija e të shenjueme me siglat A e B. Fotografij­a A) paraqet nji të katert të tavanit. Leoni ká pikturue në nji odë t’Akademís. Si ravizimi si ekzekutimi me bojna janë fort me

 ??  ?? Faksimile e një prej letrave të Fishtës
Faksimile e një prej letrave të Fishtës
 ??  ?? Gjergj Fishta
Gjergj Fishta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania