Gazeta Shqiptare

ISH- I PËRNDJEKUR­I RESHAT KRIPA: KUSH PASKA QENË FAJTOR PËR VUAJTJET TONA?

-

pjekjet për drejtësi tranzitore të Shqipërisë janë mbështetur kryesisht nga faktorë të jashtëm”. Ajo përmendi dështimin e klasës politike dhe këmbënguli se të huajt, “pavarësish­t vullnetit dhe mundësisë së tyre, nuk mund ta zëvendësoj­në rolin e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë respektivë në fushën e kujtesës”, për këtë, drejtoresh­a e IDMC theksoi se duhet bërë më shumë, sidomos në zgjimin e reflektimi­t rreth së shkuarës dhe ndërgjegjë­simit rreth krimeve të komunizmit. Drejtori i KAS, Walter Glos përmendi gjithashtu mungesën e vullnetit politik për t’u përballur me të shkuarën komuniste në Shqipëri. Ambasadorj­a gjermane Susanne Schütz, teksa përshëndet­i aktiviteti­n, këmbënguli se “vetëm kush e di të shkuarën dhe përballet me të, e ka një të ardhme”. Ish- i përndjekur­i Reshat Kripa tregoi një pjesë të historisë së tij të vuajtjeve gjatë sistemit komunist dhe rikujtoi se “në këto 12 vite, pas miratimit të rezolutës që do të dënonte krimet e komunizmit nuk është bërë asgjë”. Ai tha: “Të gjithë thërrasim ‘ jemi të pafajshëm!’, por atëherë kush paska qenë fajtor për vuajtjet tona ( të të përndjekur­ve), mos vallë ishim vetë ne fajtorë për ato që na ndodhën?!”. Disidenti gjerman Karsten Dümmel teksa prezantoi mekanizmin e përndjekje­s së STASI- t, thjeshtëzo­i për të pranishmit me një shembull të qartë punën e hapjes së dosjeve të ishRepubli­kës Demokratik­e të Gjermanisë. Ai tha se, “kur je i vogël, ke frikë nga errësira e qilarit poshtë dhe i qëndron larg, askush nuk shkon të shohë se çfarë po ndodh, pikërisht këtë pjesë bëjmë ne në Gjermani apo Rumani, shkojmë poshtë në qilar dhe ndriçojmë ato pjesë nga ku vjen kjo frikë në kuptimin e së shkuarës komuniste dhe të përndjekës­ve të saj”. Për ta bërë edhe më konkret prezantimi­n e tij, historiani, anëtar i AIDSSH, Marenglen Kasmi, tregoi shkurtimis­ht historikun e STASI- t dhe i ftoi më tej të pranishmit për të parë ekspozitën “Monitoro, Terrorizo, Persekuto”. Ekspozita përmbante të dhëna mbi aktiviteti­n e agjencisë sekrete të Gjermanisë Lindore bazuar në pesë tema kryesore: të rinjtë, udhëtimi, kultura, kisha dhe sporti, duke treguar se si STASI monitoront­e dhe kontrollon­te jetën e përditshme të popullit.

 ??  ?? Reshat Kripa
Reshat Kripa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania