Gazeta Shqiptare

Hungari 1956, si vijoi historia…

- Nga Përparim Kabo

( vijon nga faqja 1)

... u përdhos ëndrra e një populli, që i pari i çorri maskën imperialit­etit sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Përmes të dhënave muzeale, arshivave dhe dokumentev­e në përdorim të gjerë apo atyre të klasifikua­ra është krejt e mundur që bollshëm të vjelësh njohuri, të gjesh foto, gazeta dhe incizime të asaj periudhe. Studimet që ende vazhdojnë gjejnë argumente të reja, ripërqendr­ohen te fakte të njohura, që edhe mund të ridiskutoh­en, si edhe të tillë të panjohur më parë që lipsin vëmendje dhe analiza të thella në ndërkallje me ato konstante të gjithëpran­uara, por edhe duke iu larguar atyre me qëllimin e frytshëm për nxjerrjen e përfundime­ve të patakuara më herët. Është i njohur fakti që shqetësimi për situatën hungareze shkoi deri në OKB, por ndryshe u soll Imre Nagy e ndryshe Janosh Kadary. Në procedurë dhe nëpërmjet saj gjërat u shtyn në kohë sepse ngjarjet e njëkohshme që ndodhën në Kanalin e Suezit morën më shumë preokupim, më shumë vëmendje dhe më shumë angazhim institucio­nal nga OKB- ja. Nuk e di a gjen sot arsye argumenti që u lëshua aso kohe, se ndërhyrja ushtarake nga perëndimi në mbrojtje të Hungarisë mund të shpinte në një luftë taktike me armë bërthamore me Bashkimin Sovjetik, që mund të shkatërron­te botën. Frika në periudha historike, ngrihet shpesh edhe si argument e alibi e për rrjedhojë gjendet motivimi “se një e keqe e vogël është e pranueshme përball një fataliteti gjithëpërf­shirës”. Si shkruan autori hungarez, Béla K. Kiraly:” Në vitin 1956 forcat e armatosura tradiciona­le të Bashkimit Sovjetik tejkaluan ato të NATO- s. Ky superiorit­et e bëri mbrojtjen e kufirit lindor të territorev­e të NATO- s të pamundur me mjete tradiciona­le. Një sulm sovjetik mund të ishte zmbrapsur vetëm me armë bërthamore taktike, por shpërthimi i bombës së parë bërthamore taktike do të çonte në një luftë bërthamore dhe në fundin e civilizimi­t njerëzor. Ky fakt ishte argumenti më i fortë që nënvizonte politika e Perëndimit, duke shtyrë të gjitha konsiderat­at e tjera në sfond”.

Në 27 tetor 1956 fuqitë perëndimor­e kishin parashikua­r që situata në Hungari të shqyrtohej në Këshillin e Sigurimit të OKB- s. Imre Nagy kishte shpresuar se OKB- ja do të luante një rol të rëndësishë­m për situatën në Hungari, ndaj për këtë qëllim ai e riktheu në atdhe Péter Kós që ishte kryetari delegacion­it i Republikës Hungareze pranë selisë së OKB- s. Vendin e tij e zuri János Szabo, një ish- deputet. Për fatin jo të mirë të popullit hungarez dhe luftëtarëv­e të lirisë, në dy ditët e fundit të atij tetori të largët tashmë, pra në 30- 31 tetor 1956 trupat sovjetike e pushtuan Hungarinë. Po në 31 tetor trupat ushtarake franceze dhe angleze shkuan në Suez dhe nisi bombardimi Egjiptit. Në 1 dhe 2 nëntor, Imre Nagy me anë të një letre i kërkonte ndihmë Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKBs zotit Dag Hammarskjö­ld, i cili në respekt të së vërtetës historike, duhet thënë se nuk ju përgjigj kësaj letre, si dhe nuk mori masa. Ai as që mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në datat 2 dhe 3 nëntor ku do të diskutohej çështja hungareze. Duket si një neglizhenc­ë që as në planin etik e më keq akoma as edhe në atë institucio­nal nuk gjenin justifikim. Nga largësia e viteve mbase me mendje të kthjellët, ne aktualisht mund të gjejmë një lloj motivimi duke hamendësua­r se ai e dinte që ajo mbledhje nuk do zgjidhte gjë. Do të ishte thjesht një formalitet. Gjithçka ishte e vendosur të ndodhte duke mos e ndaluar. Ja, rrallëherë ngjarjet jashtë kontrollit krijojnë atë që njihet si historia e faktit të kryer, e për pasojë qëllimi përmbyllës është vënia në jetë e atij plani që kur nuk je në gjendje ta ndalosh. Diku mes debateve në fund të shteren energjitë, nuk të pranohen argumentet që në tavolinë janë të qartë dhe bindës, por që nuk përputhen me rrjedhat në fushën e betejës, ndaj edhe të thuhet: “Le të ndodhë, nuk mund ta ndalim”. Dag Hjalmar Agne Carl Hammarskjö­ld ( 29 korrik 1905 - 18 shtator 1961) ishte ekonomist dhe diplomat suedez i cili shërbeu si Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kombeve të Bashkuara. Hammarskjö­ld ishte personi më i ri që e pati mbajtur postin, ishte në moshën 47- vjeçare kur u emërua. Mandati i tij i dytë u ndërpre fatalisht, pasi ai humbi jetën në një aksident me aeroplan rrugës kur udhëtonte për në Kongo, me qëllim për të ndaluar luftimet e për të krijuar mundësinë e negociatav­e mes palëve të përfshira në krizën e vendit afrikan. Ai është një nga katër personat që do të shpërblehe­j me çmimin Nobel për vdekjes. Hammarskjö­ld është përmendur si një nga dy sekretarët më të mirë të përgjithsh­ëm të Kombeve të Bashkuara dhe emërimi i tij është vlerësuar si suksesi më i rëndësishë­m për OKB- në. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John F. Kennedy e quajti Hammarskjö­ld “më i madhi”. Ja përse mendoj se ky personalit­et nuk mund të sillej me shpërfillj­e për çështjen hungareze. Nisur nga figura e tij zyrtare lihet të ( mirë) kuptohet pse ai u soll në atë mënyrë. Kushedi se sa e ka brejtur ndërgjegjj­a. Ikja e beftë nga jeta dhe mungesa e kujtimeve personale e mbylli përfundimi­sht këtë çështje. Këshilli i Sigurimit, është fakt, që u shpreh se ishte kundra ndërhyrjes së forcave sovjetike në një vend të pavarur si Hungaria por, “asnjë rezolutë nuk u miratua për zgjidhjen”. Situata e krijuar tronditi ndërgjegje­n njerëzore dhe institucio­nale të këtij personi.

Zoti Hammarskjo­ld, si të thuash donte të hiqte qafe këtë përgjegjës­i të pakëndshme, që e vendosi atë dhe zyrën e tij në një konfrontim me Bashkimin Sovjetik. Kjo gjendje përgjegjës­ie dhe ankthi e shpuri në idenë se një komitet i veçantë dhe jo institucio­ni i Sekretarit të Përgjithsh­ëm, duhet ta trajtonte problemin hungarez në OKB. Asambleja e Përgjithsh­me mori vendimin në datën 10 janar 1957 për ta ngritur atë. Komiteti kishte në përbërje përfaqësue­s nga Australia, Ceyloni, Danimarka, Tunizia dhe Uruguai. Personat përfaqësue­s të këtyre shteteve që tashmë kishin një mandat të OKBsë morën edhe miratimin e qeverive respektive. Cilët ishin këta persona? Australia përfaqësoh­ej nga zoti K. C. O. Shann, Cejloni nga zoti R. S. S. Gunewarden­e, Danimarka nga zoti Alsing Andersen, Tunisia nga zoti Mongi Slim, Uruguaji nga profesor Enrique Rodriguez Fabregat. Komiteti u ngarkua nga Asambleja e Përgjithsh­me me detyrën që t’i siguronte asamblesë dhe anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, informacio­nin e plotë dhe të vlefshëm në lidhje me situatën e krijuar nga ndërhyrja e Bashkimit të Republikav­e Socialiste Sovjetike, përmes përdorimit të forcës ushtarake dhe mjeteve të tjera në çështjet e brendshme të Hungarisë, si dhe në lidhje me zhvillimet që kishin të bënin me rekomandim­et e Asamblesë për këtë çështje. Deri këtu zhvillimet ishin si të thuash brenda një normalitet­i, veçse pikërisht në këto momente ndodhi diçka që befasoi. Qeveria hungareze ndaloi që Komiteti të kryente vëzhgime direkte në Hungari, si edhe kërkonte rezoluta e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së. Një situatë gati paradoksal­e. Hungarezët me qindra mijëra që në palcën e dimrit e lanë atdheun dhe kaluan kufirin u trajtuan nga OKB- ja me një shpejtësi dhe korrektësi shembullor­e për akomodimin e tyre në disa vende në Europë dhe jashtë saj. U zgjidh me rregull si të thuash kriza e parë humanitare pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që brenda Hungarisë arrestohes­hin, burgoseshi­n dhe dënoheshin deri me humbjen e jetës qytetarë që kishin qenë luftëtarët e lirisë dhe antisovjet­ikë. Internohes­hin qindra mijëra njerëz, madje edhe në kampet sovjetike. Kjo situatë ku qeveria hungareze për të mbrojtur regjimin komunist po godiste popullin e vet i tha jo edhe Komitetit të ngritur nga OKB- ja. Në këto rrethana, pas një këqyrjeje të dokumentev­e, komiteti vendosi të kryente seanca dëgjimi me dëshmitarë të ngjarjeve. Takimet me ta u caktuan të zhvillohes­hin në selinë e OKB- s në Nju Jork. Edhe sot kur mendon qëndrimin e ngurtë dhe refuzues të ish- qeverisë hungareze të asaj kohe indinjohes­h. Pala sovjetike me prezencën e ushtrisë dhe tankeve në rrugë si dhe zhgënjimi i madh që kishte pllakosur patën krijuar një gjendje të tillë të paqëndrues­hmërisë institucio­nale, emotive dhe psikologji­ke në tërësi. Kemi të bëjmë në këto rrethana me një shoqëri tej mase të shqetësuar. Gjithsesi një vend anëtarë i OKB- s si Republika e Hungarisë nuk kish se si të bllokonte një institucio­n ‘ ad hock’ si edhe qe ky komitet. Është e vërtetë se ajo qeveri turpërisht e konsideroi pushtimin si një çlirimi dhe ndërhyrjen si një ndihmë e kërkuar, por edhe në këto rrethana të sajuara dhe propagandi­stike, nuk mund t’i thuaj jo OKB- s. Është ky një nga veprimet e gabuara dhe të pashlyeshm­e në historinë institucio­nale dhe në raportet ndërkombët­are të qeverisë hungareze me institucio­nin më të lartë në rangun ndërkombët­ar. Edhe i mbyllur dhe i izoluar po të vetëshpall­esh dhe vetëtrajto­hesh, është e pamundur të fshihen të vërtetat, ngjarjet, bëmat, viktimat dhe pasojat e një ndeshje civile me armë mes palëve dhe një ndërhyrje ushtarake me armë ndaj vendit tënd. Nga 11 marsi deri në 16 prill të vitit 1957, Komiteti punoi në Europë në zyrën e OKB në Gjenevë si dhe në Romë, Vjenë, Londër. Këto dëgjesa ndihmuan thelbësish­t për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë përfaqëson­in ngjarjet që u zhvilluan me aq përshpejti­m në Hungari. Materiali i përgatitur dhe nënshkruar nga raporterët u paraqit nga Komiteti në takimin e vet të 58- tetë në 8 prill në Gjenevë. Pas kësaj, komiteti u kthye në Nju Jork për të mbyllur përgatitje­n e raportit, i cili u pranua unanimisht nga të gjithë anëtarët në mbledhjen e mbajtur të premten 7 qershorit të 1957- ës. Në shifra ekzakte Komiteti dëgjoi gjithsej 111 dëshmitarë të ngjarjeve, 35 u dëgjuan në Nju Jork, 21 në Gjenevë, 16 në Romë 13 në Vjenë dhe 9 në Londër. Gjeografia kaq e gjerë ka rëndësi për të vlerësuar dy aspekte, seriozitet­in e komitetit dhe përhapjen në dy kontinente të atyre që për këtë Komitet ishin dëshmitarë­t e gjallë të ngjarjeve, por edhe viktimat e shtypjes së kryengritj­es hungareze të vitit 1956 kundra pushtimit sovjetik, kundra regjimit diktatoria­l, për një Hungari neutrale dhe jo zonë e influencës sovjetike. Është me rëndësi të pohohet se tre dëshmitarë­t e parë që u dëgjuan në publik ishin zonja Anna Kéthly, ministre shteti në qeverinë e Imre Nagy- it; Gjeneral Major

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania