Gazeta Shqiptare

"Shpërthen" avokati Maksi Haxhia: Proces i montuar nga Prokuroria, gjykatësi qesharak

"Akuza skandaloze, personat s'kanë lidhje me njëri- tjetrin"

-

Një

seancë maratonë që ka zgjatur 10 orë, e shoqëruar me kundërshti nga ana e avokatëve. 24 nga 34 të pandehurit e çështjes "Avdylaj" kanë mbetur në arrest me burg, mes tyre Arben Cuko dhe Arben Ndoka. Gjykatësi Bibë Ndrecaj i ka kërkuar falje motrës së Ndokës, Mimoza duke i thënë se nuk kishte dijeni se kishte një fëmijë disa muajsh që e ushqente me gji. Maksim Haxhia tha se, "gjykata nuk ka bërë asgjë më shumë se noterinë e Prokuroris­ë. Ka pasur shkëputje të seancës në mënyrë që Mimoza Ndoka të ushqente fëmijën. As në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që të arrestojnë një nënë me foshnje për falsifikim dokumentes­h", tha Maksim Haxhia. "Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i Prokuroris­ë. Gjyqtari i çështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze, lidhen persona që s'kanë lidhje me njëri- tjetrin. Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s'mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avokati i dy ish- deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s'kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokuroris­ë. Po të shihnin bisedat telefonike, Cuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë, sepse mund të bëhen pisllëqe", tha Haxhia. Prokuroria foli për zyrtarë të lartë të shtetit që janë përgjuar, a ka njerëz të politikës të përgjuar?

"Jemi larg kësaj situate. Në 13 dosjet e çështjes nuk ka absolutish­t asnjeri. Nëse ka të fshehura, nuk e di", u shpreh Haxhia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania