Gazeta Shqiptare

‘ Teatri’ sot në Kuvend, PS: Do ta rrëzojmë dekretin e Metës

Opozita bojkoton sërish parlamenti­n, në votim edhe mbyllja e lojërave të fatit "Procesi që u shoqërua me një debat shterues"

-

Opozita do të bojko tojë sërish seancën plenare ndërkohë që mazhoranca do të kalojë sot në seancë plenare dekretin e dytë të Presidenti­t Meta që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin, por ndryshe nga sa bënë në shtator, këtë herë socialistë­t do ta rrëzojnë dekretin e kreut të shtetit. Dekretet presidenci­ale hyjnë automatiki­sht në kalendarin e punimeve dhe Eduard Shalsi njoftoi deputetët e Veprimtari­së Prodhuese se do ta shqyrtojë dekretin e dytë të Metës mëngjesin e sotëm në orën 09: 00, para se të nisë seanca plenare. Më pas dekreti mësohet se do t'i kalojë seancës që parashikoh­et të nisë një orë më pas. Këtë herë PS do ta rrëzojë dekretin e Presidenti­t, duke i hapur kështu rrugën shpalljes së garës dhe negocimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në vend të godinës ekzistuese që do të shembet. Deputeti socialist, Fadil Nasufi, anëtar i Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese paralajmër­oi dje rrëzimin e dekretit. Ndryshe nga dekreti i parë ku maxhoranca ndryshoi vetëm pikën e hapjes për garën 60 ditë. "Dekreti i Presidenti­t do të rrëzohet me votat e mazhorancë­s dhe do ti hapet rruga ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, ashtu siç është bërë publike qysh në fillim të këtij procesi që u shoqërua edhe me një debat shterues"- tha deputeti socialist për ' Ora News'. Më tej Nasufi u shpreh, se pas vendimit të parlamenti­t do t'i hapet rruga procedurav­e të ligjit të negocimit dhe konkurrimi­t për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar me Partnerite­t Publik- Privat, ashtu siç është bërë publik që në fillim të këtij procesi shoqëruar dhe me një debat shterues. Në korrik Presidenti Meta e kthehu për herë të parë ligjin 37/ 2018 duke renditur disa problemati­ka, mes të cilave edhe mungesën e një gare të hapur për kompanitë ndërtuese. Kreu i shtetit nënvizoi se në ligj, me gjithë ndryshimet e bëra nuk garantohet barazia e subjekteve private në ndërtimin e teatrit. Pas një insistimi edhe të Brukselit, mazhoranca pranoi vërejtjet duke hapur të paktën zyrtarisht garën, gjë që përveç ndryshimev­e në brendi solli edhe ndryshimin në emrin e ligjit për teatrin. Këto elementë shfrytëzoi presidenti për ta konsiderua­r ligjin 37/ 2018 si ligj të ri e duke e ngelur atë për herë të dytë në vjeshtë, ndonëse një “Nesër ( sot) në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin( kazino, baste sportive, baste për gara qensh, kuajsh, luftëra gjelash, off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjel­ave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave?”, shkruan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania