Gazeta Shqiptare

Replika, PD: Balili e Bego përfituan miliona euro nga tenderat publikë

Përplasja qeveri- opozitë, Gjonaj: Asnjë tender për personat me çështje penale Bardhi: Ligji u miratua në 2006, Rama nuk e zbatoi

-

Të dënuarit për vepra të rënda penale përjash tohen nga përfitimet publike, si tendera apo para të taksapague­sve. Këshilli i Ministrave miratoi dje një paketë të ndryshimev­e ligjore, që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona fizikë apo individë të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmi­n dhe korrupsion­in. Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj sqaroi paketën e re të ndryshimev­e ligjore të miratuara në qeveri, që ka për qëllim luftën kundër kriminalit­etit. "Falë kësaj pakete dhe hyrjes në fuqi të masave do ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh, shoqërish tregtare dhe aksionere dhe përfaqësue­s të tyre të përfitojnë para nga taksapague­sit shqiptarë apo të përfitojnë mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktiviteti­t të tyre fitimprurë­s", deklaroi zj. Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për median mesditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtoh­en edhe aksionerët, administra­torët apo individë të tjerë me rol vendimmarr­ës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë ose kanë qenë të dënuar në cilësinë e tyre individual­e. "Me këtë paketë ligjore parashikoh­et që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë apo koncesion asnjë kompani që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administra­torët, përfaqësue­sit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët", theksoi ministrja Gjonaj. I njëjti ndalim do të aplikohet edhe për përfitimin e statusit të investitor­it strategjik, përfitimin për lehtësira në fushën e turizmit dhe të ndihmës shtetërore.

REAGIMI

Këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazmend Bardhi iu përgjigj dje deklaratav­e të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për moslejimin e personave me precedentë kriminalë që të marrin pjesë në tenderat publikë. Sipas demokratit Bardhi, ligji që ndalon personat me precedent penalë që fitojnë tendera publik është miratuar që në vitin 2006, por ky ligj sipas Bardhit nuk është zbatuar nga qeveria e Edi Ramës. "Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtoj­në nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së

prerë për pjesëmarrj­e në organizata kriminale. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesione­t, PPP- të ranë në duart e trafikantë­ve të drogës dhe personave të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar. Të shkruash me fjalë të tjera atë që

sot ekziston në ligj është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organizuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë", theksoi z. Bardhi. Ai përmendi më tej: "Miku i "Me këtë paketë ligjore parashikoh­et që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë apo koncesion asnjë kompani që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administra­torët, përfaqësue­sit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët", theksoi ministrja Gjonaj.

Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licenca. Klement Balili, në kërkim ndërkombët­ar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë. Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafajt ka përfitu- "Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtoj­në nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrj­e në organizata kriminale. Me ardhjen në pushtet të Ramës, ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesione­t, PPP- të ranë në duart e trafikantë­ve të drogës".

ar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës. Këta shembuj dhe plot shembuj të tjerë janë prova se Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeve­risjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëv­e".

 ??  ?? Këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazmend Bardhi
Këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazmend Bardhi
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania