Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Rriten pagat në arsim, shëndetësi, drejtësi e diplomaci

Ministri i Financave: Ndryshimet në buxhet dhe paketën fiskale "Vazhdojmë konsolidim­in fiskal dhe uljen e borxhit"

-

Rriten pagat në arsim, shëndetësi drejtësi dhe diplomaci. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimi­t të buxhetit të vitit 2019 dhe paketës së re fiskale. Dje pasdite draftbuxhe­ti i aprovuar nga qeveria shkoi në Kuvend, ku do të fillojë diskutimi në komisione deri në momentin e aprovimit të tij. Sipas ministrit rritja ekonomike për vitin 2019 projektohe­t në nivelin 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërsa deficiti buxhetor për vitin 2019 është planifikua­r të jetë - 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto që është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor. "Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk prodhon borxh të ri, por krijon suficit, i cili shkon në adresimin dhe pagesën e borxheve të trashëguar­a ndër vite. Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik, prapë do të kemi një nivel investimes­h të konsiderue­shme prej 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, qeveria si aktor ekonomik, nëpërmjet investimev­e publike, që shkojnë rreth 900 milionë dollarë". Tha ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj.

ARSIMI

Arsimi do të vazhdojë të jetë mbi 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, do të ketë rritje të pagave të mësuesve rreth 7%. Do të vazhdojë ofrimi i teksteve shkollore falas për 190 mijë nxënës të arsimit para- universita­r, nga të cilët 125 mijë nxënës të klasave I- IV; transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues; trajtimi me kuotë ushqimore për 1000- 1400 nxënës. Ndërkohë, do të vazhdohet me projektet e shkollave të reja.

SHËNDETËSI­A

"Buxheti i Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbro- jtjes Sociale rritet në terma nominalë me mbi 24 milionë dollarë apo 2.4 miliardë lekë, ku kemi përfshirë bonusin e lindjeve dhe pagat, të cilat mbahen si politikë më vete pagash në tabelën e buxhetit"- tha ministri Ahmetaj ndërsa do të vazhdojë iniciativa e ndërmarrë nga ministrja dhe kryeminist­ri për rikonstruk­sionin e të gjithë qendrave shëndetëso­re që do të jenë 100 në të gjithë vendin. Po kështu një sërë spitalesh do të kalojnë në rikonstruk­sion të plotë, si spitali i Lushnjës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Lezhës, Pogradecit, Matit.

BUJQËSIA

Viti 2019 fare thjesht mund të quhet dhe viti i bujqësisë, gjithashtu. Do të vazhdojë mbështetja buxhetore prej 2.6 miliardë, pra për fermerët, por lajm i mirë është që do të vazhdojë dhe skema IPARD e në funksion të IPARD- it është akorduar nga qeveria shqiptare një financim prej 1 miliard, që të kemi mundësi të tërheqim 3 miliardë lekë nga IPARD- it për sektorin e bujqësisë.

DREJTËSIA

Dua të theksoj se buxheti i vitit 2019 financon plotësisht reformën në drejtësi, të dyja korsitë kryesore financiare të reformës në drejtësi: rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe financimin e krijimit të të gjitha institucio­neve të reja të reformës në drejtësi dhe financimin e plotë të vetingut. Shkon më shumë se 2.2 miliardë. Do të financohen institucio­net KLP, KLGJ, Byroja e Hetimit dhe SPAK- u me 500 milionë lekë.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania