Gazeta Shqiptare

Ekspertiza e thelluar, grup me katër mjeko- ligjorë, asnjë grek

U qëllua pas 2 orëve operacion në mal

-

4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë në ekspertizë­n që po zhvillohet për vrasjen e Konstandin­os Kaçifas, 35 vjeç. Por, ndërkohë ekspertët janë në pritje edhe të pyetjeve dhe rezervave të familjarëv­e të viktimës.

Është qëlluar apo jo nga afër nga forcat RENEA Konstandin­os Kaçifa? Kjo është pyetja e parë të cilës ekspertët e mjekësisë qendrore do t'i japin përgjigje përfundimt­are, një konkluzion që do t'i bashkëngji­tet kartelës së vdekjes, por edhe fashikulli­t hetimor të Krimeve të Rënda. E gjithë kjo procedurë po zhvillohet për shkak të pretendime­ve të familjarëv­e të Konstandin­os Kaçifas, pavarësish­t se menjëherë pas vrasjes së tij gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, reparti RENEA i ka dorëzuar prokuroris­ë të gjithë procedurën se si u zhvillua aksioni. Në raport- shërbim thuhet se Kaçifa ka qëlluar me armën automatik përgjatë dy orëve operacion, duke rrezikuar jetën e oficerëve dhe gjatë shkëmbimit me armë zjarri ai është qëlluar nga policia nga një distancë e konsiderue­shme. Por, tashmë që trupi i tij është sjellë në morgun e Tiranës, nëse të afërmit e Kostandino­s Kaçifas kanë pretendime apo pyetje shtesë,

EKSPERTIZA PER 10 DITE

Aktualisht, ekspertët e mjekësisë ligjore po vlerësojnë edhe të dhënat e domosdoshm­e për një ekspertizë të dërguar nga ekspertët e kriminalis­tikës pas këqyrjes së kufomës në Gjirokastë­r. Një procedurë ekzaminimi zgjat 3 deri në 4 javë, por grupi i ekspertëve parashikon ta përfundojë procesin brenda 10 ditëve.

ata mund t'i dorëzojnë materialet pranë mjekësisë ligjore ose personalis­ht ose përmes një avokati, tha për Top Channel një nga zyrtarët e mjekësisë ligjore. Në grupin e mjekëve ligjorë shqiptarë nuk ka asnjë ekspert të huaj, jo vetëm sepse nuk ka një kërkesë të tillë zyrtare pranë organeve të hetimit, por edhe sepse ligji nuk e lejon diçka të tillë.

 ??  ?? Konstandin Kaçifa
Konstandin Kaçifa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania