Gazeta Shqiptare

Deputetët gjermanë në selinë e LSI, Rama: Qeveria dialogon me krimin

-

delegacion i parlamenti­t gjerman me deputetë nga Komisioni i Ligjeve dhe i Mbrojtjes së Konsumator­it i kryesuar kryetari i komisionit Stephan Bradner takoi dje nënkryetar­in e LSI- së, Luan Rama, ku ishin të pranishëm edhe deputetë të kësaj partie. Deputetët gjermanë u interesuan të dinin mbi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri, mbi ecurinë e reformave dhe bashkëpuni­min mes forcave politike parlamenta­re në Shqipëri. Zëvendëskr­yetari i LSI- së iu bëri të qartë deputetëve gjermanë se situata politike në Shqipëri dominohet nga konflikti ndërpartia­k, nga mungesa e konsensusi­t, mungesa e transparen­cës dhe e tolerancës, nga raportet alarmante të krimit me qeverisjen, nga korrupsion­i dhe arroganca e qeverisë. "Situata në Shqipëri është problemati­ke dhe në kaos, reforma në drejtësi është e dështuar dhe në kolaps", tha z. Rama. Ai përmendi se, "është skandaloz fakti që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetues­e dhe pa Gjykatë të Lartë. Në vijim Luan Rama duke iu përgjigjur interesimi­t të deputetëve gjermanë për mungesën e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës theksoi se qeveria ka zgjedhur të bashkëpuno­jë me krimin dhe jo me opozitën, mungon dialogu politik sepse qeveria bën dialog me kriminelët, ndaj pa u ndarë qeverisja me krimin dhe pa u vënë para ligjit të gjithë ata përfaqësue­s politikë me lidhje apo mbështetje kriminale, nuk rikthehet besimi qytetar tek institucio­net dhe demokracia dhe qeveria asnjëherë nuk do të punojë për integrimin europian të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania