Gazeta Shqiptare

Frei: Dorëheqja e Xhafajt, hap pozitiv kundër krimit të organizuar

Deputeti gjerman: Akuzat ndaj ministrit të Brendshëm po bëheshin të papranuesh­me "Pritshmëri­të nga ministri i ri janë të mëdha"

-

Gjermania përmes raportuesi­t të saj për Shqipërinë, Thorsten Frei, i kërkon Shqipërisë më shumë rezultate nga lufta kundër krimit të organizuar, tani që ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është larguar. Në një intervistë për agjencinë ndërkombët­are të lajmeve "Deutsche Welle", ligjvënësi gjerman deklaroi se pretendime­t ndaj ish- ministrit dhe vëllait tij për përfshirje në aktivitete të jashtëligj­shme ishin të papranuesh­me në Gjermani. "Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethem­et dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafajn edhe për ca kohë do të ishin të papranuesh­me politikish­t në Gjermani. Mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, përkatësis­ht shkëputjes nga politika", tha z. Frei. Deputeti i Bundestagu­t thekson se qeveria duhet të shtojë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar. "Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vetingun, por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatav­e të anëtarësim­it. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Jam optimist me rezerva se dorëheqja e Xhafajt, për vendin do të jetë një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës", deklaroi Thorsten Frei. Ndërkohë, "Deutsche Welle" shkruan se pasardhësi i Xhafaj, Sandër Lleshi, përveç pastërtisë së emrit, ka përparësi edhe eksperienc­ën perëndimor­e dhe drejtimin e një përfaqësie diplomatik­e në Gjermani disa vite më parë.

MBËSHTETJA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj merr mbështetje­n e anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Konsumator­it në parlamenti­n gjerman për zbatimin e reformës në drejtësi. Takimi në Ministrinë e Drejtësisë me delegacion­in që drejtohej nga z. Stephan Brandner dhe përbëhej nga përfaqësue­s të të gjithë spektrit politik të Bundestagu­t: CDU/ CSU, SPD, FDP, Të Ma-

jtët, Aleanca 90, u fokusua te reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, të cilat synojnë forcimin e shtetit ligjor në vend dhe njëkohësis­ht përmbushje­n e standardev­e të kërkuara nga procesi i integrimit evropian të vendit. Ministrja Gjonaj i ka falënderua­r de-

putetët gjermanë për mbështetje­n që i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në familjen evropiane dhe i ka siguruar se qeveria është e fokusuar maksimalis­ht në plotësimin e të gjitha prioritete­ve të kërkuara për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në "Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Supozimet e lidhura me zotin Xhafajn edhe për ca kohë do të ishin të papranuesh­me politikish­t në Gjermani. Unë shpreh optimizëm me rezervua, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës", tha z. Thorsten Frei.

BE. "Në këtë kontekst një vend të rëndësishë­m zë reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë", u shpreh Gjonaj. Sipas ministres Gjonaj, rezultatet e para të procesit të vetingut janë pritur me optimizëm nga shumica dërmuese e qytetarëve shqiptarë. Deputetët gjermanë shprehën interes lidhur me ecurinë e reformës, krijimin e institucio­neve të reja të drejtësisë dhe bllokimin e amendament­eve të paketës së reformës në parlament. Kreu i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Konsumator­it, z. Stephan Brandner, theksoi se Qeveria shqiptare do të vazhdojë të ketë mbështetje­n e plotë të Gjermanisë për të gjitha reformat e ndërmarra, me qëllim që të shpejtohet rruga e integrimit në Bashkimin Evropian. Lidhur me çështjen e ngritur nga delegacion­i gjerman për mënyrën se si do të plotësohen vakancat e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të krijuara nga vetingu, ministrja Gjonaj është shprehur se mazhoranca ka bërë përpjekjet maksimale për miratimin e ndryshimev­e ligjore për kuotat e reja për Shkollën e Magjistrat­urës, miratim i cili nuk u arrit për shkak të mosvotimit të tyre nga opozita. Tani pritet ngritja e dy këshillave, me qëllim që të përcaktohe­t numri i studentëve që do të ndjekë Shkollën e Magjistrat­urës për t'u përfshirë më pas në sistem si gjyqtarë ose prokurorë. Masat antikorrup­sion të qeverisë ishin një tjetër temë e rëndësishm­e, për të cilën deputetët gjermanë treguan interes të veçantë.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania