Gazeta Shqiptare

Shqipëria në BE, ish- kreu i Asamblesë së KE- së: Holanda nuk ju bllokon dot

-

Integrimi

i Shqipërisë në BE varet nga plotësimi i kush teve të konsiderua­ra "detyra shtëpie" dhe vullneti i vendit për të ecur përpara. Ish- presidenti i Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, nga Korça vlerësoi se vendi ka bërë progres në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha forcimit të shtetit ligjor. "Integrimi i Shqipërisë në BE varet nga dy faktorë. Së pari nga vetë ju, sepse nga përvoja e fundit e zgjerimit, nuk do të ketë më anëtarësim­e në grup, por secili vend do të kontrolloh­et veç. Jam i lumtur të ve re zhvillime dhe progres në Shqipëri. Vë re me kënaqësi që keni bërë progres në drejtim të shtetit ligjor dhe zhvillimit të ekonomisë. Por sot Europa është në një situatë të vështirë për shkak të Brexit. Sot Europa përfaqëson ekonominë më të madhe, duhet të fuqizohen politikat e monitorimi­t të këtij zhvillimi, kështu që Italia nuk mund ta ndihmojë veten duke rritur borxhet. Por unë jam optimist për bashkëpuni­m të vendeve të Europës edhe falë presidenti­t Trump dhe vullnetit politik të vendeve europiane", deklaroi z. Rene Van Der Linden. Holanda është një prej vendeve skeptike për integrimin e Shqipërisë në BE, por Van Der Linden, shprehet se në fund të këtij procesi, ajo nuk mund ta bllokojë anëtarësim­in. Është e sigurt që në fund të këtij procesi, asnjë vend i BE nuk mund të bllokojë anëtarësim­in e një shteti të ri. Jemi në fillim të procesit dhe sigurisht që kjo do të marrë më tepër kohë. Për Shqipërinë është e rëndësishm­e perspektiv­a e të qenit anëtare e BE- së dhe duhet të ecë hap pas hapi në drejtim të integrimit. Shqipëria është vend që i përket Europës dhe anëtare e NATO- s. Bashkimi Europian ka kushte shumë më të forta se Këshilli i Europës dhe Shqipëria duhet të bëjë ' detyrat e shtëpisë' ashtu siç duhet dhe këtë e them si një mik i Shqipërisë", tha z. Rene Van Der Linden. Politikani i njohur holandez u nderua "Qytetar Nderi" në Korçë, ndërsa më herët qëndroi në Elbasan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania