Gazeta Shqiptare

Tahiri: Jam i pastër, gjyqin ma bëri politika dhe ambasadorë­t

Ish- ministri i Brendshëm kërkoi nga Prokuroria që të konkludojë hetimet "Unë them ' boll', nëse s'dalin 7 prokurorë, bëjini 70"

-

Një ditë pasi festoi ditëlindje­n, ish- min istri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka dalë para mediave për të kërkuar drejtësi edhe nga institucio­net shqiptare, pasi gjykata italiane e ka zhveshur nga akuza për bashkëpuni­m me bandën "Habilaj". Që në nisje të deklaratës së tij të gjatë, ai ka deklaruar se kishte gabuar me heshtjen e tij të gjatë në pritje të rezultatev­e të hetimeve, ndërsa nuk ka ngurruar që me tone kërcënuese të sulmojë prokurorët që e hetuan deri më tani, si dhe të gjithë politikën, median dhe opinionin publik që sipas tij i ka bërë gjyqin pa të drejtë. "Kam heshtur në respekt të hetimeve, edhe pse i vetmi që ka heshtur jam unë. Nëse do kisha zgjedhur të bëja politikani­n, nuk do i kisha lënë rrënjë e as dhëmballë të gjithë atyre që kanë folur? Pa kursyer as ata që kanë hetuar", tha Tahiri. Ish- ministri i Brendshëm evidentoi se ishte pikërisht ai vetë që u kërkoi organeve të drejtësisë italiane që të hetohej edhe nga ata, për të shpërndarë çdo hije dyshimi që mund të ngjallte një hetim vetëm në Shqipëri. Duke paraqitur para medias pikërisht vendimin për pushimin e hetimit të tij nga drejtësia italiane, Tahiri theksoi se tashmë ai ishte i pastër.

"Prokurori i Antimafias italiane dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm i Republikës në Itali, në përfundim të të gjitha hetimeve, i kërkuan gjykatës italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, sepse nuk ka asnjë lloj përfshirje­je në asnjë aktivitet të paligjshëm. Gjykata italiane miratoi kërkesën e prokurorëv­e të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e gjykatës, ku miraton kërkesën e prokuroris­ë për pushimin e hetimeve ndaj meje", deklaroi Tahiri. Ishministr­i fajësoi edhe oligarkët në Shqipëri, që sipas tij, po bënin gjithçka që të mos nxirrnin në pah të vërtetën që gjykata italiane e zhveshi nga çdo akuzë. "Çuditërish­t mendja e ligë dhe dora e zezë që dosjen e kësaj çështjeje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri, duke u kujdesur t'ia shpërndajë me lezet mediave, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau. Por kjo ka pak rëndësi sot. Ka një radhë për të gjitha gjërat, e unë di mirë të pres radhën e çdo gjëje. Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë: unë u "Nuk e kam të largët natën kur Saliu e Luli i shkuan për darkë në shtëpi në atë kohë të pandehurit Ilir Meta, vetëm një ditë para vendimit të gjykatës. E pasi kishin larë duart me drejtësinë, tallnin ' kurabien' me popullin duke i treguar sa mirë kishte gatuar Monika roston me kumbulla", theksoi Tahiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania