Gazeta Shqiptare

Dokumenti i Tahirit, PD: S'ka lidhje, krimin e kreu në Shqipëri

PD: Hetimi italian për Tahirin, i pavlerë

-

Demokratët

reaguan dje pas daljes së Saimir Tahirit para mediave, duke e cilësuar të pavlerë dokumentin e publikuar prej tij. Gazment Bardhi e quajti shfaqjen si një goditje të rëndë të reformës në drejtësi dhe u bëri thirrje ndërkombët­areve të mos lejojnë që Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar. Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij është i pavlerë për veprimtari­në e tij kriminale në Shqipëri. Hetimi italian është i parëndësis­hëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri. Si ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetje­n shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri", u shpreh këshilltar­i ligjor i PD, Gazmend Bardhi. Ndaj, edhe daljen e ishministr­it të Brendshëm përpara medias, demokratët e cilësojnë skenar të orkestruar nga kryeminist­ri Rama, për të shpëtuar nga drejtësia ish- vartësin e

akuzova e nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk gënjeva, nuk sajova. Unë u përballa. Dhe sot jam i vetmi politikan shqiptar, që vetëm pse përmendem në bisedat e ca trafikantë­ve, kërkova vetë e jam hetuar jo një herë, por dy herë nga Prokuroria e Antimafies italiane", theksoi ai. Ndaj, tashmë që drejtësia italiane foli, Tahiri kërkon që edhe prokuroria shqiptare të tij. "Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t'i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet. Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetje­n nga Tahiri të organizatë­s kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës", tha Bardhi. Pas fjalimit të ish- ministrit të Brendshëm, opozita sheh kërcënimin e hapur që ajo thotë se Tahiri i bërë sistemit të drejtësisë, ndaj dhe adresoi një thirrje në adresë të organ-

konkludojë për hetimet që ka nisur prej më shumë se një viti. "Janë 7 prokurorë në çështjen time. Ka kaluar 1 vit. Dokumentin e Italisë e dorëzova të hënën në prokurori. Unë them ' boll', nuk kam më çfarë të pres. Nëse s'dalin 7 prokurorë, bëjini 70. Deri tani është hetuar gjithçka për mua. U bë një vit që prokuroria heton, por unë s'jam thirrur asnjë herë të vetme", dek-

AKUZA

"Saimir Tahiri kërcënoi si mafioz çdo prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij. Pas këtyre kërcënimev­e, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga ' detyrim paraqitje', në ' arrest me burg' për Tahirin", tha Bardhi.

it të akuzës. "Saimir Tahiri kërcënoi si mafioz çdo prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij. Pas këtyre kërcënimev­e, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga ' detyrim paraqitje', në ' arrest me burg' për Saimir Tahirin", tha këshilltar­i ligjor i PD. Për demokratët, gjuha e përdorur nga Tahiri përbën vepër penale dhe se shfaqja e tij është një goditje e rëndë ndaj reformës në drejtësi.

laroi Tahiri. Në deklaratën e tij Tahiri u mor gjatë edhe me rolin që luajtën në këtë proces politikanë dhe ambasadorë, duke evidentuar Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Në fund, ai deklaroi se e gjithë kjo histori dhe kjo kohë i dha mundësi të njohë më mirë njerëzit, kush i qëndroi pranë dhe kush punoi kundër tij, duke paralajmër­uar kështu se ai nuk harron.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania