Gazeta Shqiptare

Meta, Xhaçkës: Cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit?

Neni 103 i Kushtetutë­s mban ' peng' dekretimin, Kuvendi shtyn votimin për pasuesin e Xhafajt Ndoka: Presidenti zbuloi probleme që pengojnë dekretimin

-

Gjeneral Sandër Lleshi u propozua nga kryeminist­ri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm ditën e shtunë, por presidenti Ilir Meta ende nuk ka firmosur dekretin. Në këtë mënyrë Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të mbetet ministër i Brendshëm, të paktën edhe për disa ditë. Kjo pasi presidenti nuk i dha mundësi Kuvendit që të votonte dje për zëvendësim­in e tij me gjeneral Sandër Lleshin, i propozuar nga kryeminist­ri Edi Rama për të qenë ministri i ri i Brendshëm. Pavarësish­t pritshmëri­ve të shumicës qeverisëse se kreu i shtetit do ta bënte dje shpalljen e dekretit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj Kuvendi shtyu votimin në një moment të dytë, sapo presidenti ta ushtrojë të drejtën e tij kushtetues­e. Kryetari i Partisë Demokristi­ane, bëri të ditur dje se stafi i presidenti­t foli dje për probleme kushtetues­e që e pengojnë dekretimin e z. Lleshi.

"Unë di që stafi juridik i presidenti­t ka gjetur probleme kushtetues­e që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjsh­mërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicio­n…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Bren- dshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për ' urdhëro si urdhëron'. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakola­r",- tha Nard Ndoka.

ARSYEJA

Që prej të dielës mbi tavolinën e Presidenti­t të Republikës Ilir Meta ndodhet kërkesa e kryeminist­rit Edi Rama për dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Punëve të Brendshme. Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga kjo kërkesë e kryeminist­rit Rama, ky dekret ende nuk ka marrë firmën e kreut të shtetit. Vonesa e Presidenti­t Meta për dekretimin e Sandër Lleshit duket se ka një shkak. Burime nga presidenca konfirmojn­ë për ' GSH' se shkak për këtë vonesë është bërë pikërisht detyrimi që lind nga zbatimi i nenit 98 i Kushtetutë­s, i cili përcakton se "ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drej-

tues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurë­se". Nisur pikërisht nga fakti se ministri i ri i propozuar mban gradën madhore "gjeneral" në forcat ushtarake, mësohet se Presidenti i Republikës i ka kërkuar informacio­n Ministrisë së Mbrojtjes cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit në radhët e ushtrisë. Kjo pasi, siç bëhet e ditur, ky nen i Kushtetutë­s nuk lejon që ministri i Brendshëm të

jetë njëkohësis­ht edhe një ushtarak me grada madhore në ushtri.

AFATI

Gjithsesi pritja e Presidenti­t të Republikës nuk mund të zgjasë edhe për shumë ditë, pasi Kushtetuta i ka vendosur atij një afat të caktuar për të dekretuar ministrin e ri. Pikërisht Neni 98 i Kushtetutë­s përcakton se "ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës,

me propozim të Kryeminist­rit, brenda 7 ditëve". Duke patur parasysh se propozimi i Ramës në presidencë ka mbërritur të shtunën më datë 27 tetor, atëherë sipas këtij përcaktimi kushtetues, Presidenti Meta ka afat edhe dy ditë për të dekretuar emrin e Lleshit si ministër i Brendshëm. Vetë Kushtetuta nuk i lë shumë hapësirë Presidenti­t të Republikës në rastin e dekretimit të një minis-

tri. Ndryshe nga rasti i dekreteve të ligjeve, në rastin e ministrit Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e kthimit të emërimit të propozuar nga kryeminist­ri. Ndaj nisur pikërisht nga ky përcaktim, pritet që kreu i shtetit të dekretojë emërimin e Sandër Lleshit brenda dy ditëve të ardhshme. Gjithsesi marrja e detyrës prej tij mbetet vetëm për javën tjetër, kjo pasi duhet të mblidhet Kuvendi për ta

votuar. Burime nga PS bënë të ditur se nuk përjashtoh­et mundësia edhe e thirrjes së Kuvendit në një seancë jashtë radhe, për shkak se nuk mund të lihet vendi pa ministër të Brendshëm për një kohë të gjatë. Deri atëherë në bazë të ligjit themeltar ministër i Brendshëm do të mbetet Fatmir Xhafaj, pavarësish­t se largimi i tij nga qeveria është dekretuar prej të shtunës nga Meta.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë një mbledhjeje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë një mbledhjeje
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania