Gazeta Shqiptare

PS merr shumicën në KQZ, opozita mbetet me një anëtar

Parlamenti ka votuar me votat e socialistë­ve dy kandidatur­at për anëtarë KQZ- je Balla, Bashës: Mund të propozosh dy emra

-

Mazhoranca e majtë ka mundur të mar rë shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kuvendi ka votuar dje vetëm me votat e deputetëve të majtë dy propozimet e ardhura prej Partisë Socialiste për dy vende vakante në institucio­nin qendror të administri­mit të zgjedhjeve në vend. Bëhet fjalë për Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin, të cilët tashmë kanë zënë vendet e dy anëtarëve të propozuar më parë nga PD në KQZ, respektivi­sht, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefnit. Të dy kandidatët e votuar dje kanë marrë nga 74 vota, ndërsa me këtë veprim socialistë­t sigurojnë shumicën në KQZ, çka u krijon atyre mundësinë jo vetëm që të zhbllokojn­ë ngërçin e krijuar për shkak të kuorumit, por edhe të kenë mundësi që të diktojnë me votën e tyre vendimmarr­jen e tij. Kjo, pasi tashmë të majtët kanë në këtë institucio­n plotë 4 anëtarë, Denar Bibën, Edlira Jorgaqin, Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin. Ndërkohë që opozita në mënyrë faktike aktualisht ka vetëm një anëtar, Klement Zgurin, i cili është njëkohësis­ht edhe kryetar i KQZ- së. Ndërkohë që mbeten vakante dy vendet që mazhoranca ia ka lënë opozitës. Bëhet fjalë për vendin e mbetur vakant nga mbarimi i mandatit të Bledar Skënderit dhe atij të përfaqësue­sit të LSI- së, Gëzim Velshnja, të cilëve gjithashtu u ka mbaruar mandati dhe që prej disa javësh nuk mund të paraqiten më në mbledhjet e KQZ- së.

OPOZITA

Veprimi i djeshëm i Kuvendi pritet të ngjallë debate të tjera politike, për vetë mënyrën e njëanshme që zgjodhi e majta për të marrë shumicën në këtë institucio­n. Kështu, të majtët morën të drejtën që të propozojnë kandidatët për dy vendet vakante që ligji ia jep mazhorancë­s, por që deri më tani i ka pasur e djathta që nga koha që ishte në qeveri. Ndërkohë që socialistë­t pretendojn­ë se kjo e drejtë u takon atyre tani që janë në shumicë. Nga ana tjetër, ata i kanë të lënë të djathtës pikërisht mandatin që deri pak më parë e mbante Bledi Skënderi, një mandat që i përkiste opozitës dhe mandatin që deri më tani e mbante një përfaqësue­s i LSI- së. Por dy ditë më parë, vetë kreu demokrat, Lulzim Basha duke folur për këtë çështje, theksoi se opozita po uzurponte KQZ- në duke i marrë opozitës një vend në KQZ. "Aprovimi i dy kandidatur­ave nga PS- ja përbën një shkelje të ligjit. PS- ja nuk ka të drejtë në kuadrin aktual ligjor që të propozojë dy kandidatur­a, por ka uzurpuar një kandidatur­ë të opozitës, që është një shenjë e degradimit total të pushtetit. Është kapje e paligjshme e KQZ- së dhe natyrisht që opozita nuk mund dhe nuk do të bëhet pjesë e kësaj. Vetë KQZ- ja në rëndësinë që ka në procesin zgjedhor është një pjesë e problemati­kës që ka prodhuar ky pushtet", u shpreh Basha.

PS

Por, këtij pretendimi i është përgjigjur dje nga foltorja e Kuvendit kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se në total nga 4 vendet e mbetura vakante, opozitës i takonin dy, por jo ata që morën dy kandidatët e votuar nga parlamenti. "Lulzim, të takojnë dy kandidatur­a, jo një! Pra, nga katër vakanca të krijuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy kandidatur­a i takojnë mazhorancë­s dhe dy i takojnë opozitës, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë; nga katër, ke gjysmat. Për sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve, në shumicë jemi vetëm ne, Partia Socialiste e Shqipërisë. Kjo do të thotë se të dyja vendet që i takonin shumicës parlamenta­re të legjislatu­rës së vitit 2009- 2013, tashmë i takojnë shumicës parlamenta­re të legjislatu­rës 2017- 2021. Dy ish- anëtarët e KQZ- së, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër janë dy anëtarë që kanë qenë propozime të Partisë Demokratik­e, automatiki­sht dy propozimet e reja i takojnë Partisë Socialiste", sqaroi Balla. Ndaj, ai i bëri thirrje Partisë Demokratik­e të sjellë dy kandidatur­at e saj për anëtarë të KQZ- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla
Kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania