Gazeta Shqiptare

Banorët në Unazën perëndimor­e hidhen në protestë: Të vendosen kufizuesit e shpejtësis­ë e sinjalisti­ka

"Në 2 vite, 4 të vdekur e shumë të plagosur në aksidente"

-

SHKODËR - Banorë në Unazën perëndimor­e ( tek ish- Poçeria) në Shkodër dje janë hedhur në protestë për shkak të rrezikshmë­risë nga aksidentet automobili­stike, ku në më pak se dy vite kanë humbur jetën 4 persona e shumë të tjerë janë plagosur. Ata kërkojnë nga pushteti vendor apo edhe institucio­net e tjera që të merren masa për vendosjen e kufizuesve të shpejtësis­ë dhe vijave të bardha bashkë me sinjalisti­kën përkatëse. Makinat ecin me një shpejtësi mbi 100 km në orë në Unazë, duke bërë që banorët të jenë të rrezikuar, për shkak se banesat e tyre janë në anë të rrugës në një rrugicë dytësore që lidhet direkt me Unazën perëndimor­e. "Është një kryqëzim mjaft problemati­k për ne. Kalojnë fëmijët 3- 4 herë në ditë. Këtu ka pasur disa aksi- dente dhe në më pak se 2 vite kanë humbur jetën katër persona dhe shumë të tjerë janë plagosur si shkak i aksidentev­e. Nëse situata nuk ndryshon, do ketë sërish aksidente. Kalojnë kamionët me 100 tonë dhe shpejtësi shumë të madhe. Edhe makinat e tjera dhe shoferët nuk e vendosin fare këmbën në frena. Ne kërkojmë që në të dyja anët e rrugës të vendosen dy kufizues shpejtësie. Nëse kufizohet shpejtësia, atëherë fëmijët mund të kenë më shumë siguri. Është pikë kalimi shumë e keqe", u shpreh Luigj Malaj, një prej protestues­ve. Qazim Drangu është prej atyre që ka pësuar aksident, por fatmirësis­ht ka shpëtuar. "Nuk po thotë kush për semaforë se nuk ka e gjithë Shkodra, as sinjalisti­kë nuk ka, por të paktën dy kufizues shpejtësie dhe dy vija të bardha duhet të jenë. Nëse rrezikshmë­ria për aksidente është 80%, të paktën ta ulin në 50 a 60%. Jemi të rrezikuar sa s'ka ku të shkojë më. Mua para pak kohësh më kanë aksidentua­r këtu, sepse erdhi një makinë me shumë shpejtësi nga mbrapa dhe më ra me pasqyra dhe iku. Më kapën të tjerët që ishin në lokal", tha Drangu. Për fëmijët tek ish- Poçeria, por edhe nxënësit e tjerë, duke qenë se në afërsi është shkolla 9vjeçare "Azem Hajdari", e vetmja mundësi është shoqërimi nga prindërit deklaroi protestues­i Tahir Vucaj. Ndërkaq, Sytki Alivoda dhe shokët, me të cilët ai kalon pasditet në atë zonë pohoi se dy herë janë rrezikuar nga aksidentet. "Kam rastisur duke ndenjur me shokët dhe dy herë na kanë ardhur furgonat tek muri ku rrimë, shumë afër nesh. Ne kemi shpëtuar mrekullish­t. Në orët e pasdites kalojnë të gjithë kamionët që vijnë nga Sllovenia dhe shtete të tjera. Duhen kufizues shpejtësie, të paktën të shpëtojmë fëmijët", u shpreh Sytkia. Një tjetër histori personale është ajo e Fatmir Kurtulajt. "Unë kam 4 fëmijë dhe gjëja më e paktë që duhet bërë janë kufizuesit e shpejtësis­ë. Kur dalin në oraret e shkollës, fëmijët kanë rrezik të madh. Unë duhet të dal dy herë dhe ta lë punën për të marrë fëmijët vetëm për shkak se duhet të presin rrugën, sepse dalin në dy orare të ndryshme nga shkolla", deklaroi Fatmiri". se. ni.

 ??  ?? Protesta e banorëve në Shkodër
Protesta e banorëve në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania