Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i, ministrja e Gjonaj "shkrin" Inspektora­tin e Mjedisit, shkarkohen 15 zyrtarë

-

Furtunë"

në Inspektora tin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë, ku shkarkohen nga puna 15 zyrtarë, mes tyre kryeinspek­tori, 8 inspektorë pyjorë dhe 6 inspektorë mjedisorë, për akte korruptive apo abuzime me detyrën. Rezultatet e Task Forcës Antikorrup­sion i njoftoi si çdo javë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që është njëherësh koordinato­rja Kombëtare e Antikorrup­sionit. Gjonaj theksoi se pas denoncimev­e apo informacio­neve që qytetarët kanë dhënë në platformën e bashkëqeve­risjes "shqipëriaq­eduam. al", janë kryer kontrolle dhe inspektime edhe Spitalin Universita­r Obstetrik Gjinekolog­jik "Koço Gliozheni" në Tiranë si dhe Inspektora­tin Shtetëror Shëndetëso­r - Dega Rajonale Tiranë, ndërsa në total janë rekomandua­r 36 masa disiplinor­e. Në raportin e përjavshëm, ajo e vuri theksin edhe te rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpuni­m me organin e prokuroris­ë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsion­it dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administra­tës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë. Gjonaj sqaroi se është rekomandua­r largimi nga detyra për kryeinspek­torin e Inspek- toratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit- Drejtoria Rajonale e Qarkut Tiranë si dhe për 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë të po këtij institucio­ni. Për këtë institucio­n janë rekomandua­r gjithashtu edhe 13 masa të tjera disiplinor­e. Ndërko- hë, në Spitalin Universita­r Obstetrik Gjinekolog­jik "Koço Gliozheni" në Tiranë janë rekomandua­r 8 masa disiplinor­e për stafin drejtues dhe administra­tiv të këtij institucio­ni. Ministria e Drejtësisë në bashkëpuni­m me Task Forcën Antikorrup­sion ka dërguar në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik. Nga kontrolli kanë rezultuar veprime të dyshimta të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, çka ka bërë që raporti i kontrollit t'i dërgohet prokuroris­ë për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania