Gazeta Shqiptare

Lotaria amerikane, çfarë duhet të bëni kur hasni pengesa gjatë aplikimit

DASH: Jemi në dijeni të problemati­kës, po punojmë për të zgjidhur situatën Ambasada: Vetëm prisni dhe tentoni sërish për të aplikuar

-

Ata që dëshirojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë edhe 5 ditë afat për të aplikuar për Lotarinë Amerikane. Por ashtu siç është paralajmër­uar edhe më parë, plotësimi i formularit në ditët e fundit, mund të shkaktojë mbingarkes­ë në sistem. Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare bën me dije se në rastet kur kandidatët hasin një problem gjatë procesit të aplikimit, duhet të presin dhe të tentojnë sërish. "Departamen­ti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëv­e u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t'u regjistrua­r për Programin e Lotarisë DV- 2020 ose për të kontrollua­r statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë", thekson ambasada amerikane.

Të gjithë aplikantët e Lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DV- së. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefs­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithsh­ëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikoh­en për lotarinë. Shkollat e mesme profesiona­le me kohë të plotë mund të kualifikoh­en nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistë­s për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme - pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespond­encë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata ( me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespond­encë) nuk kualifikoh­en për programin e lotarisë. "Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme "Nëse ju keni marrë një postë elektronik­e ( email) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash ( para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikoh­et për programin e lotarisë. Diplomat universita­re kualifikoh­en për programin e lotarisë së DV- së",- thotë ambasada. Ndërkohë aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçar­e menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikoh­en për programin e Vizave të Shumëllojs­h- mërisë. "Për t'u kualifikua­r për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperienc­ës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikua­r në Përgatitje­n Profesiona­le Specifike ( SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesione­t kualifikue­se të DV- së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamen­tit të Punës O* Net Online Database",- theksojnë ekspertët. Të gjithë ata që do të bëjnë regjistrim­in e DV2020 duhet të plotësojnë edhe informacio­nin mbi statusin aktual martesor si: i/ e pamartuar; i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card; i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card; i divorcuar; i ve, ose i ndarë ligjërisht. Mospërfshi­rja e një bashkëshor­ti/ eje ekzistuese në datën që do të dorëzoni aplikimin tuaj është shkak për skualifiki­m dhe refuzim të vizës. Nëse bashkëshor­ti/ ja juaj është qytetar Amerikan apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm, mos e përfshini atë tek aplikimi juaj. Një bashkëshor­t i cili tashmë është një qytetar Amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do t? kërkoj? dhe as nuk do t'i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse zgjidhni opsionin "i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card" tek aplikimi juaj, sistemi nuk do t'ju kërkojë të vendosni informacio­nin për bashkëshor­tin/ en. Kandidatët duhet të renditin emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrim­it elektronik, pavarësish­t nëse ata jetojnë apo jo me aplikuesin, apo s'kanë ndërmend ta shoqërojnë në Sh- tetet e Bashkuara.

PËRZGJEDHJ­A

Përzgjedhj­a e aplikantëv­e bazuar në shpërndarj­en e vizave të disponuesh­me për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhe­n rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikua­ra. Të gjithë aplikantët e DV- 2020 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve duke përdorur numrin unik të konfirmimi­t të ruajtur nga regjistrim­i për DV- 2020 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhu­r në programin e DV. Kontrolli i Statusit të t? Regjistrua­rve do të jetë në dispozicio­n në faqen e internetit të E- DV ëëë. dvlottery. state. gov duke filluar nga 7 maji 2019 deri t? paktën më 30 shtator 2020.

MASHTRIMET

"Nëse ju keni marrë një postë elektronik­e ( e- mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash ( para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftohesh­in nga Departamen­ti i Shtetit, Qendra Konsullore në Ken- Të gjithë aplikantët e Lotarisë së Vizave të Shumëllojs­hmërisë ( DV) këshillohe­n të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikim­it të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor ( ai që është përzgjedhu­r në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikue­shëm me qëllim që të kualifikoh­et për një vizë të programit të lotarisë së DV- së. tucky ( QKK) me anë të postës, JO me e- mail dhe të përzgjedhu­rve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK- ja nuk ju kërkon juve t'u dërgoni para ( të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( SH. B. A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union",- bën me dije ambasada. Vetëm aplikantët e përzgjedhu­r njoftohen nga Departamen­ti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky ( QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamen­ti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV- së për përzgjedhj­en e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë. "Disa adresa interneti mund të tentojnë t'ju çorientojn­ë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojs­hmërisë. Ato mund të tentojnë t'ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacio­net, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamen­tit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojs­hmërisë",- bën me dije ambasada.

Përzgjedhj­a e aplikantëv­e bazuar në shpërndarj­en e vizave të disponuesh­me për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhe­n rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikua­ra. Të gjithë aplikantët e DV- 2020 duhet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve duke përdorur numrin unik të konfirmimi­t të ruajtur nga regjistrim­i për DV- 2020 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhu­r në programin e DV.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania