Gazeta Shqiptare

SHBA: Bursa për studentët, si të aplikoni

Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracion­in, një pagesë të vogël mujore dhe librat Ambasada: Kushti, të keni mbaruar së paku vitin e parë në fakultet

-

Ambasada amerikane ka publikuar dje udhëzimin për të gjithë studentët shqiptarë që janë të interesuar për të studiuar me bursë të plotë përtej Atlantikut. "Aplikimet për Programin Global UGRAD 2018- 2019 janë hapur! Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t'i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Filloni aplikimin tuaj! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018", shkruan ambasada amerikane në një status në "Facebook".

Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamen­tit i Shtetit, i cili jep bursa për studentë të nivelit universita­r në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universite­te në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniver­sitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracion­in për aksidente/ sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrë­sit jetojnë në konvikt me bashkëmosh­atarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t'i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan.

Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetari­sht në aktivitete­t e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesiona­l si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t'u bërë udhëheqës në profesione­t dhe komunitete­t ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializi­me të rëndësishm­e ndërkombët­are, dhe të punojnë në biznese ose administra­të në vendet e tyre. Konkurrenc­a për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhe­n në bazë të rezultatev­e akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitje­s së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminu­es ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Programi Global UGRAD është i hapur për këdo që është: Mbi 18 vjeç Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet

Të ketë mbaruar vitin e parë të universite­tit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD

I regjistrua­r si student në çdo universite­t të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsideroh­et si semestër përmbyllës për një student universite­ti.

Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar ( Një program trajnimi për përmirësim­in e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në gusht 2018 ose janar 2019 ( kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)

Të ligjshëm për t'u pajisur me vizën amerikane për studentë ( J- 1) që nevojitet për këtë program

Të ndërgjegjs­hëm për t'u kthyer në vendin e tyre pas përfundimi­t të programit

JO TË KUALIFIKUE­SHËM

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikoh­en për programin Global UGRAD

Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara

Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre

Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamen­tin e Shtetit dhe/ ose për Agjencinë Ndërkombët­are të Zhvillimit ( USAID); punonjësit janë, gjithashtu, të pakualifik­uar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;

UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Një aplikim i plotë duhet të përmbajë: Aplikimin Një ese Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identiteti­t

Listë zyrtare të notave të universite­tit ( të noterizuar­a)

Dy letra reference ( të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike, e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.

Ekuivalent­im i notave sipas sistemit amerikan të Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamen­tit i Shtetit, i cili jep bursa për studentë të nivelit universita­r në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universite­te në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniver­sitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracion­in për aksidente/ sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra.

vlerësimit Aftësia në gjuhën angleze Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëv­e të përzgjedhu­r do t'u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

UDHËZIMET E APLIKIMIT

Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t'i gjeni këtu ( PDF 791 KB).

Për t'u regjistrua­r për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandoj­më të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.

Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!

Nxitoni! Afati i fundit Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018 ora 11: 00PM ( ora shqiptare). Mos përdorni shkronja të veçanta / pikësime. Siste- mi njeh vetëm alfabetin anglez. Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni "dërgo" vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni "ruaj" Procesi i regjistrim­it kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e- mail me udhëzime dhe një link për t'u regjistrua­r.

është 31 Dhjetor, 2018 ora 11: 00PM ( ora shqiptare).

Mos përdorni shkronja të veçanta / pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.

Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni "dërgo" vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni "ruaj"

Procesi i regjistrim­it kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e- mail me udhëzime dhe një link për t'u regjistrua­r.

Përzgjidhn­i aplikimin Global UGRAD 2018 dhe klikoni "regjistroh­u"

Klikoni: Plotësoni aplikimin online

Për pyetje të tjera, ju lutemi, shkruani në: Cultureand­EducationT­irana @ state. gov

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania