Gazeta Shqiptare

Rama lavdëron Bankën e Shqipërisë: Ka qenë pikë referimi për të gjithë

Kryeminist­ri në konferencë: I vetmi institucio­n që nuk është anatemuar Ahmetaj: 4.3% rritje ekonomike në 2019, më e larta në rajon

-

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se Banka e Shqipërisë është i vetmi institucio­n që nuk është anatemuar dhe përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë.

Kryeminist­ri theksoi se "BSH është ndoshta i vetmi institucio­n që rrezaton një qëndrueshm­ëri konstante në të gjithë periudhën e ekzistencë­s së vet, pas rënies së komunizmit".

"Nëse nuk i kam bërë gabim llogaritë, BSH është i vetmi institucio­n në këtë vend që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër politike. Kjo mjafton për ta përcaktuar BSH si një qendër të rëndësishm­e dhe të pakontestu­eshme graviteti që pa diskutim është meritë e ekipit të drejtimit, bordit dhe guvernator­ëve njëri pas tjetrit",- tha Rama.

Për të ilustruar rolin e Bankave Qendrore në realitetin e sotëm, kryeminist­ri Rama u rikthye në periudhën e 50 viteve më parë.

"50 vite më parë kur BE sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet të provonte rezultatet gjysmë shekullit që kaloi, Banka e Suedisë pati organizuar një konferencë me të njëjtin pyetje që sot Shqipëria ia bën vetes: Banka qendrore përballë sfidave. E parë me sytë e 50 viteve më pas, politikat monetare i kanë kapërcyer kufijtë kombëtare dhe janë të ndërlidhur­a me njëra- tjetrën. Sot në një vend si Shqipëria është ngritur pyetja e integrimit evropian me tërësinë e kushteve. Banka qendrore duhet t'i japë një përgjigje kësaj pyetje, duket pyetje e thjeshtë, por është komplekse. BSH ka pasur një rol pozitiv në përballjen me përudhen pas krizës duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. BSH është i vetmi institucio­n që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se BSH është një qendër e Kryeminist­ri vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë dhe punën për të përballuar pasojat në momente të caktuara dramatike, ndërsa tha se BSH ka pasur një rol jashtëzako­nisht pozitiv edhe në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi një pikë referimi për të gjithë. pakundërsh­tueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar. BSH përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri. Sot është ulur niveli i kredive të këqija në krahasim me vitet e kaluara"- tha Rama.

Rama vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë dhe punën për të përballuar pasojat në momente të caktuara dramatike, ndërsa tha se BSH ka pasur një rol jashtëzako­nisht pozitiv edhe në përballjen me periudhën pas krizës duke qenë në vijimësi një pikë referimi për të gjithë.

MINISTRI I FINANCAVE

Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2019 do të arrijë në 4.3%, që mendohet të jetë më e larta në rajon.

Kështu deklaroi sot ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në konferencë­n vjetore "Politika monetare, integrimi ekonomik dhe normalitet­i i ri", ku është i pranishëm kryeminist­ri Edi Rama, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, etj.

"Ekonomia shqiptare rritet në nivelet 4%. Dikush thotë a mjafton. Ky është një debat që nuk ka për të mbaruar kurrë. 7% mbase nuk do të mjaftonte, 10% ndoshta për të konverguar sa më shpejt me nivelin e BE- së nuk do të mjaftonte, por, kur e krahason me 0.8% në 2013, pas riskut të një kolapsi total, sigurisht që 4% është katër herë më shumë", nënvizoi Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj theksoi se "rritja ekonomike është mbështetur në mënyrë të balancuar si te konsumi i popullatës ashtu edhe tek investimet në ekonomi, shtimi i aktiviteti­t ekonomik, ndryshe ndodhte në vitet para 2013, është më në fund shoqëruar me rritje punësimi.

Ministri tha se "sërish nuk do të ndalem asnjëherë së përsëritur­i se besoj se çështja e punësimit është çështja më rëndësishm­e e diskutimit mes qeverive dhe aktorëve të tjerë në ekonomi".

"Shumë aspekte të realitetit ekonomik kanë ndryshuar pas viti 2008 qoftë nga pikëpamjet e infrastruk­turës financiare apo të sjelljes së aktorëve ekonomikë si institucio­nale ashtu edhe individëve",- shtoi ai.

Lidhur me investimet e huaja, Ahmetaj tha se "në vitin 2018 investimet e huaja direkte pritet të jenë në nivele të kënaqshme. Më besoni se të paktën në aspektin nominativ do të jenë shifra rekord. Nuk ishte e lehtë të vinim në këtë realitet të sotëm ekonomik.

Qeveria shqiptare ndërmori një sërë masash të gux- Ministri i Financave tha se "Kreditë me probleme kanë shkuar nga 24% në vitin 2014 në 13.3% në 2018 dhe vazhdojnë të ulen. Falë këtyre ndërhyrjev­e nga më domethënës­et në sistemin financiar shqiptar, sot sistemi është shumë i sigurt dhe më i pajisur me mjete për të përballuar situata të vështira". imshme dhe jo të lehta për të evituar situatën e vështirë ku ndodhej vendi në 2013".

Ahmetaj tha se "efektet e krizës së 2008 u transmetua­n në ekonomi të ndryshme përmes kanalesh të ndryshme. Shqipëria fatmirësis­ht nuk u përfshi në një recension klasik pas krizë së 2008, por degradimi i performanc­ës së aktivitete­ve ekonomik u shfaq vit pas vit duke kulmuar në gjendjen e vitit 2013, 2012. Në 2012 kur Shqipëria konsideroh­ej në kulmin e varfërisë së vet. Dhe në 2013 kur situata e financave publike dhe ekonomike ishte në atë gjendje që edhe na surprizoi edhe nuk na surprizoi, kur skanuam realitetin".

"Ne jemi sot patjetër në një realitet të ri, ekonomia shqiptare e ka lënë pas vitin e vështirë 2013 dhe pasojat që eventualis­ht do të shihnim dhe ndjenim të gjithë nga punonjësit publikë te pensionist­ët, apo shtresat në nevojë, bizneset, bankat e kështu me radhë.

Faktikisht për shkak të përgjegjsh­mërisë së qeverisë dhe të gjithë aktorëve, duke përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, kriza greke u la pas tani, është kthyer në një përrallë të së kaluarës. Në 2012 nuk ishte aspak një përrallë, ishte një realitet i mundshëm".

Ministri Ahmetaj tha se "përfitoj në çdo rast të tillë të përmend fjalët e kryeminist­rit Rama në prezantimi­n e programit të qeverisë në shtator të 2013; "Përpara kemi një shkëmb, mbrapa kemi një gropë". Që do të thotë që kishim vetëm një rrugë dhe atë rrugë tashmë ne, ju qytetarët e kanë parë e kanë provuar mes dhimbjesh reformash, suksesesh duke lënë gropën mbrapa dhe shkëmbin të dërrmuar".

Duke përmendur reformat e kryera nga qeveria, Ahmetaj u shpreh se "u reformua sektori tërësisht energjetik, i cili ishte totalisht në kolaps, u ndërhy në reformën pensioneve duke e shndërruar skemën në një projeksion të qëndrueshë­m, reforma administra­tive territoria­le nga 374 njësi në 6 njësi, duket si aritmetikë e thjeshtë, në fakt, ka qenë një ushtrim politik dhe administra­tiv tejet i guximshëm dhe i vështirë, si dhe reformën në arsimin e lartë".

Nuk mund të lë pa përmendur, vijoi ai, reformën e financave publike ku së bashku me FMN, Bankën Botërore, Komisionin, sot ne numërohemi në vendet me transparen­cë të kënaqshme, të lartë në financat publike.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania