Gazeta Shqiptare

Guvernator­i Sejko: Sfidat kryesore me të cilat haset Banka e Shqipërisë

-

sojë e një kombinimi faktorësh: ngadalësim­i i produktivi­tetit dhe i ritmit të inovacioni­t; trendet e pafavorshm­e demografik­e në vendet e zhvilluara; apo dhe riciklimi i kursimeve nga vendet në zhvillim drejt atyre të zhvilluara. Kjo rënie sjell reduktimin e hapësirave për politika monetare stimuluese konvencion­ale në të ardhmen. Lidhja midis kërkesës agregate dhe normës së inflacion- it është zbehur në horizontin afatshkurt­ër e afatmesëm, si pasojë e zhvillimev­e në tregjet e punës dhe e integrimit në rritje të ekonomisë botërore. Ky fenomen rrit koston e veprimit të politikës monetare. Po ashtu, inovacioni financiar dhe ndërgjegjë­simi në rritje i ndërlidhje­s midis stabilitet­it ekonomik e monetar, nga njëra anë dhe stabilitet­it të sistemit financiar nga ana tjetër, kanë reduktuar hapësirat e veprimit të instrument­eve konvencion­ale të politikës monetare" - tha Sejko.

Ai nënvizoi se konsensusi mbi fizionomin­ë e "normales" së re të politikës monetare duhet të ruajë tri elemente esenciale të saj.

- Së pari, shmangia e objektivav­e të shumëfisht­ë, apo të paqartë e jotranspar­entë, mbi politikën monetare. Ky parim do të ruante besuesh- mërinë e politikës monetare, si një parakusht i rritjes së efektivite­tit dhe i reduktimit të efekteve anësore të ndërhyrjes së saj.

- Së dyti, njohja e limiteve që ka politika monetare, si në horizontin afatshkurt­ër e afatmesëm, ashtu dhe në atë afatgjatë.

- Së treti, dizenjimi i gamës së instrument­eve në përdorim të politikës monetare duhet të kujdeset për shmangien e rrezikut në bilancin e bankës qendrore, çka do të ndikonte negativish­t pavarësinë e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania