Gazeta Shqiptare

Rrëfehet Ravajol Hasani: Unë, kuzhinieri i Rihannës dhe presidenti­t të Kanadasë, ja pjatat që iu përgatis

"Jamie Oliver më ka vlerësuar si ambasadori i tij në Shqipëri"

- Egla Xhemali

Ilindur në Memaliaj, megjithëse prej kohësh jeton mes Greqisë dhe Qipros, Ravajol Hasani është shefi i kuzhinës shqiptar, i cili me talentin e tij ka mahnitur shefat më të mëdhenj të kulinarisë në botë. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", ai rrëfen vështirësi­të e emigrimit drejt Greqisë, ku shprehet se shpeshherë është nënvlerësu­ar e përbuzur vetëm se ishte shtetas shqiptar. Ai tregon plot nostalgji kontaktet e para me kuzhinën, që do të bëhej më vonë dashuri dhe një vend i pandarë për të. Pasionin për gastronomi­në, Ravjoli e ka treguar me punën e tij, duke e ushtruar profesioni­n në restorante­t më të mëdha në rajon e në Evropë. Kjo ka bërë që ai të vlerësohet me një sërë çmimesh si "Kapelja e Artë" dhe "Luga e Argjendtë". Gjithashtu, ai është caktuar nga vetë shefi i kuzhinës me famë botërore, Jamie Oliver, si ambasadori i tij në Shqipëri. Ravajo Hasani tregon se gjatë rrugëtimit të tij ka pasur momente të bukura, por edhe të vështira, të cilat e vinin në sfidë me veten. Kur një klient nuk kënaqet plotësisht nga pjata e tij, për Hasanin është një mision për përmirësim­in dhe gjetjen e problemit të përgatitje­s së ushqimit. Edhe pse i ri në moshë, ai ka një eksperienc­ë vërtet të madhe e të admirueshm­e në kuzhinë, vlerësimi i tij nga shefa të mëdhenj të kuzhinës ka bërë që të punojë në restorante ku shkojnë VIP- a të ndryshëm nga e gjithë bota. Ravajoli i ka shërbyer ushqim këngëtares me famë botërore Rihana, presidenti­t të Kanadasë e shumë aktorëve të njohur. Për kuzhinieri­n më të njohur shqiptar, pavarësish­t statutit shoqëror që mund të ketë një person, ushqimi do t'i përgatitet dhe serviret me të njëjtën dashuri dhe përkujdesj­e.

Ju jeni larguar që në moshë të vogël nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Cilat janë momentet më të vështira të jetë suaj?

Emigrova para 15 viteve, kohë kur u futa në kuzhinë, djalë i vogël, punoja 15 orë për një euro ora. Koha e emigracion­it ishte shumë torturë, më shikonin si një gjë më poshtë, sepse isha emigrant nuk kisha të drejta ose një dorë, apo ndihmë që të ndërtojë veten dhe jetën. Duhej të kurseja para për studimet dhe shpenzimet personale sepse nuk të jepte njeri. Për të studiuar dhe për të arritur ëndrrën time duhej luftë, lodhje dhe sakrifica.

Si nisi kontakti i parë me kuzhinën?

Kontakti nisi që në moshën 16- vjeçare si pastrues në kuzhinë, atje kuptova që jeta ime filloi dhe do mbarojë në kuzhinë. Kuptova që atje do përfundoja dhe që u linda për këtë art.

Cilat janë bashkëpuni­met më të rëndësishm­e që ju keni bërë gjatë karrierës?

Bashkëpuni­mi me Jamie Oliver, ai donte të hapte restoranti­n e tij në Qipro, nën markën e tij dhe më zgjodhi si menaxherin e tij. Kam bashkëpunu­ar me Spiros Dossis, i cili është edhe personi që më tregoi rrugën, por që të bëhesh një shef i suksesshëm, duhet të punosh me shefa të suksesshëm.

Ju jeni vlerësuar me një sërë çmimesh në fushën e kulinarisë. Cilin prej tyre e konsideron­i si më të rëndësishm­in?

Viti 2016, për mua qe një vit që unë nuk e prisja të shpërblehe­sha me çmim. Unë u vlerësova si shefi më i mirë për vitin 2016. Mora "Kapelja e Artë" dhe "Luga e Argjendtë". Jamie Oliver më ka vlerësuar si ambasadori­n e tij në Shqipëri. Kishte vite me shumë punë, lodhje dhe sakrifica, por kam stafin tim që më mbështet në çdo hap, dashuria e fansave në tërë botën dhe familjes sime.

Në cilat vende apo shtete e keni ushtruar profesioni­n tuaj?

Shtetet janë shumta, duke filluar nga Greqia, Franca, Qipro, vendet skandinave dhe pothuajse në gjithë botën.

Keni punuar në restorante me shumë emër në rajon apo Evropë. Kush janë VIP- at që ju i keni shërbyer?

Restorante­t janë të mëdhenj e me emër, po ashtu të vlerësuar me shumë çmime. Në fakt, VIP- at janë të ndryshëm dhe me shumë emër në botë, si në fushën e muzikës, modës, aktorë, por edhe politikanë. Kam gatuar para një viti në Kanada për presidenti­n e Kanadasë, Justin Truedo. Po ashtu dhe për këngëtaren Rihanna dhe aktorin Hu Jackman e plot të tjerë.

Cila ka qenë pjata më e vështirë për t'u përgatitur?

Pjatat më të vështira janë ato që janë më delikatet, ato që prishen për një gradë temperatur­e, digjen ose ndahen. Ato që duan detaje në perfeksion. Këto ndodhen në kuzhinën franceze.

A ka pasur momente që keni dashur ta braktisni kuzhinën dhe të merreni me diçka tjetër?

Jo, në asnjë mënyrë nuk më ka shkuar në mendje të bëj një gjë tjetër. U linda në kuzhinë, jetojë me atë, aty marr ajër dhe frymë edhe kur jam me stafin tim, kur gëzohem dhe zemërohem, kur bie dhe ngrihem.

Gjatë karrierës suaj keni pasur ndonjë incident me ndonjë klient që nuk ka pëlqyer ushqimin tuaj?

Klientë të tillë kam pasur dhe do kem, pasi nuk mund të kënaqësh të gjithë. S'je magjistarë, sado i suksesshëm të jesh dhe i vlerësuar rëndësi ka që nga gabimet të mësosh e të punosh me kokën ulur dhe puna do tregojë të vërtetën.

Duke pasur parasysh eksperienc­ën tuaj në shumë shtete, si i shihni restorante­t shqiptare në krahasim me vendet e tjera?

Këtu do bëhem pak i hidhur. Duhet shumë punë në Shqipëri në fushën e gastronomi­së dhe kulinarisë. Duhen përpjekje dhe standarde, pasi ca gjëra janë shumë mbrapa. Po nuk u bëmë të gjithë një grusht, nuk do arrijmë kurrë të futemi në garën europiane të kulinarisë, as në tregjet e mëdha. Secili në një restorant ose hotel duhet të ketë standarde, të informohet ose të studiohet. E kemi për detyrë të japim cilësinë maksimale më të larta. Për të kuptuar këtë, duhet ta vëmë veten gjithmonë në vendin e klientit. Ushqimi që japim të kalojë në disa kontrolle e në përgatitje të sakta, vetëm kështu do kemi harmoni dhe një biznes të suksesshëm.

Nëse do gatuanit për një person të veçantë për ju, çfarë pjete do i servirnit?

Në gatime nuk bëj dallime nëse është i pasur ose i varfër, i bardhë apo i zi, politikan ose një kamerier. Të gjithë në restorante­t e mia, nga pastruesja deri te menaxheri do ushqehet njësoj dhe me dashuri të njëjtë. Po të gatuaja një gjë të veçantë, do të ishte ëmbëlsirë.

Kush është idhulli juaj?

Idhulli im në gastronomi është Jamie Oliver, me të cilin edhe kam bashkëpunu­ar. Gjithashtu kam plot të tjerë që më pëlqejnë dhe i vlerësoj si Marco Pierre White, Joel Reducion, Paul Boçuse, Eric Frechon dhe Tommas Keller.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania