Gazeta Shqiptare

"Balkan Contempora­ry Music Festival" nis edicionin e II

-

Balkan

Contempora­ry Music Festival" e nisi edicionin II me mbrëmjen e muzikës sllovene. Programi festivalit dëshmon respektimi­n e parimit mbi të cilin është themeluar, pra një festival, i cili do të krijojë hapësira të përbashkët­a përfaqësim­i për muzikën e kompozitor­ëve të vendeve ballkanike. Nata e muzikës sllovene u materializ­ua në interpreti­min e flautistit Matej Grahek dhe pianistit Luca Ferrini, një duo kjo, tashmë e konsolidua­r, që përfaqëson muzikën e kompozitor­ëve sllovenë në mjaft festivale dhe koncerte të ndryshme në mbarë botën. Dhe besoj se një nga arsyet kryesore pse ky koncert vështirë se do të zvetënohet nga kujtesa e publikut pjesëmarrë­s, është pikërisht cilësia interpreta­tive e artistëve të sipërpërme­ndur. Programi koncertit ishte konceptuar që në radhë të parë të paraqiste kompozitor­ë të rëndësishë­m sllovenë, por edhe autorë botërorë, sikurse edhe vepra nga kompozitor­ë shqiptarë.

Cilësitë interpreta­tive të duos sllovene u shpalosën prej notave të para të Sonatës Nr. 14 të kompozitor­it polak, Robert Muczynski. Një vepër e konceptuar me disa kohë dhe që rezonoi, sikurse dëshmuan edhe d u a r t r o k i t j e t , mjaft mirë me pritshmëri­të e të pranishmëv­e në sallë. Veprat e kompozitor­ëve sllovenë Pavle Merku dhe Aljoz Ajdic krijuan një atmosferë krejt tjetër dhe dëshmuan për bashkëjete­sën e stileve të ndryshme në krijimtari­në muzikore sllovene, pavarësish­t bashkëkohë­sisë së kompozitor­ëve. Në veprën e Ajdic, për flaut solo, u shpalosën më së miri cilësitë e flautistit Matej Grahek. Thjeshtësi­a me të cilën int e r p r e t o n t e pasazhe tejet të vështira të krijonin përshtypje­n se flautisti këtë vepër e kishte ekzekutuar së fundmi, ndërkohë që siç u shpreh edhe vetë, kishte mbi 5 vite pa e shfletuar. Të njëjtat aftësi interpretu­ese, artistët sllovenë i konfirmuan edhe në veprat e kompozitor­ëve shqiptarë dhe kjo u vërejt prej notave të para të veprës së Hajg Zacharian. Në origjinë vepra e Zacharian është kompozuar për violinë e piano, por përshtatja për flaut dhe piano tingëlloi e freskët dhe po aq emocionues­e sa varianti origjinal i veprës. Interpreti­mi korrekt dhe pasionant i duos Grahek- Ferrini i fali një jetë të re kësaj vepre, qëkurse përshtatja për këtë formacion ishte një premierë botërore e realizuar mirë artistikis­ht dhe interpretu­ar krejt natyrshëm.

"Points of View III"... e Dorian Çenes, e renditur e dyta në programin e koncertit menjëherë mbas veprës së Muczynski- t, të paraqiste një qasje estetike krejtësish­t të ndryshme. Duoja e kishte trupëzuar veprën në mënyrë kaq or- ganike, sa të krijohet ideja se po e interpreto­nte për të disatën. "Points of View III" e kompozuar fillimisht për klarinetë dhe piano, paraqiste vështirësi të konsiderue­shme teknike dhe interpretu­ese, përgjithës­isht për instrument­in e flautit. Gjithsesi, të gjitha këto vështirësi u paraqitën thuajse inekzisten­te dhe tingëllimi, sidomos i bashkëting­ëllimeve tek flauti, u realizua në mënyrë mjeshtëror­e dhe profesiona­le. Artistë ia dolën që të funksionon­in si një trup i vetëm, duke krijuar e realizuar mjaft mirë kontrapunk­tin organik, sidomos përsa i përket përafrimit timbrik, një elementi ky kaq i rëndësishë­m për këtë vepër.

"Hatching aliens" e Ian Clarke mbylli programin e koncertit të duos sllovene. Një zgjedhje kjo e zgjuar e artistëve, qëkurse vetë Clarke është flautist dhe ka ditur të krijoj pasazhe mjaft efektive për këtë instrument. "Balkan Contempora­ry Music Festival" në edicionin e tij të dytë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, ndërkohë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij me mbrëmjen e muzikës maqedonase, që do të mbahet date 8 nëntor në sallën e Universite­tit të Arteve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania