Gazeta Shqiptare

Turqia paralajmër­on me luftë Greqinë për detin

Zëdhënësi i Erdogan: Forcat e armatosura s'do hezitojnë të veprojnë Konflikti për ishujt, grekët pretendojn­ë zgjerimin e ujërave territoria­le

-

Pas "luftës" së ftohtë të pashpallur mes tyre, Turqia paralajmër­on se do të kundërpërg­jigjet ushtarakis­ht nëse Greqia nis zgjerimin e ujërave territoria­le, sipas parimit të 12 miljeve. Deklaratën e bëri zëdhënësi i partisë së Presidenti­t Erdoan, i cili e konsideroi të rrezikshme përpjekjen e Athinës. "Kjo është një sjellje e rrezikshme. Hapësira që ata e njohin si "zona 7" është pjesë e shelfit tonë kontinenta­l. Përgjigjja e merituar do t'u jepet nga forcat tona të armatosura, që nuk do të hezitojnë të përmbushin kërkesën e Republikës së Turqisë". Athina e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se për sovranitet­in territoria­l nuk merr urdhra nga Ankaraja. Por ish- ministri i Jashtëm grek Theodhoros Pangalos i bën thirrje qeverisë greke të tregohet e kujdesshme me çështjen e zgjerimit të hapësirës detare dhe marrëdhëni­et me Turqinë. "Do thosha që nuk duhet të përlasemi me Turqinë. Është një forcë e madhe, duhet ta pranojmë. Por jeta e njeriut nuk ka të njëjtën vlerë në Greqi dhe Turqi. Turqia është vend i botës së tretë ku mijëra njerëz vriten pa u folur fare për ta". Kryeminist­ri grek Al- exis Tsipras nuk e çoi për dekret presidenci­al zgjerimin me 12 milje të hapësirës de- tare greke, por tha se do të kërkojë edhe mendimin e deputetëve dhe grupeve shken- "Kjo është një sjellje e rrezikshme. Hapësira që ata e njohin si ‘ zona 7’ është pjesë e shelfit tonë kontinenta­l. Përgjigjja e merituar do t'u jepet nga forcat tona të armatosura, që nuk do të hezitojnë të përmbushin kërkesën e Republikës së Turqisë", - ka thënë zëdhënësi.

core përpara se ta hedhë për votim në parlament. Ndërkaq dhe para disa ditëve Turqia ka paralajmër­uar Greqinë dhe e ka porositur të evitojë veprimet që mund të shkaktojnë përshkallë­zim në Mesdhe. "Ne këshillojm­ë Greqinë që të evitojë veprimet që mund të shkaktojnë një përshkallë­zim në rajon ( Mesdhe)", thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, ku rikujtohet se duke nisur nga mëngjesi i 18 tetorit kanë nisur aktivitete­t e reja kërkimore sizmike në platformën kontinenta­le turke në Mesdhe nga anija "Barbaros Hayreddin Pa? a". "Deklarata për media e bërë dje në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Jashtme e Greqisë është plotësisht e pabazuar nga pikëpamja e së drejtës ndërkombët­are. Këmbëngulj­a e Greqisë në pretendime­t jorealiste s'do të ketë asnjë rezultat tjetër veçse dëmtimit të marrëdhëni­eve dypalëshe dhe stabilitet­it rajonal", thekson MPJ turke. Në komunikatë nënvizohet, gjithashtu, se Turqia do të vazhdojë të përdorë në platformën e saj kontinenta­le të drejtat dhe kompetenca­t sovrane që burojnë nga e drejta ndërkombët­are. Kujtojmë se që prej kohësh këto dy shtete i kanë acaruar marrëdhëni­et e tyre për shkak të konfliktit mbi përkatësin­ë e ishujve, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, të pozicionua­r mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndi­more, një incident i rrezikshëm raportohet të ketë ndodhur në muajin shkurt të këtij viti. Në ishujt e shumëpërfo­lur, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det. Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke. Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëve­shje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje. Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontim­i të pritshëm. Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara.

 ??  ?? Anijet greke në detin Egje
Anijet greke në detin Egje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania