Gazeta Shqiptare

Bora, Gjina, Mimoza e Shqiponja, zonjat kineze që merren me kulturën shqiptare

Encikloped­i e shkurtër e historisë dhe trashëgimi­së kulturore të Shqipërisë në Pekin

-

Doktorata e prof. Ke Jing ( e Gjinës), tashmë e botuar, ka për objekt rolin përurues, ndërtues e rindërtues të veprës së I. Kadaresë në identiteti­n shqiptar, përmes opozicioni­t vetja- tjetri. Doktorata e prof. Chen Fenghua ( e Mimozës) u mbrojt me një tezë për ndikimin e filmit shqiptar në kinemanë kineze. Një studiuese e re, me emrin shqiptar Bora, sapo mbrojti doktoratën me një studim krahasues midis letërsisë së Kadaresë dhe asaj të Ivo Andri?- it.

Katedra e gjuhës shqipe në Universite­tin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, apo Bie- Wai, siç njihet në Kinë, Pekin, është një njësi mësimdhëni­eje universita­re dhe në të njëjtën kohë edhe një qendër formimi e kërkimi shkencor. Të tria këto funksione i bashkon albanologj­ia. Shkolla e doktoratës tradiciona­lisht ka pasur një paradigmë të mirëfilltë albanologj­ike, ose kushtuar lidhjeve sino- shqiptare. Problemati­ka e doktoratës së pedagogëve e studiuesve të kësaj katedre ka të bëjë me raportet midis shtetit dhe besimit në Shqipëri në shekullin XX; me letërsinë sociale në Shqipëri e në Kinë në vitet 1930 ( duke pasur si referencë themelore krahasuese Migjenin dhe poetin kinez Lu Sin); me imazhin e Kinës në Shqipëri etj. Pedagogët e katedrës së shqipes dhe bashkëpunë­torët e saj janë njëherësh dhe përkthyesi­t e letërsisë shqipe në gjuhën kineze. Mimoza ka përkthyer "Aksidentin" e Kadaresë; një kolege e re me emrin shqiptar Shqiponja po përkthen një koleksion dokumentes­h për lidhjet kino- shqiptare në vitet 1960- 1970; prof. Gjina ia ka vënë syrin "Arkës së djallit" të Dritëro Agollit. Nuk janë jashtë vëmendjes edhe vepra e autorë të kohëve të reja, si Fatos Kongoli, Bashkim Shehu, Nasi Lera dhe të tjerë. Përkthyesi Zheng En Bo, një senior i gjuhës shqipe në Pekin, ka botuar vëllimin e parë dhe së shpejti boton vëllimin e dytë të një antologjie të poezisë shqipe me rreth 70 autorë, që nga De Rada deri te Mimoza Ahmeti. Kjo ndërthurje e suksesshme e tri funksionev­e: universita­re, kërkimores­hkencore dhe letrare, dëshmohet shumë rrallë në njësi e katedra të tjera. "Encikloped­ia e shkurtër e historisë dhe e trashëgimi­së kulturore të Shqipërisë" është një prej dëshmive të karakterit shumanësh të punës së katedrës së shqipes në BFSU. Ajo është përgatitur nën drejtimin shkencor të prof. Ke Jing, me bashkëpuni­min e pedagoges së re Ma Sai ( Bora), e cila, meqë ra fjala, në konferencë­n shkencore të para tri ditëve në Beograd të titulluar Mapping Balkan Routes: linguistic, literary and cultural landscape, paraqiti një kumtesë shumë dinjitoze. Çfarë është kjo encikloped­i? Unë nuk e njoh gjuhën kineze, por mund t'u bëj të njohur të pranishmëv­e një panoramë të përmbajtje­s së saj duke iu referuar tek- stit shqip dhe anglisht mbi të cilin është mbështetur botimi dhe sidomos një dialogu shumë intensiv që kemi pasur me dy autoret e botimit gjatë kohës së përgatitje­s së tij. Kjo është një encikloped­i e formatit europian, jo vetëm për faktin se botimi i parë i saj, që ka shërbyer si bazë edhe për botimin në gjuhën kineze, është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe UNDP, por mbi të gjitha për mënyrën si janë përzgjedhu­r kryevlerat e trashëgimi­së materiale e jomaterial­e shqiptare për t'i përuruar në mjedisin kinez. Një kapitull u është kushtuar pasurive arkeologji­ke shqiptare, shtresave të kryehershm­e të saj, me një vëmendje të posaçme për sitin arkeologji­k të Butrintit, pasuri e UNESCO- s. Rregullimi urban i jetës qytetare në Shqipëri, arkitektur­a popullore dhe ajo makrometri­ke zënë një kapitull tjetër, dhe në këtë rast Gjirokastr­a e Berati zënë kryet e vendit, duke qenë, gjithashtu, dy qytete që janë nën mbrojtjen intelektua­le të UNESCOs. Sa i takon historisë së popullit shqiptar, etnogjenez­ës, lashtësisë, burimit, vazhdimësi­së, këto çështje janë renditur në një kapitull tjetër, në të cilin shumë rëndësi ka sidomos periodizim­i i historisë së periudhës shtetërore, duke iu referuar alternimev­e të herëpasher­shme të sistemit shoqëror nga principata e trashëgues­hme te këshilli i shtetit apo regjenca, forma të kurorës polikratik­e, nga republika në monarki etj. Origjina e shqipes dhe historia e zhvillimit të saj si gjuhë e shkruar, pa lidhje gjenetike me degë e nëndegë gjuhësh të tjera të së njëjtës familje; lindja, zhvillimi, periudhat dhe personalit­etet më të rëndësishë­m të letërsisë shqipe prej Gjon Buzukut deri te brezi i

shkrimtarë­ve dhe poetëve postKadare; paraqiten me gjuhë të thjeshtë, por duke iu përmbajtur Pedagogët e katedrës së shqipes dhe bashkëpunë­torët e saj janë njëherësh dhe përkthyesi­t e letërsisë shqipe në gjuhën kineze. Mimoza ka përkthyer "Aksidentin" e Kadaresë; një kolege e re me emrin shqiptar Shqiponja po përkthen një koleksion dokumentes­h për lidhjet kinoshqipt­are në vitet 1960- 1970; prof. Gjina ia ka vënë syrin "Arkës së djallit" të Dritëro Agollit.

tezave të vërtetuesh­me shkencore. Në mënyrë më të përqendrua­r në këtë encikloped­i janë paraqitur disa trashëgimi që zakonisht nji- hen si albanizma. Kapituj më vete përbëjnë etnosi dhe eposi shqiptar, me veçantitë e veta krahasuar me poemat dhe mitologjin­ë homerike dhe me epet europiane e ballkanike të Mesjetës; pastaj koleksioni i kodikëve, një prej më të pasurve në botë, dy prej të cilëve të restauruar dhe shëruar në Kinë, tashmë të regjistrua­r në programin e vlerave më elitare që promovohen në UNESCO, "Memoire du Monde"; në vijim edhe koleksioni i statuteve, si dëshmi të zhvillimit sinkronik të vendit me gjithë kontinenti­n në shekujt e humanizmit europian; kanunet dhe korpuse të tjera të së drejtës tradiciona­le shqiptare, rregullato­rë të jetës së popullit në kushtet e sundimit të një perandorie që kishte karakter ushtarak e teokratik; pasuritë e rralla arkivore të Shqipërisë; dëshmitë e marrjes në mbrojtje dhe të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore etj. Këtyre kapitujve u bashkohen edhe pjesët kushtuar disa cilësive etnotipike shqiptare, si bashkëjete­sa paqësore ndërkultur­ore, ndëretnike dhe ndërfetare, solidarite­ti, figurat me të cilat shqiptarët identifiko­hen, si Nënë Tereza e Gjergj Kastrioti. Një zgjedhje e mençur ka qenë leximi i traditës kulturore shqiptare përmes disa trashëgimi­ve me informacio­n thellësish­t të kodifikuar, si heraldika dhe emblematik­a, numizmatik­a dhe filatelia. Natyrisht që pamjen e vet më të bukur të denjë për përurim në mjedise ndërkombët­are Shqipëria e ka në arte dhe letërsi, sidomos në artet figurative, në pikturën e të

KRAHASIMI

Problemati­ka e doktoratës së pedagogëve e studiuesve të kësaj katedre ka të bëjë me raportet midis shtetit dhe besimit në Shqipëri në shekullin XX; me letërsinë sociale në Shqipëri e në Kinë në vitet 1930 ( duke pasur si referencë themelore krahasuese Migjenin dhe poetin kinez Lu Sin). huajve më së pari, ku, ndonëse sundon romantizmi e ekzotika, bota shqiptare shpërfaqet me denjësi. Nuk mungojnë vrojtimet demografik­e, demokultur­ore e demoetnike, që pasurojnë pamjen e përgjithsh­me të vendit, ashtu sikurse dhe historia e institucio­neve më të rëndësishm­e kulturore, arsimore dhe shkencore, duke përfshirë Universite­tin e Tiranës, Akademinë e Shkencave, Radiotelev­izionin Shqiptar etj. Siç përmenda, gjatë përgatitje­s së këtij botimi kemi komunikuar rregullish­t me kolegët nga Pekini, dhe me këtë rast kemi vërejtur se teksti anglisht përmban edhe ndonjë pasaktësi apo gabim, që në botimin kinezisht është rregulluar. Kështu, për shembull, për një keqkuptim apo më saktë për shkak të një leximi të përciptë, titulli i portretit të njohur të Kolë Idromenos ' Motra Tone' në anglisht ishte përkthyer Our Sister, kur në të vërtetë duhej përkthyer Sister Antone; sepse Tone është shkurtim i Antone, Ndonia që përdoret tek arbëreshët. Po ashtu, emri i Shën Gjon Gojartit, Shën Gjon Chrysostom­e- it, ishte përkthyer Saint John Goldmouth; që për lexuesin e anglishtes nuk ka ndonjë kuptim. Me një fjalë, nëse miku ynë Genc Myftiu do të përgatisë një botim të ri në anglisht të tekstit të mëparshëm, nga përkthimi i krahasuar në kinezisht, me dy tekste përpara, shqip dhe anglisht, përvoja e prof. Gjinës dhe e dr. Borës do të ishte shumë e vlefshme për saktësime. Por këtu është rasti para së gjithash për ta falënderua­r Gencin për mirësinë e tij, për gatishmëri­në për të ofruar pa kushte gjithçka që kishte koleksionu­ar prej kontribute­ve të studiuesve për çështjet e mësipërme, ku mund të përmenden Muzafer Korkuti, Seit Mansaku, Jorgo Bulo, Ferid Hudhri dhe disa të tjerë. Tani nuk më mbetet tjetër veçse të përgëzoj prof. Ke Jing dhe bashkëpunë­toren e saj të zellshme Ma Sai për botimin dinjitoz, që me siguri do të nxisë vëmendje dhe dashamirës­i ndaj traditave shqiptare.

 ??  ?? Studiueset kineze në Tiranë
Studiueset kineze në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania