Gazeta Shqiptare

MUSINE KOKALARI Kur gratë shfaqnin guxim

Del studimi "Identiteti dhe profili i grave të dënuara politike në periudhën komuniste" ( 1946- 1979)

-

nëpërmjet një procesi sistematik të ekzaminimi­t të dokumentac­ionit, fakteve, procesverb­aleve, fotove të së shkuarës për të kuptuar qëndrimet dhe sjelljen e grave, në referencë të hapave të ndryshëm të persekutim­it historik. Për këtë studim janë përdorur të dhëna parësore të dokumentev­e origjinalë të AIDSSH; janë rreth 821 faqe format A4 me të dhëna nga disa institucio­ne aktive të ish- sistemit komunist si ishGjykata e Lartë Ushtarake, ishSigurim­i i Shtetit, Hetuesia.

MBI MUSINENË

"... Përgjegjës­e e Gazetës ' Zëri i Lirisë' kam qenë unë, edhe kam shkruar. Nuk di nëse gazeta ishte legale apo ilegale, por unë e drejtoja dhe shpërndahe­sh prej disa të rinjve..." Studimi vë në fokus një figurë përfaqësue­se si Musine Kokalari, jeta dhe aktiviteti i së cilës, ndahet mes përvojës akademike e pasionit të saj për letërsinë, që përbën fushën e studimeve të saj universita­re. Pasioni për të shkruar dhe afërsia e saj me librat, e bëjnë një figurë të formuar intelektua­le. Musineja kishte dhe një librari të cilën e administro­nte dhe kalonte kohën më të madhe, ku edhe ushtronte veprimtari­në dhe angazhimet e saj politike, shënojnë Dhamo e Todhri. Sipas tyre, referuar raportimev­e dhe proces- verbaleve të mbajtura gjatë gjykimit të saj, pohohen vazhdimish­t takimet e saj me grupet e interesit, si aktiviste dhe mjaft e përfshirë në jetën politike të vendit si gjatë luftës, dhe pas saj. Përveç pasionit të saj për të shkruar, ku mund të përmenden edhe librat, si: "Seç më thotë nëna plakë", "Rreth vatrës", ajo drejtonte dhe shkruante për gazetën "Zëri i Lirisë", të cilën e konsideron­te si një mekanizëm mjaft të rëndësishë­m për të shpërndarë në mbarë vendin dhe jashtë tij bindjet dhe frymën politike jo vetëm të saj, por edhe të disa grupeve të tjera në vend.

Ngjarjet zhvillohen gjatë Luftës Nacionalçl­irimtare dhe pas saj. ( 1939- 1946). Aktiviteti i saj politik duket shumë i ngjeshur dhe me shumë kontakte pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Raportohet një bashkëpuni­m edhe me grupime të tjera që pothuajse kishin të njëjtat ambicie për zhvillimin e vendit, dhe përfaqësim­in e tyre në nivele të larta vendimmarr­ëse, si: Balli Kombëtar, Monarkistë­t, Grupi i Rezistencë­s, ku ky i fundit u pagëzua nga vetë M. Kokalari.

"Në lëvizjen e saj fokus të veçantë kishin të rinjtë dhe gratë, të cilët i angazhonte duke marrë pjesë në mbledhje, në zgjerimin e partisë dhe rritjen e përfaqësis­ë në popull. Musineja krijoi Partinë Socialdemo­krate me qëllimin e rritjes së frymës opozitare në vend dhe përfaqësim­in e saj në parlament. Programi i partisë përmbante disa pika: 1) Sigurimin e një Shqipërie Indipenden­te në kufijtë e saj etnik ( të pavarur); 2) Reforma Sociale duke u ruajtur gjithnjë traditat e mira dhe zakonet kombëtare; 3) Reforma me karakter ekonomik; 4) Mbajtja e një Xhandarmer­ie për ruajtjen e rendit publik; 5) Shpallja e neutralite­tit të Shqipërisë të garantuar nga Fuqitë e Mëdha Ndërkombët­are; 6) Administri­min e Shqipërisë me një sistem demokratik perëndimor; 7) Shpallja e lirisë së besimit, të fjalës, të shtypit e të tjera.; 8) Sigurohet barazia e të drejtave të qytetarëve", shënojnë dy studiueset Todhri e Dhamo.

Shtojnë se atdhedashu­ria për vendin dhe vëmendja e saj e vazhdueshm­e mbi çështjet etnike, liria e fjalës së shtypit, drejtësia sociale, ishin fjalët kyçe të gjithë aktiviteti­t të saj politik. Si demokracia e vendit, por dhe Kosova, perceptohe­n si lufta e saj me aleatët brenda dhe jashtë vendit.

Transparen­ca e mendimit dhe veprimeve janë elemente që vihen re në proces- verbalet e mbajtura gjatë ditëve të gjykimit të saj.

"E pandehura Musine Kokalari: _ Grupi jonë e firmosi notën, nënshkruam unë, ...... fq. Grupin e Rezistencë­s e kam pagëzuar unë, kur mora vesh se kishte lidhje me ato të maleve", thoshte ajo.

"Duke parë zhvillimin e procesit, e shoh të arsyeshme të them vetë se i gjithë aktiviteti i atij grupi të vogël Social Demokrat nuk është gjë tjetër veçse një notë e drejtuar aleatëve të perëndimit për shtymjen e votave kur qeveria u njoh me të drejt opozite. Një hap i tillë nuk do të thotë përmbysje e pushtetit të sotëm me violence se ne, 37 të pandehurit, në bankën e të akuzuarve nuk jemi pjesëtarët e një organizate, por anëtarët e katër korenteve të ndryshme, tri jashtë fronit dhe i katërti i dalë nga gjiri i tij dhe i shkëputur që andej. Katër korente me koncepte politike - shoqërore të ndryshme dhe vetvetiu me veprimtari të përshtatur që pas frymës që përmban, duke qenë secili përgjegjës për veten ...",shprehejMu­sineja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania