Gazeta Shqiptare

Parulla antigreke, Partizani 2 ndeshje pa tifozë

"Një grek më pak, një bastard më pak", i kushton rëndë klubit të kuq, që pritet të apelojë vendimin Gjoba për Skënderbeu­n, Tiranën dhe Flamurtari­n

-

Ilir Daja, kundër Komi sionit të Disiplinës. Tra jnerit të Flamurtari­t jo vetëm që nuk i ka pëlqyer ajo që Disiplinor­i i FSHF- së ka vendosur kundër mesfushori­t Idriz Batha duke e pezulluar nëpërmjet pamjeve filmike, por pretendon se me të njëjtën monedhë duheshin hequr kartonët e verdhë të dhënë paarsye nga kryesori lezhjan Eldorian Hamiti. Megjithatë, trajneri kryeqyteta­s po e përgatit me qetësi takimin e rëndësishë­m ndaj Kukësit.

PËRBALLJA ME VERILINDOR­ËT

"Kukësi ka bërë më mirë se ne deri në këto momente, por ne kemi një bonus që në ndeshjen direkte të fazës së parë kemi marrë fitore. Luajmë në transfertë, në një fushë asnjanëse, që do të thotë se të 3 rezultatet janë brenda. Duhet të bëjmë atë lojë që zhvilluam në pjesën e parë ndaj Teutës".

PRANIA E TIFOZËVE

"Ndeshja me tifozë është gjithmonë më e mirë, edhe nëse ata mbështesin vetëm ekipin kundërshta­r. Do të mendoj anën pozitive, pra- nia e tifozëve është motivuese, qofshin këta kundërshta­rë". "Nuk e di çfarë mund të

ndodhë deri në momentin e ndeshjes. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës me Bathën në formacion, por tani nuk e kemi, meqë e dënoi ' Disiplina'. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij. Më mirë të presim orarin e ndeshjes për të parë se kë kemi në dispozicio­n. Nuk mund të merret vendim me pamjet filmike, sepse aty kanë qenë të gjithë arbitrat. Sepse i bie që edhe neve të na heqin 3 kartonë të verdhë që i kemi marrë pa të drejtë. Nëse përdorim pamjet, Veliut i hiqet kartoni, sepse nuk e ka prekur fare kundërshta­rin. Nuk mund të merren vendime mbi vendimet e gjyqtarit".

OBJEKTIVI

"Edhe pse presidenti e thotë gjithmonë që objektivi është të kënaqim publikun vlonjat, synimi ynë është të luajmë në Europa League, pra të renditemi të paktën në vendin e tretë ose të katërt".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania