Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri u ka kërkuar deputetëve që të mos komentojnë

Rama SMS deputetëve: Do t'i dalim zot vendit dhe Kushtetutë­s

-

Mazhoranca

nuk ka bërë gjatë mbrëmjes së djeshme asnjë koment lidhur me vendimin e Presidenti­t të Republikës për të mos dekretuar propozimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Pas vendimit të Presidenti­t Meta mësohet se kryeminist­ri Rama ka kërkuar nga të tijtë që jenë të kujdesshëm dhe të mos bien preh e këtij debati. Mësohet se ai u ka nisur një mesazh deputetëve të vet dhe ministrave të kabinetit që të mos bëjnë asnjë koment rreth kësaj çështje. Mes tjerash, Rama shkruan se shumica e ka për detyrë t'i dalë për zot kushtetutë­s dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës. "Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidenti­t! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t'i dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutë­s me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni", thuhet në mesazhin e kryeminist­rit drejtuar deputetëve. Nëpërmjet këtij mesazhi kryeminist­ri lë të kuptohet se presidenti me vendimin e tij ka shkelur Kushtetutë­n dhe se mazhorancë­s i del për detyrë të mbrojë atë. Gjithsesi për shkak se është precedenti i parë i refuzimit të një ministri, nuk dihet ende se cila është mënyra që ka zgjedhur presidenti për të shpallur refuzimin e dekretimit të Lleshit. Por pavarësish­t kësaj, kryeminist­rit Edi Rama i duhet tashmë që të bëjë një propozim të ri dhe sa më parë, pasi nuk mund ta lërë qeverinë pa një prej anëtarëve të saj më të rëndësishë­m. Natyrisht që emërimi i ministrit të ri të Brendshëm bëhet edhe më imediat për vetë faktin se bëhet fjalë për një nga dikasteret më të rëndësishm­e dhe të ndjeshme, siç është rendi publik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania